Kryebashkiaku Veliaj: Tirana dhe Kamza tregojnë kush punon për vendin e kush për vete

Edona Llukacaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës dhe njëherazi kandidat për një mandate të dytë, Erion Veliaj  vijoi edhe këtë të enjte fushatën e tij elektorale. Kandidati i koalicionit të majtë, “Aleanca për Shqipërinë Europiane” gjatë fjalës së tij në njësinë numër 7 të kryeqytetit u shpreh edhe mbi anullimin e dekretit nga presidenti për datën e zgjedhjeve.

Ai e konsideroi këtë vrprim të presidentit si një lojë të organizuar nga opozita, duke iu referuar paracaktimit të datës së re të zgjedhjeve nga ana e Presidentit të Republikës dhe  nga kryetari aktual i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu. Veliaj theksoi se deklarimi i datës së re të zgjedhjeve nga Xhelal Mziu, në një kohë kur presidenti bën takime me përfaqësues të partive të vogla, tregon qartë se kush i dirigjon veprimet e presidentit Meta.

Veliaj tha: “Pjesa që më bëri për të qeshur është që Kamza thoshte është aq e suksesshme dhe zgjedhjet për inatin tuaj nuk do jenë në datën 30 qershor, zgjedhjet tha do jenë në datë 20 tetor. E kisha dëgjuar si thashethem, nga ata njerëz që rrinë vërdallë, Presidencës e SHQUP, por ta shihja të shkruar që axhendën e Presidentit të Republikës e paracakton Xhelal Mziu, ky është fundi i botës zyrtarisht. Kur mendon që budallallëku nuk ka fund, kur mendon që çdo idiotësi ka një limit, kur mendon që çudia e ka kap ekstremin e vet, jetojmë në Tiranë çdo gjë mund të ndodhë, ndodh çudia e gjithë çudirave. Xhelal sapo dekonspirove presidentin. U munduan ata të shkretët të bëjnë sikur konsultojnë partitë, edhe çfarë partish, partinë e Koços, që s’ka as deputet dhe as këshilltar, parti vulë humbura, pemëthyera që nuk kanë asnjë mandat të fituar me logon e tyre. Po konsultohen?! Dhe Xhelali ngaqë si rrihet derisa të bëjë budallallëkun e radhës sapo e dekonspiroi që ata e paskan caktuar edhe datën dhe gjithë kjo qenka një lojë”.

Veliaj vuri sërish theksin në qasjen e socialistëve dhe qytetatëve të ndershëm shqiptarë, që nuk do ta pranonin kurrë që një parti politike të luante me to:

“Nëse mendoni se mund të bëni lojë me shqiptarët kjo s’ka për të ndodhur. Nëse mendoni se mund të bëni lojë me familjet tona, kjo s’ka për të ndodhur. Nëqoftëse mendoni se do bëni lojë me qytete tona kjo s’ka për të ndodhur. Nëse mendoni se do të vini në lojë të ardhmen e fëmijëve tanë kjo s’ka për të ndodhur. Nëse mendoni se do vini në lojë të ardhmen e Shqipërisë, kjo nuk ka për të ndodhur. Ata mund të vënë në lojë njëri-tjetrin. Ata mund të luajnë demokraciash, shpiash, zgjedhjesh, doktorash, ata mund të luajnë me njëri-tjetrin, por nuk mund të luajnë me fatet e shqiptarëve, kjo nuk ka për të ndodhur. Sa mirë që u dekonspiruar dhe treguar se sa qesharakë jeni. Sa mirë që u dekonspirua dhe u tregua se kjo është gjitha një pantomimë. Sa mirë që u diskreditua duke nxjerrë vetë datat që i keni paracaktuar nga një grusht i vogël njerëzish që nuk menaxhon dot një qytezë të vogël le më të menaxhojë fatet e Shqipërisë. Sa mirë që ju doli boja. Sa mirë që të gjithë të ligjtë e këtyre 30 viteve fatkeqësi janë bërë bashkë sepse më në fund 30 qershori nuk është vetëm zgjedhje bashkie, por janë një referendum për tu ndarë nga kjo kope zullumqarësh”, u shpreh Veliaj.

Veliaj, gjithashtu tha se Tirana dhe Kamza janë përkatësisht simbolet më të mira të atyre që punojnë për vendin dhe atyre që punojnë për vete.

Ai u shpreh: “Teksa po vija këtu, lexova një nga gjërat më qesharake që kisha lexuar ndonjëherë, replika e Bashkisë së Kamzës me Bashkinë e Tiranës, ku i thuhej Bashkisë së Tiranës që duhej të marrë shembull Kamzën, si modeli më i mirë i menaxhimit dhe pyetja që më lindi është: Çfarë ekzaktësisht duhet të marrim shembull? Faktin që nuk mblidhen plehrat shtatë ditë, mblidhen plehrat vetëm 4 herë në muaj; duhet të marrim shembull që ana e tyre e lumit është e gjitha me plehra dhe ana jonë e lumit është e gjitha xixë; duhet të marrim shembull në fakt që në fakt therret viçi, pula, glasat, puplat te dera e Bashkisë së Kamzës. Fakti që shërbehet ushqimi i fëmijëve në treg, te kanali i ujrave të zeza, fakti që është ndërtuar pa leje kudo, më thuaj ekzaktësisht apo të marrim atë kiçin që çdo quhet Manhatan , Miami e Las Vegas për tu bërë gaz i botës. Çfarë ekzaktësisht duhet të marrim shembull ne nga Kamza, se nuk jam i qartë?! Si ka mundësi që e gjithë Kamza vjen punon në Tiranë? Del shëtitje në Tiranë, shkon në park në Tiranë, në kënde të lojrave në Tiranë, në kinema në Tiranë, në jetë kulturore në Tiranë, koncert, teatër, shfaqje në Tiranë? Si ka mundësi që e gjithë Kamza është në Tiranë? Ende nuk kam takuar një njeri që të thotë që Xhelali e ka bërë lule Kamzën, po shkoj ta pij kafen në Kamzë?! Në fakt është e anasjellta, të gjithë vijnë në Tiranë për çdo moment të bukur që kanë. Tani kemi filluar marrim edhe kërkesa për celebrime në Tiranë dhe u them: E kuptoj që keni dëshirë por nuk celebrojmë dot një të Bashkisë tjetër, duhet të jesh rezident i Tiranës. Ne përditë marrim petiçione nga Paskuqani, Bathorja, thonë: Aman na aneksoni në Tiranë se nuk jetohet më! Çfarë ekzaktësisht duhet të marrim shembull?”.

Share This Article
1 Comment
  • Bobobo me njeri i neveritshem dhe dallaverexhi nuk i vjen me ketij vendi!!!! Nuk e di se cilet jane ata qe e votojne kete Lej Fen??????

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *