Rruga që lidh fshatrat Mezinë, Meçë, Berber, Çetoa dhe Vesel, me qendrën e qytetit të Krujës, ka pësuar çarje serioze në një pjesë të gjatësisë së saj. Nëse rruga shembet plotësisht, rrezikon të ketë pasoja të rënda për Kalanë e Krujës, që ndodhet pranë dhe për një banesë karakteristike të zonës.
Të çarat në rrugë kanë filluar që para disa muajsh, pavarësisht mundimit të banorëve që me mjete rrethanore janë përpjekur që uji të mos shkatërrojë segmentin. Autoritete të bashkisë së Krujës thonë se nuk ka fonde të mjaftueshme për mirëmbajtjen e rrugës.
