Kryebashkiaku i Pogradecit ankohet te Presidenti për mungesë mbështetjeje nga qeveria

Elton Tafaruci

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim kryetarin e Bashkisë së Pogradecit, Eduart Kapri. Gjatë takimit u bisedua rreth situatës dhe jetës së qytetarëve të Bashkisë Pogradec dhe çështjeve me të cilat ndeshet administrata e kësaj Bashkie në përmbushjen e misionit të saj.

Presidenti i Republikës u njoh me shqetësimet e kryetarit të Bashkisë rreth mungesës së mbështetjes nga ana e qeverisë qendrore të projekteve për zhvillimin e qytetit dhe ofrimit të shërbimeve për qytetarët. Kryetari i Bashkisë së Pogradecit i përcolli Presidentit Nishani shqetësimin e qytetarëve të kësaj bashkie, të cilët, sipas tij, ndihen të diskiminuar nga diferencimi i politikave që ndiqen nga qeveria qendrore në lidhje me investimet publike në vend.

Presidenti i Republikës shprehu keqardhjen për mungesën e mbështetjes së projekteve për Bashkinë e Pogradecit dhe e konsideroi të papranueshme politikën diferencuese të investimeve publike midis njësive të ndryshme vendore.

“Qytetarët e vendit duhet të trajtohen dhe shërbehen njëlloj dhe me të njëjtat standarde”, theksoi Nishani gjatë këtij takimi.

Share This Article
2 Comments
  • Ka te drejte te ankohet, se perhere te pare pas shume vjetesh Pogradeci ishte i braktisur nga pushuesit. Arsyet?
    Liqeni ishte shume i papaster, vitet e kaluara shihnim punonjesit e pastrimit qe mblidhnin e largonin qe me nate bimet qe nxirrte gjate nates liqeni, kete vit nuk te shihte syri njeri te merrej me kete pune.Pastrimin e benin vete pushuesit dhe me shume djemte qe kishin varkat me te cilat shetisnin pushuesit neper liqen, qe kete vit ishin tmerresisht te paket. Deri ne 10 dite ngelen pa u hequr nga plazhi mbeturinat, te cilat kalbezoheshin buze liqeni.
    Tjeter ankese e drejte e kryetarit te bashkise, ua ka dhene gjysmen e shetitores karakteristike te Pogradecit kafeneve, pra pihej kafe jo vetem ne trotuar, por edhe ne gjysmen e vijezuar te shetitores. I kishte larguar tavolinat e kafeneve nga lulishtja, qe perseri shkelej po njelloj dhe nuk u prish asnjehere, dhe kishte pushtuar shetitoren, sebashku me trotuaret.
    Ne ankoheshim se plazhet private i pastronin punonjesit e bashkise, ndersa ato pak siperfaqe plazhi publike nuk prekeshin me dore per dite te tera, sepse, mbi 80-90% e plazhit, ne pjeset me te mira te tij i ishte dhene per shfrytezim privateve, pjesa tjeter me cakell dhe e papaster mbetej publike. Nuk e di cfare ka dashur te arrije kryetari kete vit vere, por pushuesit vinin per ne Pogradec e me pas largoheshin per ne Maqedoni, Shen Naum, Oher e Struge, e nuk ktheheshin me ne Pogradec.
    Po, megjithate ai ka te drejte te ankohet, se ka gjetur kishe ku te falet. Mjere qytetaret e Pogradecit per kryetarin e farefisin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *