Kryebashkiaku i Firences: Tirana është një qytet “smart” dhe rinor

Leda Hysa

 

‘Mobike’ shënoi një tjetër evolucion për kryeqytetin shqiptar dhe prej disa ditësh Tirana është përfshirë nga biçikletat portokalli. Shërbimi i ri i bike sharing tashmë është një realitet për kryeqytetasit, falë marrëveshjes së nënshkruar nga kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe drejtori i ‘Mobike’, Massimiliano Rubin.

Idenë për të sjellë shërbimin e ‘Mobike‘ në Shqipëri, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj e mori gjatë vizitës së tij në qytetin e Firences.

Ishte pikërisht kryetari i Bashkisë së këtij qyteti, Dario Nardella, i cili i shpjegoi dhe i tregoi kreut të Bashkisë së Tiranës se si funksiononte shërbimi i biçikletave portokalli.

Kështu, nga qyteti i Dante-s, ideja e bikesharing ‘fluturoi’ në Tiranë duke e bërë qytetin e parë në Ballkan që ndërmerrte këtë iniciativë të ‘Mobike’.

Gjatë një intervistë të shkurtër për albanianews.it Dario Nardella, shpreh entuziazmin dhe pozitivitetin e tij në lidhje me iniciativën më të re që Tirana ka ‘’përqafuar’’ së fundmi.

Qytetari i parë i Firences kujton momentin e bisedës me Erion Veliaj rreth Mobike dhe e cilëson Tiranën si një qytet rinor dhe inteligjent, që do të dijë të mirëpresë në mënyrë të përkryer këtë shërbim.

“Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur që ‘Mobike’ mbërriti edhe në kryeqytetin e Shqipërisë. Jam gjithashtu shumë optimist pasi Tirana është një qytet ‘smart’ dhe një qytet rinor. Për këtë arsye, jam shumë i sigurt që në Tiranë do të përkrahet kjo iniciativë dhe do të kuptohet sa i dobishëm dhe i suksesshëm është shërbimi i ‘Mobike’”, tha kryebashkiaku i Firences.

Duke e parë ‘Mobike’ si një të mirë të përbashkët, Dario Nardella nënvizon edhe disa rregulla që duhen ndjekur, me qëllim që ky shërbim të mund të funksionojë më së miri.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *