Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
- Ku bashkohen dhe ku ndahen Edi Rama me Albin Kurtin. Kur ndodhi krisja e parë dhe kush ishte ideatori i ftohjes… Aktualisht kemi dy shefa qeverie që, kur takohen “shkrihen” nga dashuria për njëri tjetrit, e kur janë larg, akullohen menjëherë. A e kanë shqiptarët luksin të shohin krisjet qeveritare dhe sa poshtë mund të zbresë kjo krisje?
Sado që të duam të mos e pranojmë, dhe, sado që kryeministri i Kosovës të deklarojë se shefat e qeverive shkojnë e vijnë, ndërsa marrëdhënia Kosovë – Shqipëri është e qëndrueshme, duhet pranuar se, si asnjëherë më parë, raportet mes dy shteteve shqiptare janë lëkundur furishëm dhe në 20 vitet e fundit nuk kanë qenë asnjëherë më të brishta.
Në vitet e shkuara ka pasur përplasje e moskuptime, gjëra që duheshin ndrequr dhe gabime që nuk duheshin përsëritur, anësi dhe lajka politike, por ftohje të tillë nuk ka pasur.
Raportet janë thuajse të ngrira dhe asnjë shkrirje nuk duket e afërt. Mes dy shefave të qeverive nuk është vetëm hija e “Ballkanit të hapur” dhe ky nuk është shkaku i vetëm përse po mbyllen dyert mes majave të politikës së një kombi; kjo që po shfaqet tani është vetëm njëra pjesë, ajo që duket dhe ajo rreth të cilës mund të hidhen zemërime. Krisja ka filluar më herët, ka vazhduar të ketë krisje të tjera, të cilat në majën e tyre herë – herë janë dukur të ububushme, dhe tani, jemi në një fazë të re, gjithsesi të trazuar dhe me enigmat e së ardhmes.
Është pritur në vitet e shkuara se ndryshimi i qeverive në Kosovë nuk e prish ekuilibrin mes drejtuesve të lartë të shtetit. Shpesh herë ka ndodhur kështu, me gjithë lëkundjet që kanë qenë më shumë në çaste të veçanta. Pas stuhisë në gotë, gjërat janë ndodhur në gjendjen e tyre të natyrshme dhe zhvillimet kanë pasur atë drejt vizim të ngadaltë që është pritur.
Krisja e parë e madhe pas vitit 1990 ishte gjashtë vite më pas, në ditët kur pushteti i Berishës dhe ai vetë, forcërisht, pas shpine, u përpoqën të krijojnë një situatë lufte në Kosovë, një lloj hapje të frontit të Jugut, pikërisht kur mbetjet e ish Jugosllavisë ishin në luftën e Kroacisë, megjithëse askush në Kosovë nuk ishte i përgatitur seriozisht për luftë.
Përpjekja për të radikalizuar gjendjen, përmes importimit të “luftës” nga Tirana drejt Prishtinës ishte përpjekja e pushtetit të Berishës për të hequr vëmendjen nga ajo që pritej të ndodhte, rënia e piramidave financiare dhe rrëzimin e shtetit. Njeriu që desh të përdorej nga Berisha ishte Demaçi, simbol i qëndresës dhe mësuesi i mëpasshëm i Albin Kurtit, i cili, çuditërisht, në një deklaratë të kohëve të fundit, mbështeti idenë e luftës së njëkohshme në Kosovë dhe në Kroaci dhe hapjen e frontit të jugut. Në fakt, nëse do të kishte ndodhur, kjo do të kishte qenë katastrofa jetësore dhe humbja e përjetshme e Kosovës, mosnjohja e saj dhe mbetja nën suazën e shtetit serb.
Tani është një fazë tjetër. Krisja duket, akulli nuk synon të shkrihet, në dy anët e kufirit, që nuk duhej të ishte, kemi dy shefa qeverie që, kur takohen me njëri tjetrin, “shkrihen” nga dashuria për njëri tjetrit, e kur janë larg, akullohen menjëherë.
Ka disa shkaqe përse po ndodh kështu:
Më aktuali: “Ballkani i hapur”, të cilin njëri nga kryeministrat e trajton si gjetje e re politike, me efekte të mëdha, ndërsa tjetri si një hapje e portave ndaj ndikimit rus, kinez dhe vasalitet ndaj Serbisë. Njëri, shefi i qeverisë në Tiranë, mendon se gjërat, edhe të së shkuarës, duhen trajtuar duke bashkëpunuar dhe se, në kohët moderne hasmëritë nuk mund të jenë të përjetshme dhe se “krushqit nuk mund të jenë gjithnjë të ngrirë”.
Tjetri, shefi i qeverisë në Kosovë, mendon se shteti serb, sidomos presidenti i këtij shteti, ish ministri i kabinetit Millosheviç dhe njeriu që bartte shishet me birrë te shefi i radikalizmit serb, më së pari duhet të njohë historinë, të kërkojë ndjesë për gjenocidin në Kosovë, të njohë shtetin e Kosovës, e , më pas, mund të bisedohet për marrëveshje dy apo shumë palëshe.
Njëri, shefi i qeverisë në Tiranë, pasi ka “lundruar” në Minishengen, mendon se tani mund të hapen portat dhe fton edhe sivëllain e tij në Prishtinë , të jenë së bashku në portat e hapura, pasi, mendon ai, kjo është rruga drejt BE-së.
Tjetri, shefi i qeverisë në Prishtinë, e mendon gjithçka ndryshe. Ai ka ardhur në pushtet duke luajtur edhe me kartën e nacionalizmit dhe nuk mund të zgjohet një ditë gushti dhe ta ndjejë veten se është bërë tani ndryshe.
Për më tepër, ajo që ndodh në takimet e treshes pushtetore të “Ballkanit të hapur” nuk është temë e tij, ajo nuk është një trase e shtruar nga ai vetë, për më tepër, pak kush në Kosovë do e mbështeste në këtë rrugëtim. Është në të drejtën e tij, dhe, me të, në këtë rast, është edhe e drejta historike.
Shefi i qeverisë në Tiranë nuk dëshmon se ka diçka të planifikuar, të menduar shkencërisht dhe të ulur në tokë financiarisht, se ku qëndrojnë përparësitë e “Ballkanit të hapur”, askush nuk e di me saktësi se çfarë do të jetë roli dhe vendi i shtetit shqiptar në këtë Hapje; cilat janë interesat e saj, përparësitë, ku çalojnë gjërat dhe cilat mund të jenë humbjet. Askush nuk e di nëse në këtë rrugë, ende të pa miratuar nga Parlamenti, i ka bërë hesapet si duhet, apo i ka bërë ata pa hanxhinë.
Shefi i qeverisë në Prishtinë, njëjtë, por në kahun e kundërt, e refuzon politikisht marrëveshjen dhe e justifikon historikisht dhe në kënd vështrimin e politikës së forcës që përfaqëson, por nuk ka asnjë studim të shpallur përse është gjithçka kundër historike, antishqiptare dhe hapje e dyerve të rusit apo kinezit.
Nëse ai mund të flasë për një mijë e një gjëra të drejta, aty ku është mirë të heshtë është çështja e dyerve të hapura me shtetin serb. Mes Kosovës dhe Serbisë, mjerisht, dyert janë hapur me kohë dhe vazhdojnë të jenë të tilla. Në Kosovë vërshimi i mallrave serbe është i pa ndalur, biznesi i Kosovës ka aty partnerin më të ndjeshëm dhe më të fuqishëm; pas disa firmave të rëndësishme në Kosovë janë ende hijet dhe aksionet e biznesit serb; vetë Kosova e tanishme, drejtuar nga Kurti e ka harruar tani aksionin e Lëvizjes VV për refuzimin e mallrave serbe; asnjë aktivist i saj nuk shporr, djeg apo hedh mallrat serbe në tregun e Kosovës; qytetarët e Kosovës udhëtojnë përmes shtetit serb, janë jo të paktë ata që kanë marrë edhe nënshtetësinë e këtij shteti. Pra, ajo katërshja politike e refuzuar, lëvizja e lirë e njerëzve, mallrave, etj. ka nisur që para Minishengenit dhe Kurti e di këtë më mirë se gjithë të tjerët, pasi tani, duke mos qenë më shefi i opozitës, por shefi i qeverisë, ai i di lëvizjet që ndodhin si askush tjetër.
Atëherë, çfarë i pengon dy shefat e qeverive që, ashtu si kënaqen me njëri tjetrin jashtë shteteve të tyre, të mos ulen së bashku, kudo qoftë, Prishtinë apo Tiranë dhe, normalisht, të gjejnë atë zgjidhje të përbashkët, që bashkon më tej e jo krijon krisje të reja?
Askush në Kosovë e askush në Shqipëri nuk e ka luksin të shikojë se si dy “gjela” të politikës, jashtë gjithçkaje normale, të krijojnë ndasi qeveritare, të cilat, nëse sot nuk kanë ngjizur plotësisht në njerëzit e zakonshëm, nuk do të thotë se nuk kanë pasojat e tyre.
Në Kosovë, Edi Rama, heroi i dikurshëm, që shpalli në Beograd kredon politike të së drejtës historike të Kosovës të jetë shtet i pavarur, nga një pjesë e njerëzve të saj, brenda e jashtë Kosovës, tani trajtohet si tradhtar i kombit të tij, dhe, mjerisht, kjo nuk ka ardhur nga poshtë lart, por nga lart poshtë. Më tepër se e rastësishme, është e injektuar. Dikujt nuk i pëlqen që Edi Rama të jetë njeriu i Kosovës. Nuk i pëlqen në Tiranë, ku ndizet zjarri i krisjes, nuk i pëlqen në Prishtinë, ku i fryhet këtij zjarri.
Në Shqipëri, si rrallë herë me liderët e pasluftës në Kosovë, Albin Kurti shihej si shpresë dhe mundësi për ndryshim. Kishte ndodhur edhe me Thaçin, por ai u sulmua furishëm nga e djathta shqiptare, e cila, pasi kishte qenë kundër luftës çlirimtare dhe liderëve të saj, pasi kishte synuar që, përmes grushtit të shtetit të përmbyste rezistencën e armatosur, gjeti në figurën e Drejtorit Politik të UÇK-së, njeriun që mund të sulmohej, duke rrëzuar mitin.
Ndryshe nga ai, Kurti kishte rezonancë tjetër; i ri, karizmatik, ish i dënuar nga regjimi i Millosheviçit, aktiv ndaj një klase politike që u vjetërua më shpejt nga “bëmat” , se sa nga vitet; duke parë tek ai atë që mungonte në Shqipëri, rezistencën ndaj së keqes, ai bëri shpejt vend në mendimin politik të njerëzve.
Tani nuk është më. Është shefi i qeverisë së Kosovës, i cili, për një pjesë të madhe të njerëzve në Shqipëri, për më tepër të atyre që janë të lidhur dhe besojnë te pushteti i tanishëm, i cili bëri lidhjet e tij të gabuara; kërkoi urat e prishura që nuk ndreqen dot, gjeti strehë tek ata që në fund i dëboi edhe Departamenti i Shtetit, duke synuar atë që kishte arritur në Kosovë: të jetë lideri i të gjithëve.
Në politikë ka rëndësi rruga që ndjek, hapat që ndërmerr, hovi me të cilin nisesh, koha për të pushuar, lidhjet e duhura dhe gjetjet e duhura.
Kurti ka qenë njëri nga katër drejtuesit e Lëvizjes Studentore të vitit 1997 në Prishtinë. Nuk ka qenë kryesori dhe as më i rëndësishmi, por më elokuenti, i vendosur, duke e ditur rrugën që kishte përpara. Analistët pranë tij, ose ata që janë në Tiranë e që një ditë do të kthehen në kundërshtarët e tij, si kanë bërë me gjithë të tjerët, gabojnë nëse duan të rritin një mit që nuk ka nevojë për të thënat e tyre, lavdet dhe ndryshimin e historisë së tashme, Kurti nuk ka nevojë për to dhe e ka bërë rrugën e tij pa asnjërin prej tyre.
Përse është kjo gjendje e tanishme?
Çfarë po ndodh në raportet qeveritare mes dy shteteve të të njëjtit komb?
A e kanë shqiptarët luksin të shohin krisjet qeveritare dhe sa poshtë mund të zbresë kjo krisje?
(Vijon)

I Nderuar Bedri. Guzhina e Beugradit,gatuan menu te pa fundeshme kunder ceshtjes sone kombetar dhe kryesishte kunder bashkimit tone Kombetar.
Keto menu nuk jane dhene ne Prishtin pore jene dhen ne Tirane e kryesishte mikut te tyre serbe, Sali Rame Berishes dhe Ilir Metse.!
Qe te dy keta i kthejen keto menu ne Prishtin tek kuadro te pa formuar, sice eshte Kurti qe per mendimin tim ai eshte nje adolishent politik qe e gelltite kollaj menun serbe, te udhqyer me lugen e Berishes dhe te Metes.!
Sa te jete duke u ushqyer me kete luge Kurti, kurre nuk do te bej ferke.
Duke ushqyer me kete luge Kurti sulmoi ashper udheheqesit e UCK-se nga ku kete frymezim e mori nga Luge e berishes qe e ushqeje Kurtin me menute e UDB-se.!
Edi Rama ka dhen prova per ceshtjen kombetar. Jo vetem ne Beugrad kur ishte pore ne kabinetin e tij ai mori kuadro deri edhe ministra e zevendes ministar nga Kosove dhe vazhdoi mbledhjet e qeverive te perbashkata gje qe kurti ase qe e ka ndermende te bej nje gje te tille.!
Pamvarsishte realizimit te atyre ceshtjeve qe jen vendosur dhe nuk jan zgjidhur Kjo nisme e mbledhjeve te dy qeverive nuk duhet te ndalohet po ashtu edhe pjesmarrja nga Prishtine e kuadrove ne kabinetin Qeveritare besoi qe duhet te vazhdoi.
Pavarsishte se kurti nuk ka kapacitete te llogjikoi, Edi Rama ne kabinetin e RI QERITAR QE DO TA BEJE NE SHTATTORE, NUK DUHET TA LEJ KABINETIN PA KUADRO NGA REPBLIKA E KOSOVES.! Pra Edi Rama nuk duhet te bejer ne preherin e Adolisheti politik te Kurti pore te vazhdoi ashtu sice i kishte filluar edhe me qeverit e meparshme te Kosoves. !
Fajin e ka vetem RAMA
Rama po ben politiken e Serbise, ndaj duhet ndalur me cdo mjet
Jo fajin e kane shqipetaret e dhjere qe nuk çohen ne kembe te protestojne me moton shqiperia e shqipetareve nga kosova ne çameri nga shkupi ne podgorice.
I vetmi fuqiplote dhe i patundshem eshte populli,ne shqiperi ka burra qe dhjesin ne breke e sidomo jane me nivel injorance jashte mases toleruese minus ZERO.
Ja fajtori,NE shqiptar-dhjeret dhe askurkush tjeter sepse kami frike te perdorim fuqine tone patriotike dhe intelektuale,kultivimin tone me PATRIOTIZMIN SHQIPERIA -Illyrie.
Dy baxhella ka Shqiperia!
Ed mavrija dhe Salija.
Albini është një SHARLATAN,asgjë më shumë.
Albini=sali qeni, blla blla blla, nacionalizëm për KARRIKE KM.
Rama =”KOPIL” ,i zgjuar, i shkolluar,….
Po mundohet .me politikln e jashtme për të përmisuar jetën e shqiptarëve kudo që ndodhen. Me aq sa ka mundësi.
P.sh. me Maqedonin ka luajtur një rol shumë të madh në ndihmë të politikës shqiptare.
Grekut nuk po i lëpihet. Po mban distancë. Ska më operacione “fshesa” ,apo i keni harruar !!!!
Ta dini që greku ka politikë shumë shumë të fortë,është shumë vështirë me ta.
Me Italinë me ata 10doktorrë (kopil) na e ngriti emrin shumë lart.
Turqisë po i vjel investime të rëndësishme aty -këtu.
Në Serbi po shtohen turistët shqiptarë dhe anasjelltas. Në kufi para 10vjtësh kur vishim tranzit për në Shqip. Ubububu sa orë pritshim edhe shumica detyrohesh të kthehesh dhe ti binte nga Maqedonia. Se nuk e kishe të sigurtë që do kaloje.
Ka dhe shumë e shumë gjëra të tjera të mira në politikën e jashtme që skam kohë ti shkruaj të gjitha.
Krahasojeni pak politikën e jashtme të sali Qenit me tani.
Juli,
kujt i intereson kjo Veprimtari Pozitive Kombetare e KM Rama ,
ne kte Turme kafshes muzllume .
Kta kane ne gjake zhudkjen e Shqiperise ,kte e di mir serbi e greku ,
prandaj i pompon gjithe kohes .
Troc , nuk i intereson Shqiperia dhe te jetojne si Njeri .
Eshte lloji i kafshesh ,
qe rritet e jeton ne Kushte te tilla ,eshte natyra e kafshesh e tille .
Kta nuk ndryshojne kurr . Nuk ngopen dot me Injorance ,
nuk ngopen dot me Tradheti ,
nuk ngopen kurr me Krime ,
nuk ngopen dot me putaneri ,
nuk ngopen kurr me Antishqiptari , sepse e para e kane ne gjene urrejtjen dhe kaosin e nuk duan te jetopjne si gjithe Bota ,por ne konflikte e histeri ,
e dyta , kta jane pa nji identitet , kta dijne se ku jane rritur ,
ku hane , njohin vetem nene por kurr “Babane “!
Dikur Babane e kishin ne Turqi Refugjat ,
sot e kan ne Serbi per Inat !
Edi Rama eshte fajtori i vetem i kesaj situate kriminale antikombetare!
Edi Rama eshte TRADHETAR i kombit njelloj si Sali Berisha!
Ku jeni ju te pjerdhurit antikomuniste,qe na cate trapin e sumes duke uluritur plot shqifje se Enver Hoxha e shiti Kosoven?
Po tani,qe Rama po e shet hapur Kosoven pse heshtni?
Po antaresia e PS-se pse hesht kur shikon se Rama po e tradheton Kosoven?
Pse heshtin kur shikojne se Rama po ia fal Greqise detin Jon ne rruge te dyshimta ne prapa skene?
Mos more mendjendritur shyqyr qe te kam . Paskam qene duke vdeke si injorant dhe nuk e dija qe piktura eshte shkolle me e fuqishme se elektronika . Shyqyr qe kemi “mendjendritur” si puna juaj dhe na iluminoni qe piktura qenka shkollimi me i veshtire dhe me inteligjent. Per sharlatan dhe sahanlepires deri me tani njof vetem Naltmadhnine se ai shkoi ne Beograd dhe beri si patriot dhe nga krahu tjeter ja “shtrin sa krahu” Kosoves . Para zgjedhjeve te Amerikes u bente thirrje amerikaneve mos votoni Trumpin dhe pasi Trump fitoi e uronte i pari. Per doktoret ishte loje e Italise me shume se e Shqiperise se dihet sa i mprehte eshte Naltmadhnia jone nje italian si Begeti i mori 110 mil euro , etj . Si e gjykoni Albin Kurtin per te hyre ne nje marrveshje me nje shtet qe nuk te njeh si shtet ky eshte nje absurd qe vetem sufllaqexhinjte e partise e kaperdijne. Koha do e vertetoje kush ka te drejte Albini apo Naltmadhnia . Ishalla nuk na del si Esat Pasha i dyte.
More IDIOT ,Trumpin nuk e donte askush ,por nga zori dhe për protokoll ,e uroshin dhe e takoshin.
Hajde krahasim hajde. O Koqe Kanari.
I rrite vlerën Ramës.
Juli SHARLATAN eshte Rama,kurse ti je nje jashqitje. Se kush eshte Berisha o kokrra legenit mjafton 1997 e mbyllet diskutimi.Antishqiptari Rama eshte 1000 here me i keq se Berisha.Rama ka 8 vjet qe premtom-mashtron per hapjen e negociatave me BE,Berisha e futi Shqiperine ne NATO dhe zyrtarizoi levizjen e lire qe ishte endrra me e madhe e shqiptareve.Kush shkon pas Rames nuk ka turp te genjeje ashtu si Rama genjen shqiptaret per cdo gje sikur te ishte normalitet.Albin Kurti eshte nje shqiptare i madh jo si drogaxhiu Rama nje person ordiner.
Berisha i vuri flaken shqiperise, Gerdeci akom kishte tym e flak kure u pranua shqiperia ne NATO pore ne NATO e mori Shqiperin Amerika e jo per Berishen. Kete e ka then edhe DASH ne materiali ku e cileson Berishen Non Grado. Ti Toni ja fut kote.!
Juli eshte kurve, shqiptaret jane sharlatane, dhe Ramuti eshte tradhetar i ndyre. Shqitparet jane sharlatane sepse e mbajne akoma ne krye dhe nuk i vene flaken kerministrise
Unë Mireli,jam një IDIOT mos ma vini re.
E shaj Ramën se më ka palluar mamanl time të dashur. Dhe kam dalur unë KOPILI I RAMËS.
Sic e dini i ka qef gratë ai,i ndërron.
Prandaj dhe unë e shajë atë.
Mamit tim ska gjet rehat mbas tij. Ka kaluar dhjetra por i mungon ai i gjati. Nuk e ngopin të tjerët.
Po më cmëndet mami.
Ideatori i ftofjes ? Qe nga titulli kuptohet qarte, si gjithmone, se per ideatorin e ngrohjes, fatin e shqiptarve, nuk i behet vone asnjerit. Te dobet ne renje ??!!
Gjetje e bukur o Bedri Islami qe fajet dhe gabimet e Rames t’ja shkarkosh PD dhe Berishes, je shume maskara or Bedri qe per hater te shefit tend kerkon te futesh perçarje te Albinit me PD-en.
Mire I ke o kar nga vlora.Berisha vdiste per kosovaret Furnizonte tanket e milloshevicit nga dashuria e madhe per kosovaret.Ptu bastard deri ne 7 breza.
…sepse , ai palo kryeminister qe dogji Parlamentin e Kosoves kur lvv ishte ne Opozite , me enrin Albin Kurti eshte : ” rrrrrrrrrrrrrkkkkkkkkk ” komplet , bikes ky palo kryeminister i Kosoves sot dinte qellimisht te sfidonte Edi Ramen dhe PSocialiste ne zgjedhhet e 25 prillit 2021 , se e rrente mendja qe do fitonte Ilir Meta e LSI=LESHELI dhe Lylzimi i Sali Berishes , duke kandiduar me nje fare çami Bojken Abazi e tutti e muti te tjere te lvv te Kosoves. Albin Kurti , LARG DUART NGA SHQIPERIA e nga SOVRANI POPULL me 77 deputete te PS+PSD , “se jan me ta qqqqqqqq soj e sorollop ty , presidentut ne detyre Ilirit dhe plakut te rrjedhur ne pension klas Saliut !
Shume sakte z.Islami….pa lere ca derdellisin komentuesit “e pa lodhur ” te Dites
Albin Kurti kètè radhè meriton RESPEKT dhe vetëm RESPEKT , sepse është në të NJËJTËN LINJË me AVOKATIN LEGJENDAR SPARTAK ❤ NGJELA ❤
FANTASTIK dhe BRILANT Albin Kurti në Qëndrimet e tij të FUNDIT kundrejt VRASËSIT Vuçiç dhe PINOKUT Edvin HAJDUT Ramës , që hiqet sikur NUK ka DIJENI fare se ku shkuan 28 MILION €URO të UNIFORMAVE POCAQI të POLICISË së SHTETIT !¿! LÈRI të
KORRUPTUARIT e BALLKANIT tè LIVADHISIN edhe pak i DASHUR ❤ ALBIN , sepse shumè shpejt do THYEJNÈ KOKÈN dhe do ti HAJI BABÈZIA , si Vuçiçin e ZI , ashtu edhe PALLAVESHIN dhe PINOKUN Edvin Rama (Lideri Global) !!!!⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖
RESPEKTE për ALBIN ❤ KURTIN ❤
Shqiptaret gjithmone kane vuajtur nga egoja e semure dhe ne sferen politike kjo EGO eshte ekstreme , ne ditet e sotme ne te 2 anet e kufirit ( qe nuk duhet te egzistoje) jane 2 te ashtuquajtur lidera ( qe fatkeqesisht nuk jane ne lartesine e BURRAVE TE SHTETIT) qe karakretizohen nga nje super ego qe bejne gare se kush mund te marre emrin e Skenderbeut modern dhe kjo ego e semure I bent e mos shohin te miren e kombit qe eshte BASHKEPUNIMI PER CESHTJEN KOMBETARE
Eshte e pafaleshme qe dalin kaq hapur dhe publikisht ndasite e madha midis 2 liderave Shqiptare per cdo gje sidomos per minishengenin dhe nga kjo nuk ka si te mos shohim kenaqesine e vucicit ( Gebelsit te Miloshevicit ) I cili eshte I vetmi perfitues nga kjo situate e krijuar nga 2 femijet e llastuar Shqiptare dhe kryenecesia e tyre
Rama duhej si me me experience politike te ulej ne tryeze me pare me Kurtin dhe te sheshonte mosmarreveshjet dhe te HAPEJ NE RADHE TE PARE ME KOSOVEN DHE TE HEQE TRARIN E TURPIT NE MORINE dhe pas kesaj te ulej ne tryezen e Vucicit , nese nuk arrihej dakordesia midis tyre ( Rames & Kurtit) te mos tentohej te bente marrevshje me Serbine pa qene edhe Kosova ne tryeze , kjo prepotence qe kerkon ti imponohet Kosoves krijon kete ndasi dashakeqe midis 2 pjeseve te kombit Shqiptar , KURRE NUK DUHEJ QE NDASITE TE BEHEN PUBLIKE NE SYTE E ARMIQVE TANE SHEKULLORE dhe kjo e demton ceshtjen tone kombetare me shume se armiqesia e hapur me Serbine
Kurti ka te drejte qe Vucici te lype ndjese per krimet qe ka bere Serbia ne Kosove ne radhe te pare si person qe ka bere pjese ne qeverine e Miloshevicit gjate luftrave qe ka bere Serbia .sot Vucici I ndihmuar edhe nga papergjegjshmeria e Rames ( te most themi TRADHETIA) ben rolin e pellumbit te paqes dhe te prosperuesit te ballkanit perendimor
Sa per open Ballkan thelbi duhet pare ne fushen EKONOMIKE se kush perfiton , zakonisht kur hyet ne nje treg te perbashket ekonomik perfituesi kryesor eshte ai qe ka ekonomine me te fuqishme , konkuruese ( cmime me te ulta) dhe ka me shume subvencione nga shteti ( sic ndodh me Gjermanine ne BE) nga te 3 shtetet me I fuqishme eshte ekonomia Serbe e cila ka mundesi qe te konkuroje ne cmim mallrat tona , pra si rjedhoje bilanci tregetar midis Shqiperise dhe Serbise do te jete shume negative ne anen tone , psh mjelli , birra , cimentoja , materialet e ndertimit etj etj Serbe kur te hyjne pa dogane tek ne do te jene me te lira se prodhimi vendas , PRA MALLRAT SHQIPTARE NUK DO TE SHITEN AS NE SHQIPERI , PA LERE PASTAJ NE SERBI , ketu eshte thelbi shkaterues I shqyerjes se portave ( doganave)
Po marrim Maqedonine vjet fermeret Maqedonas morren subvencione nga shteti I tyre 150 miljon euro ndersa fermeret tane vetem 6 miljon atehere nje analize mbi VETEM kete te nxjerr se prodhimet bujqesore Maqedonase do te jene me te lira se tonat , pra edhe me ta ne e humbim konkurueshmerine PRA EDHE ME TA NE DALIM TE HUMBUR
Atehere kujt I sherben gjithe kjo tollovi qe na e mbron me kaq pathos lideri yne ??? vetem ne jo
Nese kjo behet ngaqe lideri yne nuk ka haberin nga ekonomia dhe nuk degjon keshilltaret e tij ekonomike atehere eshte gjysma e te keqes ( sepse nuk behet me qellim) por nese e kupton ( dhe nje lider me nje inteligjence normale duhet ta kuptoje kaq gje dreqi ta haje ) ATEHERE KJO ESHTE KRIMINALE DHE ANTISHQIPTARE dhe te mos habitemi se te tille lidera Shqipria ka pasur me bollek si Zogu qe fali ShenNaumin si Sala & Lulusheja qe falen detin , si Esat Pashe Toptani qe kerkonte vetem Shqiperine e mesme dhe nuk pyeste per pjesen tjeter
Arsyhet qe ju permedni nuk me duken me baze ! E para Rama nuk po i imponohet askujt, nese Kosova deshiron mund te futet nese jo nuk e detyron njeri ! E dyta futja e Kosoves ne minishengen eshte e vetmja rruge qe te hiqet ai trau i Morines, nuk ka asnje lloj tjeter marreveshje qe do te mundesonte dicka te tille ! Kosova e Shqiperia nuk mund te heqin kufijte pa nje marreveshje rajonale , do te ishte nje shkelje e rende qe nuk do te pranohej nga askush e do te krijonte probleme te medha me vete BE dhe USA me skenar te pa parashikueshem ! Sa per anen ekonomike! Ne tashme e kemi minishengenin ne realitet !Sot ne Shqiperi gjen mallra nga gjithe bota , nga vendet e BE-se e nga rajoni te cilat konkurrojne prodhimin vendas(haroni ju qe per 20 vjet kemi ngrene domatet Maqedonase ne Shqiperi?) ! Por nuk eshte vetem cmimi qe komandon tregun por edhe cilesia! Mjafton te shohesh “Conad” kudo ne Shqiperi qe jane plot ,megjithese kane cmime te larta e skandaloze jo vetem per standartin Shqiptar por edhe vete te BE-se ! Si shpjegohet kjo gje? Kush ka lek ne Shqiperi nuk ben pazar ku standartet jane mizerabel e siguria ushqimore zero ! Une mendoj se hapja e tregut do te detyroj edhe matrapazet e Shqiperise qe te risin standartet e sigurine ,te permisohen e jo te vegjetojne ne halene 30 vjecare Shqiptare !
Sa per traun e Morines me keni keqkuptuar ( mbase une nuk jam shprehur qarte) kam parasysh se rruga e vetme qe lidh 2 pjeset e ndara te kombit eshte e taksuar dhe per kete nuk eshte se na e ka imponuar kush , por e ka vendosur kryeministri yne dhe kjo nuk I ben nder qellimit te tij ( retorikes se tij ) per te afruar kosoven me Shqiperine
Deri tani mallrat Serbe dhe Maqedonase hyjne ne vendin tone me dogane , nese realizohet mini shengeni mallrat e tyre hyjne tax free, pra me cmim me konkurues se deri tani plus qe te 2 vendet kane nje politike shume me aggresive se ne, persa I perket subvencioneve prandaj edhe prodhimi yne vendas do te jete shume me pak konkurues , ne fakt pas cdo marreveshjeje nderqeveritare paresore jane interesat ekonomike dhe nga kjo marreveshje ne dalim te humbur , nese ne duam qe te jemi konkurues prodhimi vendas duhet te subvencionohet ne mase te njejte me fqinjet tane te pakten ne kete drejtim te kemi paritet me ta , pastaj le ta vendose tregu
Ndersa persa I perket marredhenjeve bilateral me Kosoven ne kemi nenshkruar marreveshje pafund , por ceshtja eshte se sa prej tyre jane implementuar dhe kjo te ben te besosh se gjithcka eshte nje hipokrizi dhe retorike e peshtire , pervec kesaj Shqiperia dhe Kosova duhet te paraqiten ne tryezat e Ballkanit perendimor me qendrim te unifikuar paraprakisht ( per kete nuk bej fajtor vetem Ramen ) dhe jo te hedhin dhe presin deklarata qe tregojne qarte mosmarreveshjet mes nesh dhe kjo ne rastin me pak te keq tregon papjekuri politike dhe ndjenjen feminore te protagonizmit te semure te dy palet duhet te ngrihen ne nivelin e burrave te shtetit dhe te mos na bejne qesharake sidomos ne syte e Serbeve qe nuk e besoj se tani kane veshur lekuren e qengjit
Persa i perket tarifes se rruges se kombit mund te jesh dakort apo jo por nuk eshte nje praktike e pa pare , perdoret pothuaj ne cdo rruge te tille ne Evrope e bote,pasi rruga do mirembatje e duhet te nxjerr fitime qe te justifikoj kostot (nuk eshte monumet kulture) ! Fakti eshte qe kjo tarife nuk ka ndikuar ne qarkullim e ne lidhjen mes vendeve, ndoshta emri i saj “Rruga e Kombit” ka ndikuar qe kjo praktike te perdoret politikisht ! Per mendimin tim nuk eshte problem tarifa por si perdoren e sa perdoren ato lek per mirembatjen e saj ! Edhe njeher , nuk duhet te kemi frike nga hapja e tregut ! Fakti eshte se si ne Shqiperi e Kosove jane krijuar monopole pothuaj kudo (jane po keto monopole qe pengojne zbatimin e marreveshjeve mes dy vendeve ne shume raste) qe bllokojne tregun e qe korrin fitime kolosale me mundimin e standartin me minimal ! Hapja e tregut mendoj une do te bej qe konkurrenca te ashpersohet e qe njerzit ne Shqiperi te punojne fort e me standarte per te perballuar konkurrencen !Vertet te tjeret marrin me shume subvencione nga shteti(nuk eshte se ne Shqiperi nuk marrin) por ata jane te legalizuar e paguajne taksa, kurse shqiptaret preferojne te shesin te rruga pa paguar taksa ! Keshtu nuk te lejon njeri ne bote subvencione e nuk do te jesh kurre konkurues me askend ne periudhe te gjate ! Nga ana tjeter si mund te trembemi nga konkurrenca rajonale kur po lutemi qe te futemi ne nje treg akoma me te ashper se ky qe eshte ai i BE-se? Kjo ideja e mbrotjes se vendit nga produktet e te tjerve eshte utopi sidomos ne rastin e Shqiperise! Praktikisht vertet Shqiperia eshte me ulet se te tjeret ne standarte e ne edukate pune por nga ana tjeter i hapet nje treg me 20 milon banor nese futet gjithe ballkani ! Duhet te perveshim menget e te mesojme edukaten e punes , ndryshe duam apo jo, me ose pa tarifa, njerzit e punes do na pushtojne me produktet e tyre, qofshin keta serb, maqedonas apo kinez e italian ! Sa per marredheniet me Serbine mendoj se Kosova e ka fituar luften e duhet te ndertoj paqen e cila eshte shume here me e veshtire per tu ndertuar se sa lufta vete , sidomos per fituesin ..sepse paqja i intereson me shume fituesit dmth Kosoves ne kete rast se sa humbesit Serbise ! Sa me shpejt te kuptohet kjo gje aq me mire do jete mendoj une !
Rruga e kombit per vete sensibilitetin simbolik te saj ,DUHEJ TE TAKSOHEJ E FUNDIT , por fatkeqesisht eshte e vetmja rruge nacionale qe eshte me pagese ,ka disa rruge te tjera me te njejtat standarte qe mund te taksoheshin para saj dhe nese do te ishte problem ekonomik mirembajtja e saj do t ja vlente nje sforco e vogel nga buxheti ( nje tender I vogel me me pak abuzim do ta mbulonte ), shpesh sot duket si anakronike kur dicka e trajton vetem ne aspektin patriotik ( qe per mendimin tim nuk ka asgje te keqe) , sepse nese trajtohet keshtu shpesh anatemohesh nga globalistet apo nihilistet , por duke jetuar ne nje Ballkan akoma supernacionalist ,pak patriotizem nuk do te na beje keq ndryshe ne do te mbetemi gjithmone ajo delja ne mes te ujqerve ashtu sic kemi qene shpesh gjate historise ,
kur te hyjme ne BE do te marrim edhe shume fonde si subvencionim ndryshe nga rasti I open Ballkan ku cdo gje do te varet nga konkurueshmeria ( ketu ke te drejte qe prodhuesit Shqiptare duhet te bejne sforco qe te pershtaten ne tregun e hapur dhe te rritin cilesin dhe ulin kostot) por edhe nga subvencionet nacionale qe ne I kemi ne minimumne krahasim me ta
Sepse per here te pare qe nga Lidhja Islame E Prizrenit kemi nje udheqes patriot te vertete
per Hoxh Ramen e ke fjalen? zagarin e erdoganit qe shkon merr udhezime cdo fundjave ne Ankara?
E mban mend vitin e “Skenderbeut” vjet/parvjet? As une…
Lidhja Islame E Prizrenit kete hera e pare qe e degjoj. Ose je ti me i zgjuari nga te gjithe dhe te tjeret jane injorat ose e kunderta (kjo e dyta ka me shume mundesi). Lidhja Shqiptare e Prizrenit eshte nje nga ngjarjet me te rendesishme te historise se kombit Shqiptare . Eshte nje lidhje patriotike per te mbrojtur tokat shqiptare nga pazaret e pista Turko-Sllave. Perkatesine fetare te pjesmarresve me te thene te drejten nuk e ka pare njeri sepse eshte gjeja me e parendesishme e asaj ngjarje . Por dihet qe kane marre pjese figurat me te ndritura te kombit shqipetar ne ate kohe si : Abdyl Frasheri , Ymer Prizreni , Sulejman Vokshi etj. Keshtu qe mos i ngaterroni me fete ngjarjet me te rendesishme te kombit ore injorante.
Shqiperia dhe shqiptaret duhet te ndahen sa me shpejt dhe perfundimisht nga Republika Islamike e Kosoves.
Rrogen e merr ne Beograd apo Maoske ?
Ju lutem shume!Populli nuk done ndarje-largimin nga njeri-tjteri mes shqiptareve.Ju e doni kombin dhe shtetin shqiptare,Kete e keni deshmuar si cdo kush tjeter edhe Ju dy qeveritaret aktual.Mos lejoni largim, nderpreni te gjithe ata qe flasin e veprojne per thellim te percarjes-shemtise tradicionale shqiptare.E di se dini dhe mudeni.Ky,ndrpreja e percarjes ndershqiptare, eshte veprim me kombetar e me aktual se korrupsioni e krimi i organizuar.Ishim mjafte te ndare e te percare.Shqiperia e shqipt areve!Atdheu mbi te gjitha!
Nje bajge jane qe te dy! Edvini eshte paterica e Salehut, eshte vazhdimi i poshtersise qe nisi barbari i vicidolit, ky do ti japi doren e fundit drejt gremines si anti-shqipetar i deklaruar hapur, si anti-europian dhe mik per koke i dy figurave me te urryera ne ballkan dhe europe, Vucicit dhe Erdoqenit turk!
Albin demagogu nuk eshte larg, pa e mbushur akoma vitin ne pushtet do ti dali falsiteti i premtimeve boshe e pa sens qe ka bere, pervec njeres, asaj qe te minoje sa te munde mardheniet me ate shtet qe i beri te pavarur, pra Amerikanet se ne Europe kane plot populiste per tu degjuar pordhet e s’kane nevoje per ato te Albinit!
Keto “krushqi” me te keqen kemi bere si Shqipetare ne shekuj nga mendjelehtesia dhe individualizmi qe na karakterizon, kemi qene e jemi vetevrases se nuk mund te shpjegohet ndryshe! Kurre ne historine tone nuk kemi reflektuar, te bejme dy llogari me vetveten, e kerkojme fajin tjeter kund dhe gjithmone pozicionohemi ne fund!
Edhe keta te dy do te vazhdojne si te paret, njeri hapur fare e tjeteri si skuth nen rrogoz, po ne te njejten rruge do te dalin, ate te rrenimit!!
Ksaj here ke fol bash si kapterr madhor… Bravo! Sa për atë se edhe këta të sotmit kanë ndjekur e po vazhdojnë të ndjekin rrugën e paraardhsëve të tyre (kujto pak se çfarë presioni e dhune të rëndë mendore e fizike ushtruan për afro gjysëm shekulli ndaj një populli të shumëvuajtur etërit e tyre shpirtërorë), këtu ta mshtes komplet mendimin.
B.Islami..Bjeri më drejtë: S.Berisha si fatkeqsi Kombëtare ka futur zjarrin midis Ramës+Thaçit dhe Ramushit+Kurtit+Osmanit.
-Kurti u shty kundër Ramës me taksën Sërbe 100 %,kur doli kundër SHBA+BE+Ramës.Ndaj u rrëzua shpejtë.Dhe do të rrëzohet përsëri nëse vazhdon me mëndjen e mykur të Sb.m,Im.
-Për OPEN BALKAN,Kurti harron se impirton 70 % të mallrave Sërbe dhe lëvizjen me ID si në shpinë e tij.
-Kurti me ndihmën e SaliSërbit krijoi L/VV në Tiranë e paprecedentë në Botë për të rrëzuarë Ramën.Caktoi 3 kandidat për deputet në Tiranë,Lezhë,Gjirokastër..dhe populli u vuri drunë.
-Ramushi akuzoi Ramën,Thaçin,Vuçiçin se kishin marrë 10 mild.€ për shkëmbim terirtoresh në Kosovë.Dhe Rama e hodhi në gjyq.Por u tërhoq..se di të tërhiqet..!
-Rryma shpifse Berishiste e KinoShqupit ka përfshirë Kurtin,Ramushin,Osmanin,ku kjo e fundit shpifi në Kuvëndin e Shqipërisë.
-Rama është munduarë sa mundet për të dalë në krahë vëllaut të vogël EDEPSËS,por Kurti është një adoleshent në politikë,pasi nuk është Rama që pengon njohjen e Kosovës nga Sërbia.
-Me këtë qëndrim që mban Kurti me kokë mënjanë..edhe 100 vjet të tjera Vuçiçi nuk do e njohi Kosovën.Pasi për Kosovën u vra K/Ministri Zoran Xhinçiç.
-Sa të jetë Sb mbi dheee drejtuesit Kosovar si dhe PD do hanë kokën e tyre.Ndërsa Rama do marri mandatin e 4,5..etj.
-FLM DITA.BI.
Mirë e ke sqaruar. Politika e Serbit me përca.
Atë rrugë zbaton sali QENI dhe pd.
I dashur Bedri dhe komentues! Jepni mendime dhe lerini sharjet! Secili ka te drejte te thote ate qe mendon! Ne duam te na njohe bota dhe hame kokat e njeri tjetrit ,shqiptare pa folur per K/ministrat,qe jane ne fund te fundit politikane! Nuk mendoj qe Albini mendon dhe vepron drejt! Nuk eshte Kosova apo Shqiperia ata qe ndalojne Ruset dhe Kinezet, sic thote i Papjekuri cilimi Albin! Pa Ameriken kosova nuk egziston as dhe nje dite! Por,ne Shqiptaret, te fundit kemi qene te fundit do te jemi, sepse mentaliteti turko-osmanlli-islamik fle ne trurin tone! Lufta behet ne Institucione jo ne shtepi! Albini duhet te shkoje dhe te kerkoje ato gjera qe ai i quan te drejta! Nuk ka si te jete kusht “non sia qua non” njohja me pare nga Serbija dhe pastaj ma shtroni me lule rrugen dhe une do te vij! Nuk zgjidhen keshtu problemet e Ballkanit Perendimor! Mendoni ne filluam te shkruajme shqip pas Pavaresise. Nuk ka tru Albini per t’i kuptuar keto gjera! Po si ka mundesi,Kosova merr me shume se 90% te ushqimeve nga Serbija?!
Mos u grindni mes vedi e mos shani thotë kjo rroçka dhe më pas guxon pa pikë turpi të denigrojë Albinin me fjalët i papjekur, çilimi, dhe pa tru.
Rroçka rroçkë mbetet sa do të fshihet si skuth rilindot prapa k (arit).
Neveri dhe URREJTJE pèr Politikanèt e SHQIPÈRISÈ të këtyre 30 VITEVE SHKÈRDHATOKRACI dhe DEGJENERIM !! RESPEKTE RESPEKTE për ALBIN KURTIN ATDHETAR dhe PATRIOT ❤
⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖⚖
Bravo K… . Je shume i zgjuar,gjunah qe nuk te kane zgjedhur keshilltar (megjithse ndoshta dhe je) te Rames me kete zgjuarsi qe ke ! Sa armiq ke zbuluar sot ? Ku te leni ju te zgjuarit e “rilindjes” te japim mendime .Ju mendime quani vetem ata qe lavderojne Ramen dhe ofendojne me liber shtepie kundershtaret e tij perndryshe na takon ne te jemi te share nga ju.
O Z. Ali Baba me 40 hajdute! Me shume respekt, ku e shikon ti se qenkam ose do te isha keshilltar i Rames dhe qenka “gjunah”, qe nuk jam, sepse une kurre s’kam qene me PS ,perkundrazi jam me PD dhe kam qene gjithmone! Por gjerat duhen pare si jane. As kam ofenduar as do te ofendoj njeri! SHkruaj ate qe mendoj dhe nuk pres nga te tjere te me thone se si mendoj! Ju berishianet ,une kam qene dhe nuk jam me, doni te korrigjoni te gjithe pa kuptim! Pac fat e dashur!
Është mirë të tregojë vehten në Kosovë Albini, pastaj ti kthejë sytë nga Shqipëria dhe Ballkani. Ka kohë ta tregojë veten, mos e nxitoni, se është i ri dhe gremiset si radhën e parë. Prapë me reciprocitetin e ka nisur, i vaftë mbarë.
Per mua Edi Rama eshte i zhytur deri ne gryke me borxhet nga Banka Boterore dhe FMN dhe po i kerkon
Vucicit te investoje per hekurudhen Nish-Durres. Kryeministri i Shqiperise duhet te hyje garant nese Kryeminstri Kurti ulet ne tavolinen e “Ballkanit te Hapur”, a do ta pranoje Presidenti i Serbise valvitjen e flamurit te Kosoves se Pavarur ne tavoline?!
Kosova ishte është e hapur ndaj serbëve dhe Serbisë është e kundërta Serbisë i pêrshtatet kufizimi ndaj lëvizjes sidomos të njerëzve sidomos ndaj diaspores ku sty realizon miliona të shumtë vetëm për shkak të sjelljeve burokratike por kapitali gjerman që ka ofanzivën në Serbi është ai që dëshiron fuqi të lirë pune shqiptarët janë ata
O AVNI RUSTEMI KU JE
Edi RAMA ESHTE NJE AKSIDENT I RREZIKSHEM I POLITIKES SHQIPTARE MEPARIME ANARSHIE E KORTUPTIVE TE PANGOPURA KURSE ALBINI ESHTE ASHTI I KOMBIT SOT PERSOT
SA TE KETE KOSOVE DO TE KETE DHE SHQIPERI
SA TE JETE ALBINI DO TE KETE KOSOVE
EDI TA KUPTOJ SE NUK MERR ME VESH NGA POLITIKA E TE DOREHIWET PARA SE TE JETE VONE PERNDRYDHE PS FATII I PD E PRET
Ne fotografi kemi nje shqiptar, te paafirmuar akoma ne qellimet e tij politike, dhe nje antishqiptar te deklaruar, qe gjeja qe urren me shume ne jete eshte Shqiperia dhe ceshtja Kombetare.
Kush eshte e dini te gjithe
KURTI e konsideron veten si BABA te kombit dhe kerkon baltosjen e njeriut te forte te ketyre viteve qe eshte EDI RAMA.