Një çift të moshuarish holandezë kanë rënë preh e plaçkitjes nga hajdutë të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në zonën e Krujës. Sipas denoncimit të bërë nga H. S., 70 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten e tij 70-vjeçare me automjetin me targa 25NVB3, në kohën kur kanë ndaluar tek një karburant në fshatin Derven, pasi kanë rihipur në mjet, vunë re se i mungonte një çantë, brenda së cilës kishin dokumentacionin personal dhe të mjetit, si dhe sende të tjera personale. Policia nisi hetimet për të zbuluar autorët e dyshuar.
