Në zona të ndryshme të rrethit të Krujës janë evidentuar edhe 38 parcela me 2507 rrënjë kanabis sativa. Në fshatin Ranxë-Cudhi u gjetën 4 parcela të mbjella me 105 rrënjë, në Culli-Zallë dhe Nuaj 10 parcela me 440 rrënjë, në Malin e Bretës 47 bimë narkotike. Po kështu në fshatin Verjon 7 parcela me 230 bimë kanabis dhe në Kurçaj 1040 bimë. Në territorin e fshatit Zgërdhesh, në një zonë të shpyllëzuar, u gjetën 35 bimë kanabisi dhe në fshatin Krasë, brenda pyllit me pisha, 4 parcela të mbjella me 600 bimë narkotike kanabis sativa.
