Një 19-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar me fostoksinë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kodër-Thumanë, ku Sofie Hasani është gjetur në frymën e fundit nga familjarët.
Vajza është nisur menjëherë drejt Spitalit Ushtarak, por sapo ka mbërritur atje ka ndërruar jetë. Nuk dihen arsyet që e kanë shtyrë vajzën e re drejt vetëflijimit, por policia ka nisur hetimet.
