Krujë, rihapën furrat e gëlqeres, 4 pronarët nën akuzë

anazapta

Katër furra gëlqereje janë bllokuar nga Inspektoriati i Mjedisit ditën e djeshme në Krujë. Policia ka shoqëruar administratorët e këtyre furrave të cilat janë rihapur. Aksioni për kontrollin e tyre vazhdon. Kryeinspektori i Mjedisit deklaroi se nuk do të tolerohet asnjë shkelje ligjore. “Do të merren masa për ndjekje penale për të gjithë abuzuesit”, tha ai. Më parë nga Ministria e Mjedisit u mbyllën mbi 70 furra gëlqereje pa licencë apo që ndotnin ambientin me djegien e gomave.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *