Kryebashkiaku i Selanikut thotë se termi Vorioepir nuk ekziston dhe zyrtarët dhe mediat greke duhet të përdorin emërtimin zyrtar “Shqipëria”.
Në një intervistë për televizionin kombëtar grek NET, kryebashkiaku Jani Butari thotë se termi Vorioepir “është vetëm një koncept që kënaq ndjenjat tona”. “Kur flitet për problemet e minoritetit grek, në Shqipëri duhet të mos përdoret më termi “Vorioepir”, pasi është zyrtarisht një çështje që i përket vetëm Shqipërisë”, tha Butari. “Mendoni se çfarë do të ndodhte sikur ta quaja Shkupin me termin “Maqedoni”. Do të më varnin me kokë poshtë apo jo?”, pyet Butari gazetarin.
Ndërkaq, ai ka deklaruar se do të kthejë në shtëpi muze shtëpinë e Qemal Ataturkut, që sipas tij, është një nga figurat më të mëdha që kanë jetuar në Selanik. “Pavarësisht nga dimensioni politik, ai ka qenë një udhëheqës i madh, një nga liderët më të mëdhenj të shtetit turk. Mos harroni se Selaniku është një qytet ku u themelua Republika Turke”, sqaron Butari.
Qytetari i parë i Selanikut thotë se drejton një qytet shumetnik. “Selaniku ishte një qytet shumetnik. Përpara pavarësimit, qyteti kishte 12 gazeta ku kishte turke, hebreje, greke, franceze, italiane dhe gjermane, këto gazeta dikush i lexonte asokohe. Kjo tregon se kishte një prezencë të fortë shumetnike në qytet. Unë nuk them të kthehemi në të kaluarën, por të ketë një traditë të njohjes dhe ruajtjes së këtyre vlerave”, tha Butari.

Zoti Boutari eshte nga burrat e rralle qe ka Greqia,dhe eshte shume i guximshem te thote mendimin e vet,kujtedo ti prishet qefi.
Me shume kenaqesi dhe respekt lexova pergjigjen qe z:Butari i ka dhene gazetarit.Kjo me entusiazmon dhe nuk me ligeshton se paska edhe greke bile ne poste kryesore dhe dikerkan shume mire te ndakan kashten nga kokrra.Une them se pseudo politikanet tane dhe pseudo qeveritaret tane te marrin pak shembull nga ky njeri i mire ,fqinje i mire,paqesor shume i mire.Ne shqiperi pa tjeter do keshe shume miq te vertete dhe te sinqerte ashtu siç je edhe vete.Respekte per te verteten e Zotit qe ke thene se Vorioepir nuk egziston veç si koncept dhe kaq.
Dihet qe ai komb, kombi grek, ….nuk ka vetem zagare….
Eshte numri nje i Selanikut i pavarur.
Boutari-it duhet me te vertete me ja pi veren – por ne Tirane shitet me e dobta.
Qenka zotni burre !! Burrat e vertete te Greqise fatmiresisht nuk jane greke. Ky eshte shqiptar me kane thene, vllah ndofta.