Krushku Kadare te ministri Veliaj

redaktor

Letër e nënshkruar

Vasil Puci, Durrës

 

Një herë martohet njeriu. Tani kohët e mendimet ndryshuan. Mund të martohesh përsëri e përsëri. Po le të rrimë tek rasti i parë. U martua z.Erion Veliaj. Të trashëgohet! Por televizioni ABC News transmeton pamje të dasmës dhe sa deshë me brirë solli. Mirë që s’thotë: Pse u martua?!

Unë mendoj ndryshe. Në rradhë të parë Veliaj duhet t’i merrte leje SH.Q.U.P-it për t’u martuar. Së dyti, ai u martua në kalanë kështjellë Argjiro. Argjiroja është ndër të parat vepra shqiptare të Kadaresë me temë nga legjendat. Së treti dasmorët, të ftuarit, operatorët, z.Veliaj do t’i ketë çuar te momentet përsëri të Ismail Kadaresë, Darkë e gabuar te Gura e Shanishasë, kur thotë: Guvë e zezë e Shanishasë / Kur e pashë mendjen lashë.

Së fundi. Dasma e Veliajt duhet të jetë bërë me këngë labe e iso që vetëm Argjiroja di si këndohet. Kur nusja të jetë ngritur në këmbë për të qerasur njerëzit, duhet të jetë kënduar kënga: Po vjen takëm i kafesë / Si ferman që del nga mbreti. Përsëri Kadareja.

Unë di që z.Veliaj vjen nga shtresat e varfra. Di që merret edhe me gabelët, edhe me të bardhët. Po marr përsëri Kadarenë që të këndoi labçe me fillimin: “Jeta ime rrapa shtrapa….” Z.Veliaj raportoi se në dasmë asnjë qindarkë nuk u harxhua nga shteti. Por ç’ti bëjmë SH.Q.U.P-it nuk i lë njerëzit as të martohen? Ose ndryshe, është koha e maces që bëhej xheloze për kohën e qenit, siç thotë Solzhenicini.

 

Share This Article
11 Comments
    • Ne dasmen e tij ministri dhenderr VELIAJ ka bere disa shkelje,qe cenojne rende SIGURINE KOMBETARE!!
      -Se pari ka shfrytezuar Kalane e Gjirokastres qe mbahet nga Berisha si PRONE E TIJ PRIVATE dhe se atje ka fshehur QYPAT ME FLORINJ!!!
      -Se dyti,lista e dasmoreve nuk eshte miratuar nga kryetari i PD-se Gjirokaster!
      -Se treti,ne dasem nuk eshte konsumuar asnje gram KANABIS SATIVA I LAZARATIT,gje qe ul poshte dinjitetin tone KOMBETAR si KOLUMBI E EUROPES!
      -Se katerti,ne dasem nuk u ftuan te gjithe SEKSERET DHE BARONET E DROGES TE LAZARATIT me arsyetimin se ata do ngelnin te ofenduar,se DHURATAT E TYRE NE VALUTE E SHUFRA FLORIRI do te ishin me te PAKTA NE VLERE se sa ato,qe i sollen ministrat e deputetet e tjere!!

  • ju kutemi shume me fjalen SHQUP mos e indetifikoni pd se deshet, dhe ja late godinen, shume i keni denigru ushtaraket, SHQUP nuk ka me pacin faqen e zeze keto palo qeveritare

  • Pompozitet i tepruar përballë nje populli të varferuar o Vasil ? Nuk jemi kunder dasmave e çiftit por çfarë do të ndodhte sikur ta bente dasmen si gjithe shqiptarët e tjere? Çfare na tregoi me atë pastorin kur babë e nënë i ka me origjine myslymane? Për mua transmetoi nje mesazh të gabuar për nje popull ne shumice myslymane. Thjeshtesia mendoj se duhet trajtuar si pjese e demokracisë? Tung!

  • SHQUP eshte dhurat e Ilirit dhe Rames per berishen dhe lulen.Te dyja palet si posit dhe opozita mundohen te denigrojne ushtaraket por t’ia u rruajne .

  • Mos beni diferencime, teksa permendni nje kandidat per Nobel dhe nje minister shqiptar.

    Ismail Kadare ka qene parashikues per ardhjen e Rilindasve ne pushtet: Erjon Veliaj, e ftoi dikur shkrimtarin te behej President Nderi i Levizjes “Mjaft” dhe Kadarea pranoi.

    Ate kohe Veliaj ishte mik e shok edhe me Besjan Peshen, ndodhi qe per ca kohe u grinden, u zune keq fare, por Mjaft erdhi ne pushtet, dhe Veliaj duket eshte pajtuar me Besjanin….
    Ilir-janet i falen Rilindasit dhe tashme pritet qe t’i shprehin falenderimet Kadarese per “Marreveshjen per te harruar” te shkuaren…

  • Ky lajm me bene te ndihem shume keq. Me njerez si Vasili ne PD dhe PS, e particka te tjera, Shqiperia hecen keq e me keq. Po si more Vasil legjitimon dasmen me 3 festa te Ministrit te Mireqenies Sociale? Ai ka te gjithe te drejten e botes te beje nje dasem, por jo me shume lluksoze se nje page 2000 $, qe merr nga taksat tona. Te lutem Vasil gjaku im, nuk dua qe te shkoje per qefet e Erion Velis. Nese te dhimset ty apo disa te tjereve, jepini nga kursimet tuaja dhe na qeteson te gjitheve, te llojit tim, qe kemi nje tjeter standart per gjerat. ShQUP, PD e plera te tjera te ketij lloji, jane ato qe jane, po kjo nuk justifikon kete ngjarje te parecedent. Krymenistri Rama duhet te distancohet, jo te heshti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *