Kryebashkiaku Mziu tenton shpëtimin me procedurë

redaktor

Shtyhet seanca gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu. E caktuar për t’u zhvilluar mesditën e sotme, shkak për këtë shtyrje është bërë një kërkesë e befasishme e palës mbrojtëse dhe vetë të zgjedhurit vendor të akuzuar për shpërdorim detyre për pabarazi në tendera dhe taksa të paligjshme ndaj bizneseve.

Kur procesi po shkon drejt fundit dhe prokuroria po bëhet gati të japë pretencën e saj, kryebashkiaku ka zgjedhur një strategji të re mbrojtjeje, që i sjell atij mundësinë për të shtyrë gjyqin dhe për të shfrytëzuar hapësirat ligjore nëpërmjet ndërrimit të trupit gjykues.

Kërkesa e kryebashkiakut se kërkonte ndryshimin e trupit gjykues me kryesues gjyqtarin Besnik Hoxha, sipas procedurave juridike ka sjellë edhe shtyrjen e seancës. Pala mbrojtëse pretendon se gjatë procesit që ka nisur në shkurt të këtij viti, trupi gjykues nuk i ka pranuar një prej provave që ka paraqitur i pandehuri Mziu. Me këtë pretendim, kryebashkiaku jo vetëm fiton kohë, por edhe mundësi që një tjetër gjyqtar nga shorti të jetë edhe më favorizues.

Por sipas kuadrit ligjor, një i pandehur ka të drejtë të paraqesë çdo lloj kërkese gjatë procesit dhe njëkohësisht të kërkojë ndryshimin e trupit gjykues. Sipas procedurave, kjo kërkesë e bërë ditën e djeshme, do të hidhet në short në Gjykatën e Tiranës dhe do caktohet gjyqtari që do e marrë për vlerësim.

Pritet që Mziu pas shortit të paraqesë edhe pretendimet dhe më tej të jepet vendimi nëse ka apo jo të drejtë dhe nëse trupi gjykues do të ndryshohet. Nëse kërkesa pranohet, atëherë do të hidhet një short i dytë dhe nëse jo, prokuroria ka rrugën e hapur që së shpejti të paraqesë pretencën e saj.

Sipas Kodit Penal, Mziu rrezikon deri në 7 vite burgim, ndërsa nuk i ka pranuar asnjëherë akuzat gjatë seancave gjyqësore dhe ka akuzuar për një gjyq politik ndaj tij. Kryebashkiaku i Kamzës u arrestua një vit më parë me vendim gjykate nga prokuroria, pas një hetimi tre mujor për tenderin e anuluar dhe heqjen me pa të drejtë të investimit të rrugës Valias-Laknas i ri, nga firma fituese tek një e dytë, me vlerë 81 milionë lekë.

Si të pandehur në këtë dosje janë dhe Atlis Hoti, juristi i Bashkisë Kamëz dhe Bujar Loshi, drejtori i Zyrës së Tatimeve. Këta persona  akuzohen për abuzime lidhur me një tender të Bashkisë së Kamzës, për ndërtimin e një rruge, taksat dhe tatimet e paligjshme të vendosura ndaj dy kompanive “Albavia” dhe “Gjoka”, të cilat kanë kryer 4 kallëzime penale në ngarkim të funksionarëve të lartë. Mbetet për t’u parë nëse Drejtësia do të bëjë drejtësi në dosjen “Mziu” dhe nëse kryebashkiaku do të shpëtojë nëpërmjet procedurave.

Share This Article
7 Comments
  • Imagjinoni per nje moment te behet gjyq politik me kete fare Mziu!Ku kemi mbritur ku edhe me plehra e ketij vendi (me doktorate Saliniane)te pretendoje se po i zhvilloet gjyq politik!Se ku hyne politika tek ky person nje zot e di!Zot o zot kthjello sa me shpejt mendjet e trazuara te ketyre majmuneve qe evolucioni u hoqi vetem bishtin e Saliu u dha veset!

    • Kete po e mban afer Lulezim Basha dhe po e meson si ti shpetoj burgut. Se lulezim Basha me procedure i shpetoi burgut.

      PD-ja me kryetar hajdut prefesionist.

  • Eshte e tmerrshme t’i shpetoj drejtesise ky birbo, fytyra me KATUNDARE e ketij tranzicioni te njerzeve pseudo te zgjedhur, sharlatan, ose si thone ne Shkoder “trup zoto!”, i cili me del parasysh me ate lodren, duke i rene si lodraxhi dasmash dhe me ate njemijeshen ne balle.
    Pikerisht kete foto duhet ta bente SRB-i poster te sloganit (mjeshter i merituar i sloganeve mashtruese “Ne ecim per PARA!”

  • Me kete lloj sistemi te poshter dhe te inkriminuar, shqiptaret nuk kane nevoje per (pa) drejtesi, teveproje vetegjyqesia, qe ky vend te vihet mbi binare.

  • per ne poplli cdo person si puna e ketij Lloshit te Kamzburgut qe i shpeton Drejtesisie me procedura FAJI i mbetet QEVERISE SOCIALISTE dhe KUVENDIT me shumice socialiste qe nuk ka nderyre ne ligje per tu mbyllur deren e shpetimit me procedure ketyre XHAPIKEVE te ndyre.

    TURP TURP TURP

  • Dhe ketij preversi po i sillet shamikuqja rrotull, dhe Gjikja i vlores dhe Gjushi i durresit still online…..hajde Ed Rama vetem nderto burgje per keta kriminel me kollare…..futi gishtin dhe Likes Mones dhe nderto shqiperine siq e ke nisur.. Jam i gezuar qe votova rilindjen shqiperia nuke kthehet ne identitet pa lot…..god bless Ed Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *