Kryebashkiakut të Krujës Artur Bushi i humbet vula!

Saimir Lleshi

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Artur Bushi tashmë i zgjedhur në krye të Bashkisë së Krujës, njihet jo pak si “trim”, por së fundi përveç se i ka humbur vula e institucionit, denoncon edhe humbjen e armës.

Bushi thotë se armën e mban për shkak të punës, e kjo duhet të jetë një nga rastet e rralla kur një kryebashkiak mban armë për shkak të punës.

Gjithsesi, ai ka denoncuar në polici humbjen e vulës, me anë të të cilës vulos dokumente zyrtare. Bashkë me dy sendet e mësipërme, Bushit i ka humbur edhe portofoli.

Kjo do të thotë se ai ka rënë pre e grabitjes. Policia ka nisur hetimet për rastin, por interesant është fakti se pse kryebashkiaku e merr me vete vulën e institucionit, ndërsa portofoli siç dihet është një mjet personal, e po kështu edhe arma që mban për shkak të pozicionit të punës.

Mësohet se denoncimi është bërë në policinë e Krujës rreth një javë më parë. Mungesa e vulës me sa duket ka bërë që kryebashkiaku të mos kalojë asnjë dokument gjatë kësaj jave. /Dita/

 

Share This Article
4 Comments
    • Vulen tek rripi
      Lidhur me ushkur
      Koburen ne brez
      Thua “tamam burre”

      Burre si te qemotit
      Me kuvend e fjale
      Po Turi i Rilindjes
      Doli thjesht nje palle

      Kur humb portofoli
      Koburja dhe vula
      S’thua dot m’i vodhi
      Nje hajdut per pula

      Ndonje “mik te vjeter”
      Do kete vizituar
      Ndonje borxh te vjeter
      Do te kete paguar

      • Hahahahah. sa talent paske per keto vargje ti djale.. Pse nuk shko te vrasesh veten me mire, Se paske shum xhelozi perbrenda

  • Qenka bere, ende pa e ngrohur kolltukun, si kryeplaku i Dushkut, qe e mbante vulen ne qemer te mesit dhe kur donte te vuloste e nxirrte ddhe e peshtynte, pasi i ishte thare boja….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *