Kryetari i Bashkisë së Kukësit Hasan Halili i zgjedhur në krye të këtij institucioni si kandidat i Partisë Demokratike është bashkuar sot me Lëvizjen Socialiste për Integrim.
Nëpërmjet një deklarate për mediat keryebashkiaku Halili zyrtarizmi sot bashkimin me LSI. Ky i fundit ka deklaruar se po largohet nga Partia Demokratike pasi ajo nuk ka realizuar premtimet e mbajtura në Kukës.
Ai më tej akuzoi ministrin aktual të Transporteve Sokol Olldashin si personin që nuk ka lejuar realizimin e projekteve në Kukës.
‘Ka pasur iniciativa të Olldashit për mosrealizim të projekteve në Kukës”, tha ai.
Kreu i Bashkisë së Kukësit tha më tej se, “Plani rregullues i bashkisë nuk është miratuar ende” dhe se ky i fundit nuk ka pasur mbështetje nga qeveria Berisha.
“Prej 6 vitesh kam bërë shkresë për një shkollë të re në qytet dhe nuk kam marrë asnjë përgjigje”, thotë ai, ndërsa shpreh besim tek lideri i LSI-së Meta për premtimet e bëra para kuksianëve.
Do kalojne te gjithe ke e majta se e shohin se salushit i kadale boja dhe ju shofte fara ketij
njeriu si e ka dekreduar kete vend.
nji dite edhe gruaja e sales do i iki se i biri asht taleban e jo ma mul noka kok lopa e koken tan gropa gropa do ja thejm me 23 qershor ne qenef do perfundoje klyshi i k …………….