Boris Xhonson, kryebashkiaku u Londrës, është shpallur njeriu i vitit në Britaninë e Madhe. Xhonson ka lënë pas kryeministrin Kamerun dhe princin Çarls, duke i klasifikuar i pari nga revista britanike GQ, e cila del nesër në treg.
Zgjedhja si njeriu i vitit për britanikët vjen si pjesë e suksesit të organizimit të Lojërave Olimpike Londër 2012. Pikërisht për suksesin e lojërave të zhvilluara në verë, kryebashkiaku konservator është renditur i pari në listë.