Një 32-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia pasi në oborrin e banesës së tij u gjetën 154 bimë narkotike, kanabis sativa. Ardjan Margjini, banues në fshatin, Gramëz,Krujë nuk u gjet në banesë gjatë operacionit të policise së Krujës zhvilluar ditën e djeshme. Kjo e fundit kishte siguruar informacione se 32-vjeçari kultivonte bimë narkotike kanabis sativa. Ai kishte mësuar për operacionin e policisë dhe mundi të largohej duke u shpëtuar prangave. Policia tha se maksimumi i dënimit për këtë vepër shkon deri në 6 vjet.