Krujë, sekuestrimi i eksplozivit, 3 numri i të arrestuarve

anazapta

Policia e Krujës ka çuar në 3 persona numrin e të ndaluarve për tentativën e trafikut të tritolit. Pas dy muaj hetimesh u arrestuan teksa bënin pazar, Alfred Tuçi, 26 vjeç, Ervin Cingu, 24 vjeç dhe Atdhe Masha, 30 vjeç, banues në këtë qytet. Sipas policisë Tuçi dhe Cingu janë kapur në flagrancë duke i shitur 3 kallëpe tritoli Atdhe Mashës. Kurse në banesa iu gjetën një armë zjarri automatike, 262 fishekë, një kapsollë detonatore dhe një bimë hashashi. Ndaj të ndaluarve u ngritën deri në katër akuza të rënda.

 

 

Share This Article
1 Comment
  • Bravo krutane pasardhes te Skenderbeut, na nderuat memedhene, a do vije nje dite qe te qerohet fara e juaj ..??

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *