Kryebashkiaku Veliaj: Jam i pari që do të dhuroj plazmën. Ftoj dhe të tjerët të bëjnë të njëjtin veprim

Arta Taja

Erion Veliaj, kryetari bashkisë Tiranës, foli për coronavirusin, ndërsa mbante fjalën në këshillin bashkiak. Ai u shpreh i gatshëm për të dhuruar plazmën e gjakut për personat që kanë nevojë, meqenëse flitet se ajo kuron Covid-19.

Ai ftoi dhe anëtarët e tjerë, të cilët e kanë kaluar virusin, që të dhurojnë plazmën sepse ajo po konsiderohet si një formë kure.

“Do të jem i pari nga Bashkia si kryetar që do të dhuroj plazmën për ata që kanë nevojë për këtë trajtim. Ndërkohë që ftoj të gjithë anëtarët e tjerë (që e kanë kaluar) të bëjnë të njëjtin veprim. Ka stigmë për ata që nuk dhurojnë, kur njerëzit kanë frikë dhe një lloj droje. Lipset solidaritet për ata që kanë droje që ta bëjnë këtë”, – tha kryebashkiaku Veliaj.

 

a.t / dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *