Një kryetar bashkie në Meksikë u vra vetëm një ditë pasi kishte marrë postin.
Në vendin ku klanet e drogës janë më të forta se policie, është tejet e vështirë të kesh pushtet, e aq më pak të prekësh interesat e klaneve që kanë kryer mijëra vrasje.
Gisela Mota u emërua në krye të Bashkisë së Temixcos të premten që lamë pas, por ajo u vra të shtunën, bërë me dije përmes një postimi në Twitter Guvernatori shtetëror i Morelos, Graco Ramirez.
Mediat vendase shkruajnë se kryebashkiakja mori zyrtarisht detyrën me ardhjen e vitit të ri, ndërsa u sulmua me armë në shtëpinë e saj nga katër persona.
Policia lokale ka arrestuar dy sulmuesit e dyshuar, ndërsa dy të tjerë i ka vrarë, shkruan në deklaratën e lëshuar nga zyra e prokurorit të përgjithshëm të Morelos. /Dita/
