Kryediplomati gjerman, pro hapjes së negociatave me Shqipërinë

Edona Llukacaj
German Foreign minister Heiko Maas gives a joint press conference with President of Commission Jean Claude Juncker (unseen) after their bilateral meeting on April 13, 2018 at the EU headquarters in Brussels. / AFP PHOTO / JOHN THYS (Photo credit should read JOHN THYS/AFP/Getty Images)

Gjermania pritet të diskutojë javën e ardhshme në lidhje me qëndrimin që do të mbajë për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Ndërkohë, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass ka konfirmuar edhe një herë mbështetjen e tij për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas lajmit të Gazetës SI, gjatë një konferencë të përbashkët me homologun kroat, Mass vlerësoi progresin e bërë nga dy vendet e Ballkanit Perëndimor dhe tha se Bundestagu gjerman do të marrë së shpejti një vendim.

Ai u shpreh se Gjermania dhe Kroacia, dy vendet që do të kenë Presidencën e radhës të Bashkimit Europian gjatë vitit 2020-të, mbështesin hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Maas tha: “Mendoj se Bashkimi Europian, si një projekt paqeje dhe promotori ekonomik, nuk është askund tjetër më i rëndësishëm se në Ballkanin Perëndimor. Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë bërë progres real dhe unë nuk kam çfarë të them tjetër. Duhet t’iu ofrojmë këtyre dy vendeve një perspektivë te besueshme europiane dhe duhet të nisim bisedimet për anëtarësim. Kjo është diçka të cilën ne nuk po e diskutojmë vetëm në qeverinë gjermane, por edhe në Bundestag ku duhet të merret një vendim”.

Mass është shprehur në disa raste në favor të çeljes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, por qeveria gjermane është përçarë lidhur me këtë çështje.

Gjermania do të marrë një vendim zyrtar për negociatat me Shqipërinë më 24 shtator, ndërkohë që kryeministri shqiptar, Edi Rama do të udhëtojë drejt Berlinit dhe do të takojë kancelaren gjermane Merkel këtë të premte.

Gjatë udhëtimit të tij në Berlin, Rama pritet të takojë edhe përfaqësues së CDU-CSU.

e.ll./dita

Share This Article
5 Comments
  • Minoritetin mos e ngacmoni ne e kemi shtetin tone,ju rraca turke e bashkuar hidhuni nga baba erdogani

    • Me te vjeterit turq te ballkanit po,jenicere te sulltanit qe ndruat tradite e zakon fene e atdhene e osmanllive

  • Po “Arsen Lupenin” shqyptar, Bashkim Ulajn do ta mare me vete Edi Rama ne takim me Merkelin?

    sepse:

    Degjuam qe adashi i tij, Zoran Zaevi i Maqedonise do te mare me vete ish Kryeprokuroren Speciale, Katica Janeven e komunistes Mogherini qe aktualisht eshte ne burg per korrupsion pushtetar per miliona euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *