Krushku nga Gjermania dhe përralla e luftës në Kakruk të Skraparit

J L

Nga Sefer Pasha

 

Të dielën që shkoi vajtëm me miqtë e mi për një drekë në Bogovë të Skraparit. Aty u njoha me një ngjarje interesante. Një djalë nga qyteti i Çorovodës disa vite më parë ishte martuar me një vajzë nga Shtutgardi i Gjermanisë. Kishin lindur dhe një djalë. Pas lindjes së djalit krushku nga Gjermania i kishte bërë ftesë mikut nga Çorovoda e Skraparit. Dhe miku nga Çorovoda shkon në Shtutgard. Gjermani për t’i bërë qejfin dhëndrit mikun e ri e kishte pritur me të gjitha të mirat. Në drekat dhe në darkat që shtroheshin babai i dhëndrit tregonte ngjarje nga Shqipëria. Gjermani e dëgjonte brenda natyrës së një gjermani. I dëgjonte broçkullat dhe duronte. Por një ditë gjermani u intrigua dhe filloj të diskutoj me çorovadasin. Gjatë drekës krushku shqiptar ballë për ballë me gjermanin i thotë atij ca fjalë: – Gëzuar! Më ke pritur mirë. “Llonxhë “ paske sa të mbash të gjithë Skraparin. Edhe nusen e djalit e kam birinxhi të mirë. Të ma fal mali i Tomorit. Por një gjë po ta them. Gjatë luftës forcat gjermane po vinin për të pushtuar Çorovodën time. Autokolona qe nisur që nga qyteti i Beratit. Partizanët u zunë pritë gjermanëve në fshatin Kakruk. U zunë pusi dhe gjermanët u bllokuan në një zgërk të lumit të Osumit. Një autoblindë ra në një hauz të madh. Atje është edhe sot. Forcat gjermane e patën të pamundur ta vazhdonin operacionin për në Çorovodë. U kthyen pas për në Berat andej nga kishin ardhur.

Krushku nga Gjermania për herë të parë e dëgjoi këtë histori dhe i bëri mikut vetëm një pyetje. Me çfarë pushke u qëllua në Kakruk autoblinda e forcave të Hitlerit. Me belxhik i qe përgjigjur krushku nga Shqipëria. Gjermani gjatë gjithë muajt habitej me mikun nga Skrapari në fund të dynjasë. Ai e kuptonte se miku kishte një humor të vetvetishëm. Ndonjëherë pinte raki me të birin. Rakinë e kishte sjellë me vete që nga Skrapari. Raki lisi e quante miku i largët. Qëllonte që edhe këndonin. Gjermani e dëgjonte këngën dhe qeshte. Në një varg të këngës ai dëgjoi emrin e Enver Hoxhës dhe i kërkoj dhëndrit që t’ja përkthente. I bëri përshtypje vargu: -/More pushkën Enver dhe dole në mal/ /Lufta jote Enver ty të vajti mbarë/. Krushku gjerman çuditej. Miku nga Shqipëria nuk foli njëherë për ekonominë. Nuk e zuri në gojë faktin që shqiptarët po e shkretonin vendin e tyre. Punonin si skllevër nëpër botë. Në disa raste e qortonte krushkun nga Skrapari. Gjermani kur kishte shkuar për vizitë në Skrapar ai kishte lënë mendjen e kokës. Në kinkaleritë e Çorovodës kishte parë që shiteshin vepra të Enver Hoxhës dhe albume të Stalinit. Rrepet i kishin veshur me flamuj kombëtar. Në majë të një shkëmbi pa postera të varur të Ismail Qemalit dhe të Isa Boletinit. Në një studio, ku skulptori merrej me gdhendjen e drurit, atij i bëri përshtypje një shqiponjë e gdhendur me dru arre. Pushkën skulptori shqiponjës ja kishte hedhur krahëqafë.

Të gjitha këto nuk i pëlqenin  krushkut nga Gjermania dhe ja thoshte mikut të rritur buzë lumit të Osumit. Je i çuditshëm i thoshte gjermani mikut nga Skrapari. Krenohesh për flokët e borës që bien si predha nga Tomori poshtë në Kakruk. Mburresh me këngën se në gojën e ujkut hidhnim valle. Hëngrët bar dhe nuk u gjunjëzuat. Do ta ndërtonit socializmin të vetmuar. U morët fshatarëve lopët dhe dhitë në Gjerbës dhe u thoshit se do tu shpinit qumështin që nga Çorovoda. Në Gjerbës shihej tërshëra me kuaj, kurse në Gjermani prodhoheshin makina dhe avion fantastik. Gjermania u kërkoi që të blinte fabrikën e Ujit të Glinës në Gjirokastër me gjithë tokë. Ju e refuzuat se nuk shisnit “armiqve”asnjë centimetër vend. Fitimi do të ishte marramendës. Po të shisnit fabrikën e Glinës do të ndërtonit dy Gjirokastra e tre Saranda. Vet Enver Hoxha këtë pazar e quajti një skandal. Por skraparlliut nuk i dëgjonte koka. Në një nga kafenetë e Çorovodës ai ja kishte thënë troç mikut në vendlindjen e tij. Me këto mend që keni ju nuk do të jetë e largët dita kur në qendër të Çorovodës do vallëzojnë ujqërit.

Sa më shumë ditë që kalonin krushku nga Gjermania herë pas here ndihej keq. Ai kishte studiuar dokumentet e kohës së luftës dhe nuk kishte lexuar gjëkundi që ndonjë autoblindë e forcave gjermane në betejë me partizanët shqiptar të përfundonte poshtë fshatit Kakruk, ku gurgullon lumi Osum. Këtë gjë ja tha disa herë babait të dhëndrit nga Shqipëria. Por skraparlliu nuk bindej. E lanë që kur të vinte sërish krushku nga Gjermania ata do të shkonin aty ku ishte gremisur autoblinda e forcave gjermane. Zjarri i debatit mbahej ndezur. Ju shqiptarët ngopeni me lugë të zbrazur i thoshte gjermani. Keni mbi një muaj në shtëpinë time. Dhe ma lëvdon malin e Tomorit. Mirë bën. Por kur unë u ngjita në malin e Tomorit i vura duart në kokë. Malin e shenjtë ju e keni lëruar sikur të ishte arë për të mbjellë thekër. Nuk mjafton ta duash vendin tënd. Por dhe të mbrosh atë. E megjithatë krushku i Skraparit ngulte këmbë si mushka. Dhe i sillte si fakt atë që u ndodhi të dy krushqve me një çift pëllumbash të egër, të cilët krushku nga Gjermania i mori me një kafaz që nga mali i Tomorit. Krushku gjerman i mbajti pëllumbat e egër dy muaj. Por pëllumbat vunë merak të madh. Gjermani u lidhi nga një gjalm të kuq në të dyja këmbët dhe i lëshoi. Çifti i pëllumbave u kthye në malin e Tomorit aty ku ai i kishte kapur me një rrjet teli. Në Teqenë e Kulamakut Babai i Teqesë i njohu nga shiritat e kuq, që gjermani ua kishte lidhur në të dyja këmbët pëllumbave të egër. E fryni figurën e Enver Hoxhës mërmëriste gjermani. Për luftën hidhini një mal me krura dafinash. Edhe këngët i zbukuroni. Merreni me pushkën e Enver Hoxhës kur ai nuk ka zënë kurrë armë me dorë. Nuk duroheni nëpër biseda. S’flisni për zbulimet shkencore. As për arritjet në ekonomi. Lenka Çukon e quani më të shquar se Angela Merkelin. Në luftën parlamentare i bëhet jehonë kryengritjes me sfurqe e me prerje kokash. E fyeni njëri – tjetrin nga nëna, nga motra dhe nga gruaja. Sadizmi juaj nuk ka kufij. Pse duhej të shkatërrohej Shtëpia Qendrore e Ushtrisë? Për të marrë pushtetin sharroni ullinjtë. Pëllumbi u kthye në varkëm e Noes me një degë ulliri në sqep. Jeni të çmendur. Shkatërroni diga hidrocentralesh se ato i paskan ndërtuar komunistët. Rrëmbeni tankun dhe me të lëroni arat ku do të mbillni misër. Bën mirë një poet i juaj Moikom Zeqo kur shkruan për shitjen e hënës. Habia ime është se krushku nga Skrapari nuk flet pse Kakrukut po i del guri i fundit. Femrat e bukura shiten si dhi nëpër Evropë. Krushku e ka mendjen tek autoblinda e “mbytur” në ujërat e lumit Osum.

E dëgjova këtë përplasje psikologjike mes krushkut nga Gjermania me atë të Skraparit tek po haja drekë në lokalin “Dafinat” në Bogovë. Pse mbetëm kaq primitiv i them vetes. Sikur të mos më mjaftonte tregimi për “konfliktin” mes dy krushqve në lokalin ku po drekonim vinte vërdallë dhe një personazh që broçkulliste tavolinë më tavolinë. Edhe pse frynte era e malit të Tomorit i panjohuri e kishte hequr pallton e kostumit. U kuptua arsyeja nga klientët, por dhe nga disa turistë austriak, të cilët kishin bashkuar dy tavolina. Personazhi grotesk kishte puthitur një tip pistolete nagandë pas brezit. Nagandën e kishte futur në një këllëf  të ngushtë të prerë posaçërisht që të binin në sy pjesët metalike të armës. Njeriu që kapërdisej mundet të ishte ndonjë oficer policie tipik për provincën e Bogovës së Skraparit. Por për klientët kjo nuk kishte ndonjë rëndësi. Ai ishte i papranueshëm për mjedisin turistik. Pronari i lokalit megjithëse e shikonte nuk po i thoshte një gjysmë fjale. E vështroja me urrejtje personazhin e neveritshëm. Në vitet e komunizmit në shtyp qe botuar poezia “Koburja” e poetit Faslli Halitit. Atëherë poetit i tërhoqën veshin. Personazhi i Bogovës është i njëjtë me atë të poetit Faslli Haliti. Ai i poetit Faslli Haliti e mbante në dorë xhaketën që eprorët, vartësit, servilët dhe njerëzit e thjeshtë t’ja shikonin koburen. Edhe ky i Bogovës është një zgjatim i atij të socializmit. “Koburja” u shfaq dhe në demokraci. Njëri nga turistët austriak ju lut pronarit që të na e largonte nga sytë “kapsollën”. Sa të drejtë ka krushku nga Gjermania belbëzova me vete. Ne shqiptarët kemi shumë “lakra” në kokë. Si do të shkojmë në Evropë me këto mend?

Gjatë gjithë kohës që skraparlliu qëndroi në shtëpinë e krushkut në Shtutgard në bisedat e lira e kishte në majë të gjuhës shprehjen: – “E ka thënë Çoban Babai!”. Një pasdite duke pirë kafe gjermani e pyet se kush na qenka ky Çoban Babai? Skraparlliu qe befasuar nga pyetja e të zotit të shtëpisë. Por në përgjigje qe i sinqertë. Siç kam dëgjuar nga të parët e mi besimtar të malit të Tomorit i tha krushku nga Skrapari, Çoban Babi ka qenë njeri i ditur si profeti Abaz Ali Tomori. Ato që kishte thënë Çoban Babai i kishin dal një më një. Çoban Babai na paskësh thënë se do vijnë pushtuesit deri në Kakruk. Aty do mbyten në lumin e Osumit. Por do vijë një kohë tjetër. Në Ujanik të Tomorit ulkonja do të pjellë këlysh të kuq me dy kokë. Kur do të ndodh kjo ne do të bëhemi miq me ata që na pushtuan. Dhe këlyshi i ujkut të kuq me dy kokë është parë në Ujanik. Dhe tani me të gjithë pushtuesit jemi bërë miq. Serbia është e fundit. Por siç duken bathët edhe me serbët do të bëjmë paqe.

Debatet mes të zotit të shtëpisë dhe mikut nga Skrapari nuk kishin të sosur. Edhe kur pinin kafe do të zihej në gojë emri i Enver Hoxhës. Për krushkun nga Skrapari Enver Hoxha ishte i shenjtë si Mali i Tomorit. I kishte blerë në Tiranë librat e Blendi Fefziut për Enver Hoxhën dhe i kishte hedhur në Osum . Nuk vjen më Enver Hoxha i kishte thënë krushkut që po e mbante në pëllëmbë të dorës. Që nga vila e tij në Bllok fillon tuneli i nëndheshëm e del mbi Çorovodë, ku brenda në mal është një qytet misterioz. Në këtë qytet që ende nuk është zbuluar Enver Hoxha do të drejtonte vendin në rast lufte. “Qyteti” s’dihet sa thellë është në mal. Aty ndodhet dhe thesari. Le të zbulojnë këta larot që e hoqën zvarrë Enver Hoxhën.  I marrin të keqen.

Gjermani e ngacmonte dhe e bombardonte me qindra pyetje. Me këto mend ju nuk do të futeni kurrë në Evropë i thoshte me ironi gjermani. Natën e fundit krushku nga Kakruku i tregon të zotit të shtëpisë dhe këtë rrëfenjë. Një kakrukas kishte hipur në pelë dhe po shkonte për pazar në Çorovodë. Vetë ishte i hipur në pelë kurse gruan e kishte përpara të ngarkuar me ca hashra lisi. Do t’i shisnin në pazar. Prej Beratit vjen me makinë një përfaqësues i BE. Ai e ndalon makinën dhe e qorton kakrukasin. Ç’është ky qëndrim i thotë evropiani. Ti në pelë dhe gruaja e ngarkuar në këmbë. Kakrukasi i përgjigjet me ironi. Gruan time e quajnë Zenepe. Kështu unë i thërras dhe pelës. Nuk dua ore mik që të vij në Evropë. Jam mirë këtu në Kakruk. Krushku nga Gjermania qeshte. Por skraparlliu ishte për të nxjerrë sytë. Kur e tepronte i tregonte të zotit të shtëpisë:  -Mos m’i beso të gjitha. Ka qenë një plak në anët tona që e quanin Tafil. Kur ai mbaronte së treguari në fund të odës thoshte: /Kështu ka thënë Xha Tafili/ /Ca mi merrni/ / E ca mi lini/.

Share This Article
12 Comments
  • Turpi te mnbulofte,per keto zhgarravina qe ke bere,o Sefer Pasha!
    Dikur ke qene jenicer i Enver Hoxhes,ndersa tani je kunder!
    Ke fyer nje krahine te tere te nderuar me keto qe ke zhgarravitur!
    Turp edhew per DITA-n,qe boton pislleqe te tilla!
    Ne se do duhej,le te guxojne te shkruajne se pse Shqiperine nuk e kane bere si AMERIKA,meqenese swi Europa nuk e bene dot?
    E sqaroni popullin edhe per hungerrimen qe mund t’i jape kesaj pyetjeje qe sahtrova me siper,vete Edi Rama,qe mund te kundershtoje se “E po ne nuk jemi AMERIKA,qe ka 200 vjet demokraci” etj!
    Ne se nuk e beni dot nje shkrim te tille,ua bej une,qe e kam pare AMERIKEN me syrin e nje qytetari te pergjegjshem dhe t’a vendos fytyren e ketij shteti feudal te sotem para pasqyres AMERIKE ku Rama te shohe fytyren e shtetit te tij STERRE TE ZEZE!
    Kete bejeni ju te DITA e mos u merrni me LANC-in,si ky faqeziu Seferovic Pasha!

  • Perralle e krijuar nen efektin e rakise. Kjo histori besohet nga ata qe duane te mohojne edhe Shqiperine . Je munduar ta tregosh skraparliun si njeri idiot e pa horizont,por mendoj se ke gabuar. Nga mbiemri me dukesh Skraparli,por po te jete e vertet se je nga Skrapari, harram te qofte!

  • Rrespekt Zoti Sefer Pasha.Nje gje duhet te keshe parasysh kur vendos te flasesh pa dorashka,do te besh armiq injorantet qe nuk e pertypin dot te verteten,por per brezin e ri eshte nje mesazh me vlere qe te jete me kembe ne toke.Vetem kur te shohin te verteten ne sy do te ecin perpara shqiptaret dhe jo duke u ngopur me luge bosh.

  • Keto kunderveniet,e mesiperme,ne forme lehje te coroditura i bejne nder te vecante autorit te shkrimit,
    Historia,ketu shpalos ne menyre eksplicite zhvillime:
    Lerojuni nenen te te thone baba!
    Me nje diplomaci,prej katundari hileqar,ketu zhvillojne te gjithe diapazonin e vesit njerzor,per perfitime te mbrapeshta te postiqes dhe ekonomike.
    Sa me i ndyre pushtuesi i jashtem dhe i brendshem,aq me shume marrosen shumica ketu mbas tij,per tu bere nje me te.
    Dhe kenaqesia u kalon ne orgazem vecanerisht,kur hane buken dhe gjellen e kaurit(Perendimit) dhe ne te njeten kohe, shtrihen tek kembet e Anadollit.
    Ne kohen e Gjergj Kastriotit,quhej Mihal,erdhi turku u kthye ne Ali, me pas ne kohen e rusit Aljosha,te kinezit,Liu,dhe tani perseri ne Ali.

  • Me siguri ky krushku nga Skrapari do të jetë ndonjë i afërm i Ilir Metës!? Megjithatë ty more Pasha nuk te takon të zhgaravitesh të tilla gjeta , siç thotë me të drejtë nji komentus ketu lartë!?

  • Realiteti i hidhur i vendit tone.Era e kadavres komuniste qelb 70% te shoqeris shqiptare,jane shtresat me vunerable,me antikombetare, qe ne emer te ish ideologjise orthokomuniste, ne emer te luftes NAC-CLIRIMTARE(ne fakt lufte civile e nenshtrim defakto sllavist) edhe sot vazhdojne vijen Miladin Popovic-VUCIC

  • Eh! more Sefer!/ç’esht kjo hata /deshe te beheshe”Pasha” por s’ben asnji lek /nuk ben asnji para /me këto zhgarravina/me këto lakra /qe shkruan se di shkrim/po s’di as diktim as hartim/ashtu si i ndjeri “Halim”/qe ish kandidat per minister ne arsim/ edhe pse nuk dinte shkrim e kendim!?

  • Seferi ka te drejte..Keta fshatare te Corrovodes e kane shfrytezuar mire are sistem,,me ato batuta bajate,me perralla per luften .U bene kapterra gavetash ne ushtri,,
    Sot kane zene Tiranen.Sefer Pashai i ka njohur mire,,se oficer ka qene..Nuk kishte repart ushtarak pa kapterra gavetash nga Corrovoda shokut Sulo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *