Një situatë e paprecedente është krijuar në komisionin hetimor për Inceneratorët, ku e thirrur si dëshmitare, kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako ka braktisur sallën.
Kjo ka ardhur pas debateve të shumta në mbledhjen e Komisionit Hetimor, ndërsa në një moment ndërprerje për shkaqe teknike, Sako zgjodhi të largohej.
Ndërkohë kryetarja Jorida Tabaku ka theksuar se do ketë një padi, ndaj Emirjana Sakos.
Pjesë nga debati:
Sako: “Janë rreth 80 mijë ton mbetjet. Patëm një shtesë për shkak të mbetjet të tërmetit.”
Sako: Është publike, kontrata me Sharrën. Është transparente që tani mund ta shkarkoni.
Zhupa: Skam arritur tek tenderi akoma. Do ua them që keni shkelur ligjin. A e keni marrë ligjin me vete. Cili ligj ua pranon ta shpallni 10 milion euro.
Sako: Duhet që plehrat të lihen rrugëve? Ku do shkonin mbetjet. Ma thoni ju.
Zhupa: Nuk ka asnjë ligj që të të legjitimon ta bësh atë. Ka shkelur ligjin dhe ajo e pranon. Pyetja e tretë.
Sako: Me 6 mars do merrni përgjigjen. Po hidhni baltë. Me 6 mars do merrni përgjigje.
Zhupa: treguat që parat ju duhen për fushatë me këtë përgjigje. Pse eliminuat skenarin e landfillit në Sukth e Gjepalaj, ku kostoja ishte më e ulët sesa t’i sillnit në Sharrë në një landfill që nuk ekziston.
Sako: Nuk kam përgjigje për këtë.
Zhupa: Ka zgjedhur atë me inceneratorin e Sharrës dhe jo atë që kushton më pak. Sa është çmimi i paguar për ton mbetje.
Sako: 29 euro pa TVSH.
Zhupa: Nga kontrata nuk është kaq. Keni dhënë një tender 11 miliard lek apo 10 milion euro. Për një sasi 320 mijë ton. Pra i bie 31.25 euro për ton. Në kontratë e keni 80 mijë ton. Si ka mundësi që e ndryshoni përgjigjen?
Sako: Parti që i merrni përgjigjet nga media. Por ne i kemi të matura në peshore atje. Përgjigjen për pyetjet do e merrni me 6 mars.
o.j/dita

Nuk besoj se kjo zonja eshte e pergjegjshme.
Si mund te ikesh nga komisioni pa mbaruar deponimet?
Ju kujtohet ajo Sufali e lojrave te fatit qe tallte bythen me komisionin parlamentar, kur kryetari i komisionit i kerkoi te dilte nga salla dhe ajo tallte bythen?
Bletet punetore te Rames
E pashe momentin kur u largua, diletante,e pa afte dhe e papergatitur ,se prandaj dhe iku ,,ose e mbytyr deri ne gryke ,,Balluku nga ministret me te pergatitura dhe plot edukate ,ne cdo pyetje qe bene jua mbylli gojen
Ore pse mendoni keshtu,xha saliun e thirren per 21 janarin e nuk u paraqit ne prokurori,e thirren vrasjen e Hsjdarit e perseri nuk u paraqit.e ju mereni me nje vajze te re te suksesshme,e cila nuk u thir nga prokuroria por nga nje idh nekryetare badhkie e cila dhe mund te ket vjedhur,se kush ka qene ne keto poste e kanngjyer gishtin pak ne mu…. e korrupsionit ose me troc kan vjedhur.