Një ditë më parë, kreu i Bashkisë Bulqizë, Lefter Alla publikoi në faqen e tij në Facebook fotografi nga një rrugë në lagjet Zogu dhe Dragu.
Rruga e ndërtuar në bashkëpunim me banorët e zonës kishte diçka që nuk shkonte. Ndryshe nga rrugët që jemi mësuar të shohim, ishte në formën e dy vijave paralele.
Kjo zgjidhje që duket se është gjetur për të ulur koston e ndërtimit nxiti mjaft reagime, kryesisht në Instagram.
Sipas kryebashkiakut rruga është realizuar nga sigurimi i bazës materiale nga bashkia kurse banorët kanë kryer punimet.
Në reagimin e tij, Alla thotë se ka shumë zona të thella që nuk kanë pasur kurrë asnjë investim nga shteti.
“Me vetëm dy fadroma që kanë punuar pa pushim në shtatë ditë të javës bëmë atë që s’ishte bërë në pothuajse tre dekada nga paraardhësit e mi në detyrë”, shprehet ai.
Kryebashkiaku shton se për të “është një trishtim i pashpjegueshëm kur shikon njerëz që në vitin 2021 këndojnë e vallëzojnë qoftë edhe për një rrugë të shtruar pas shumë dekadash”.
Lefter Alla thotë se si një bashki e vogël Bulqiza ka shumë pak fonde ndaj “detyrohen” që të bëjnë të tilla investime.
“Gjykimin dhe vlerësimin e punës time e pres nga banorët e këtyre fshatrave, e jo nga ata që jetojnë në Instagram”, përfundon ai.

Talljet më së shumti i referoheshin faktit qē disa kohë më parë qarkulloi një video, ku akuzohej kryebashkiaku Alla se ishte duke pirë kokainë.
Alla, ish-mësues fiskulture, e mohoi dhe një hetim i SPAK nuk konkludoi mbi vërtetësinë e videos së publikuar nga gazetari i kronikës Artan Hoxha.
o.j/dita

Pergezime kryebashkiak!
I tregove Edvin Rames vleren e PUNES,,
I tregove qe Paraja e Shtetit(Popullit) nuk eshte vetem per
tu vjedhur.
I tregove cfare tragjedie eshte per popullin e vojtur nje FJALEFORMIM shurre chek-Up,qe i kushtoi buxhetit te shtetit 140 miljon evro.
I ngecshin ne fyt,,bashke me Vilma Nushin,,Karatrapanon,qe grabiti Laboratoret e spitaleve te popullit,,Atje tek varrezat greke qe po nderton ne trup te Shqiperise,,varr ju befshin!
Le te ngjajne si viza kokaine, po diçka u be, eshte me mire se pa rruge fare.
Kur qeveria nuk ve dore te rregulloje rruget e fshatrave, qe e ka detyrim, turpi dhe tallja jane mbi qeverine, jo mbi keta te mjere qe nxjerrin parate nga xhepat e veta dhe bejne nje rruge siç e kane bere.
Lidhni njehere gjithe fshatrat me rruge, si ne vendet e tjera te Ballkanit (se nuk po themi per Europen), qe ata njerez atje te jetojne me nje minimum dinjiteti dhe komoditeti, te dalin ne treg, te krijojne vende pune e te mos fryjne Tiranen e Durresin duke mbetur te papune, pastaj dhe paralelisht mire se te vijne aeroportet, portet, autostradat e kaltra etj etj.
Afganistan. Popull i trashe.Nje rruge nuk dine te bejne edhe pse me pune vullnetare.
Ti Arben ne cilin popull ben pjese ?