Ekskluzive / Seanca e XIII-të e gjyqit, datë 10.06.1949, vendimi i Trupit Gjykues për të pandehurit Koçi Xoxe, Pandi Kristo, Vango Mitrojorgji, Vaskë Koleci dhe Nuri Huta. Provat e Gjykatës për aktivitetin armiqësor të grupit të Xoxes për kthimin e Shqipërisë në Republikë të 7-të të Jugosllavisë
Trupi Gjykues: Veprimtaria kriminale e grupit trockist, në periudhën gjashtë vjeçare, është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me klikën trockiste të Beogradit në shumë drejtime, ku kanë bashkëpunuar edhe të pandehurit e tjerë Vaskë Koleci, Nuri Huta e Vango Mitrojorgji.
(Vijon nga numri i kaluar)
Në seancën e XIII-të të gjyqit (datë 10.06.1949) të Koçi Xoxes e katër bashkëpunëtorëve të tij, Kryetari i Gjykatës, Frederik Nosi, vazhdon leximin e vendimit për të pandehurit, duke u ndalur tek provat e aktivitetit kriminal, kohën dhe mënyrën e bashkëpunimit… “Kryegjyqtari Frederik Nosi: Xoxe e bashkëpunëtorët e tij tradhtarë, shitën pavarësinë e Shqipërisë tek Tito…Veprimtaria kriminale e grupit trockist, në periudhën gjashtë vjeçare, është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me klikën trockiste të Beogradit në shumë drejtime, ku kanë bashkëpunuar edhe të pandehurit e tjerë Vaskë Koleci, Nuri Huta e Vango Mitrojorgji” – theksoi mes të tjerave në vendim Frederik Nosi…
Kryetari(Frederik Nosi): -Vazhdojmë seancën e XIII-të të gjyqit kundër të pandehurve Koçi Xoxe, Pandi Kristo, Vango Mitrojorgji, Vaskë Koleci dhe Nuri Huta. Po vazhdoj leximin e vendimit të Trupit Gjykues…
Të pandehurit Koçi Xoxe e Pandi Kristo me veprimtarinë e tyre kriminale kanë vënë në rrezik indipendencën e Republikës Popullore të Shqipërisë dhe kanë dëmtuar rëndë interesat ekonomike të vendit tonë në favor të klikës nacionaliste-trockiste jugosllave. I pandehuri Koçi Xoxe, duke folur për platformën politike të imponuar prej tij dhe klikës trockiste jugosllave, në seancën e parë të gjykimit ka thënë: “Qëllimi i jugosllavëve ishte atje ku doli, të popullarizonim më shumë Jugosllavinë dhe të shkëpusnim Shqipërinë nga Bashkimi Sovjetik, nga kampi demokratik dhe përfundimisht të arrinin në kolonizimin e Shqipërisë”.
Dhe më poshtë, Koçi Xoxe duke folur për marrëveshjen ekonomike me Jugosllavinë, thotë: “Konventa ekonomike, koordinimi i planeve, parifikimi i monedhës, unifikimi i çmimeve, marrëveshja për bashkimin doganor që u bë në dhjetor të vitit 1947, janë marrëveshje të bëra në baza shfrytëzimi në dëm të ekonomisë së vendit dhe konditat që jugosllavët i imponuan Shqipërisë, e vunë ekonominë nën kontrollin e tyre. Industrializimi i vendit do të bëhej më pak se sa duhej dhe do të bëhej në masën që donin jugosllavët. Ata donin që në Shqipëri të prodhoheshin lëndë të para për ata, si pambuk e të tjera, kurse bukën thoshin se do na e siguronin jugosllavët. Qëllimi i tyre ka qenë që Shqipëria të jetë një apendisë e Jugosllavisë. Projekt-Plani pesëvjeçar i Shqipërisë ishte ndryshe dhe nuk i bindej të gjitha atyre që shoshnin jugosllavët. Jugosllavët, në akuzën e tyre, projektin e planit pesëvjeçar e quanin autarkik. Plenumi i VIII-të pranoi vijën e bashkëpunimit më të ngushtë me jugosllavët si në lëmin ekonomik dhe në ushtri për të arritur puna në Federatë ose Konfederatë. Parifikimi i monedhës ka dëmtuar lekun, unifikimi i çmimeve ka qenë gjithashtu në fitim të jugosllavëve dhe në disfavorin e Shqipërisë. Bashkimi doganor, në fillim u vu në jetë dhe jugosllavët filluan të plaçkitnin tregun dhe qeveria shqiptare u detyrua të bëjë protestë për këtë sepse u zhduk plaçka dhe u mbush vendi me dinarë. Komisioni i Koordinimit të planeve u krijua në fillim të vitit 1947 dhe qëllimi ka qenë që të krijonin jugosllavët një qeveri ekonomike…”
Duke folur për shoqëritë e përbashkëta, Koçi Xoxe thotë: “Në formën e shoqërive të përbashkëta, Shqipëria do t’i vinte kapitalet version të barabartë me jugosllavët. Por ata, megjithëse premtuan, nuk vunë kapital sa qeveria jonë. Këtë unë e dija”. Po i pandehuri Koçi Xoxe, duke folur për të gjitha këto në Kongresin e I-rë të Partisë Komuniste të Shqipërisë, ka thënë midis të tjerave edhe këto: “Unë i kam shërbyer besnikërisht vijës së trockistëve jugosllavë”.
Kështu, banda trockiste-nacionaliste e Titos, e mbështetur tek Koçi Xoxe e Pandi Kristo dhe duke përfituar nga mirëbesimi i popullit tonë, i cili kishte luftuar së bashku me popujt e Jugosllavisë në luftën çlirimtare të popujve të udhëhequr nga Bashkimi i Madh Sovjetik, duke u mbështetur në flamurin e internacionalizmit proletar nën maskën e komunizmit, nën maskën e mikut të Bashkimit Sovjetik dhe kampit të socializmit në botë, veproi me këmbëngulje dhe në mënyrë djallëzore për ta bërë Shqipërinë një aneks ekonomik të Jugosllavisë dhe në fund, për ta zhdukur atë si shtet indipendent dhe sovran.
Veprimtaria antishqiptare e antikonstitucionale vazhdohet nga të pandehurit Koçi Xoxe e Pandi Kristo po me atë vendosmëri, edhe pas ardhjes së letrave të Partisë Bolshevike, drejtuar Partisë Komuniste Jugosllave. Ata, prapa shpinës së udhëheqjes bisedojnë dhe saktësojnë qëndrimet e tyre të përbashkëta, me qëllim që të mbulojnë zbulimin e aktivitetit armiqësor të tyre në dëm të popullit tonë dhe për interesat e klikës nacionaliste të Beogradit. Ja si deponon para hetuesisë i pandehuri Pandi Kristo: “Kur letrat e Partisë Bolshevike ishin dërguar për të dytën herë, Koçi Xoxe më tha se veçanërisht nga Byroja, gabimet janë aq të mëdha… Duke thënë se Enver Hoxha goditi me forcë gabimet tona për të na goditur ne, donte të zvogëlonte përgjegjësinë e tij dhe të më përgatiste edhe mua të pranoja tezën e tij sepse edhe unë kisha bërë gabime…” (Faqe 11-12 e procesit)
Veprimtaria kriminale e grupit trockist, në periudhën gjashtë vjeçare, është zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me klikën trockiste të Beogradit në shumë drejtime, ku kanë bashkëpunuar edhe të pandehurit e tjerë Vaskë Koleci, Nuri Huta e Vango Mitrojorgji, si anëtarë aktivë të grupit në sektorët e punës së tyre.
Nga rrjedhimi i gjykimit, nga pohimi i të pandehurve, nga provat materiale dhe me shkresë, nga deponimet e dëshmitarëve dhe nga deponimet e dëshmitarëve, u vërtetua se grupi trockist i Koçi Xoxes, për t’ia arritur qëllimit final, që ishte marrja e pushtetit me dhunë të ushtrisë, ndarjen e ofiqeve me rëndësi në aparatin shtetëror, avancimin pa vend në poste të ndryshme të personave që grupi mendonte se ishin të predispozuar në momente të volitshme të realizonte politikën e tij kriminale, goditjen sistematike të kuadrove të vjetër e të sprovuar në luftë, suprimimin moral dhe fizik të udhëheqësve, arrestime, vrasje e internime të paligjshme, si dhe tortura me qëllim të shkëpusnin masat nga pushteti popullor, dhënien e sekreteve shtetërore agjentëve trockistë jugosllavë në sektorë të ndryshëm ekonomikë të vendit tonë, zhvillimin e agjitacionit dhe të propagandës në favor të klikës trockiste të Titos, etj…
I pandehuri Koçi Xoxe, duke abuzuar me funksionet e tij se Sekretar Organizativ i Partisë Komuniste Shqiptare, Ministër i Brendshëm, Nën-Kryeministër, etj., me anë të Pandi Kristos, si Kryetar i komisionit të Kontrollit të Shtetit dhe Kryetar i Komisionit për organizimin dhe ngritjen e pushtetit pranë Kryeministrisë, me anë të ndihmësministrave dhe Komitetit të Partisë të dikastereve, me anë të organeve të Sigurimit të Shtetit, të Aparatit të Komitetit Central, të Drejtorisë Politike dhe të Personelit të Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare, si dhe me anë të shumë personave kyç në dikastere, kishte spostuar drejtimin e shtetit, gjë që e lehtësonte suprimimin e udhëheqjes dhe transformimin e shtetit popullor demokratik në një shtet policor. Prandaj, prapa shpine, të pandehurit Koçi Xoxe e Pandi Kristo përflisnin, ashtu si dhe në Berat, se Kryetari i Këshillit të Ministrave Enver Hoxha, mbeti në udhëheqje të shtetit si oportunist politik.
I pandehuri Koçi Xoxe, si Ministër i Punëve të Brendshme nuk mjaftohej vetëm me funksionet e kompetencës së tij por ndërhynte edhe në shumë punë të tjera që nuk i takonin, kontrollonte të gjithë aparatin shtetëror në mënyrë policore, mbante korrespondencë personale me Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës Popullore Federative Jugosllave Tankoviç, jo me kanalin e Ministrisë sonë të Jashtme por direkt dhe për çështje që nuk i përkisnin dikasterit të Brendshëm. Për këtë punë ai kishte dërguar si ndërlidhës personal në Beograd të pandehurin Nuri Huta, i cili, përpara gjyqit, midis të tjerave ka deklaruar: “Unë, kur isha në Beograd kam intervenuar për çështjen e grurit, megjithëse nuk ishte puna ime, kam biseduar me gjeneralin Terziç për çështje ushtarake të Kosovës, etj… Më vonë ka ardhur Hysni Kapo atje në Beograd si Ministër Fuqiplotë, por dhe kur ishte Hysniu atje, unë kam biseduar për punë që duhej të bëheshin me anën e përfaqësuesit diplomatik. (Procesi gjyqësor, faqe 48).
Drejtimi personal i të pandehurit Koçi Xoxe zhvillohet në sektorë të ndryshëm, në pushtet, Parti, ushtri, ekonomi, etj., ku ai ka ndërhyrë për të shtënë në dorë pozita kyçe. Grupi trockist, nëpërmjet politikës së kuadrit që bënte Koçi Xoxe, avanconte në ofiqe me rëndësi shtetërore njerëz që kujtonte se do t’i shërbenin qëllimit të tij. Ja si kanë dëshmuar për situatën në ushtri, si pasojë e diktatit dhe urdhrave të të pandehurit Koçi Xoxe: “Në ushtri krijohen lidhje jo të rregullta dhe forma organizimi jo të drejta, për të bërë spostimin e drejtimit të ushtrisë nga Komandanti i Përgjithshëm në duart e Koçi Xoxes dhe njerëzve të tij. Deri për gradime ose leje për ushtarakët, me qarkore të të pandehurit Koçi Xoxe ishte urdhëruar që të merrej pëlqimi i oficerit të Sigurimit”. Ja çfarë thuhet mes të tjerave në qarkoren e firmosur nga Koçi Xoxe: “Po bëhen shkelje të dispozitave të dhëna… Bëhen gradime në ushtri pa ditur oficeri i Sigurimit…, u jepet leje ushtarakëve pa njoftuar oficerin e Sigurimit”. (Qarkore nr. 231, datë 22.V.1947). Në pushtet, asnjë nëpunës nuk mund të emërohej, sado i vogël të ishte, pa pëlqimin e organeve të Sigurimit.
Të gjitha këto bëheshin me qëllim për të krijuar kondita më të favorshme për realizimin e planit të fundit kriminal të grupit trockist, që ishte suprimimi i udhëheqjes shtetërore, marrja e pushtetit dhe dorëzimi i Republikës Popullore, klikës kundër revolucionare të Beogradit.
Eliminimi i udhëheqjes përbën pjesën më me rëndësi të planit të grupit trockist të kryesuar nga Koçi Xoxe. Ekzistenca dhe realizimi i pjesshëm i këtij plani u provua nga deponimet e dëshmitarëve dhe të shpjegimtarëve, nga pohimet dhe atribuimet e të pandehurve, me provat me shkresë që u paraqitën dhe nga i tërë rrjedhimi i gjyqit. Faktet që vërtetojnë planin për suprimimin e udhëheqjes janë survejimet sistematike dhe censurimi i korrespondencës së udhëheqësve, hapja e dosjeve për ta në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit me informata të ndryshme, marrja e materialit kompromentues të nxjerrë nga pyetjet sugjestive të shoqëruara me tortura të bëra të burgosurve dhe armiqve të popullit, dërgimi i letrave kompromentuese dhe provokuese udhëheqësve nga agjenturat e jashtme, deklaratat dhe proceset false, krijimi i një atmosfere intrigash shpifjesh e denigrimi rreth udhëheqësve të shtetit për t’i diskredituar e kompromentuar dhe për të humbur simpatinë dhe dashurinë e masave, në përgjithësi, goditja politike që i bëhej udhëheqjes duke filluar që nga qershori i vitit 1943 dhe spostimet në vendet e ndryshme të pushtetit dhe ushtrisë.
Për survejimin e udhëheqësve ka bërë fjalë në gjyq i pandehuri Koçi Xoxe(faqe 4 e procesit gjyqësor) dhe i pandehuri Vaskë Koleci. Ky, ekzekutori i të gjitha urdhrave ilegalë dhe kriminalë të organizatorit të grupit, po në atë seancë gjyqësore ka thënë: “Ata të Presidiumit janë vënë nën survejim në prill të vitit 1947, kur përpunohej grupi i deputetëve. Domethënë, kur ata survejoheshin dhe këtë Koçi Xoxe na e ka thënë në shtëpinë e tij. Për anëtarët e qeverisë, e ka shtruar që në vitin 1946 që të shikoheshin nëpërmjet policëve që u ishin dërguar si roje. Në këtë rast, u ngrit sektori i Sigurimit të Udhëheqjes dhe u vunë nën survejim shokë udhëheqës të ndryshëm që në vitin 1946 dhe për të gjitha këta, në Ministrinë e Brendshme vinin informata”. (Procesi gjyqësor, faqe 24)
(Vijon nga numri i kaluar)
Përgatiti: Kujtim Boriçi
NESËR DO TË LEXONI
-Vazhdimin e vendimit për të pandehurit Koçi Xoxe, Pandi Kristo, Vaskë Koleci, Vango Mitrojorgji e Nuri Huta. Provat për hapjen e dosjeve për Enver Hoxhën e udhëheqës të tjerë nga Koçi Xoxe, me qëllim eliminimin e goditjen e tyre.
-Provat e fajësisë të të pandehurve për kontrollin e korrespondencës së udhëheqjes dhe dëshmitë kompromentuese që u merreshin të dënuarve me vdekje për implikimin e funksionarëve të lartë të shtetit.
-Provat e fajësisë të të dënuarve për skenarin jugosllav të sabotimeve ekonomike në Shqipëri dhe roli armiqësor i grupit armiqësor të Xoxes në këtë drejtim.
Ky Koci Xoxja mos donte ta eliminonte Enverin njesoj si B. Balluku? Eliminime keto qe kane egzistuar vetem ne mendjen e Enverit. Te dy ata kane patur nje gabim te madh: “E kane dashur dhe besuar Enverin me shume se vehten e tyre”.
Sa i “mençur” qenke more Vasil!
Po ti qenke “lexues” i mendimeve të njerëzve…
Qysh nuk e paskan pas ditur, këta dy që të këshillohen me ty, para se te përfundonin aty ku edhe përfunduan. Sa burra të mirë kanë qenë ata, me siguri do të merrnin me vete. Do të përfitoje shumë, me emrin tënd do të emërtohej ndonjë rrugë në Kralevën çetnike, siç janë emërtuar me emrin e atyre që t’u paskan dhembur aq shumë…..
Po ti Perparim qenke si Enveri, nuk te dhimbet te maresh jete njerzish . Une nuk kam as lidhje e as nostalgji per asnje ish udheheqes te Partise e shtetit komunist por eshte e rendesishme qe pikat te vihen mbi “i” dhe te pranohet, qe Xoxja, Balluku, Shehu, Hasbiu nuk kane qene armiq te E. Hoxhes por vegla te bindura te tij qe pasi i shtrydhi mire e mire ca i vrau e ca i vetevrau. Njeriu vritet per krime te provura, jo per fanatzira ne koken e “udheheqesit”.
Lumë shoqëria që ka mendje ndritur si Vasili. Sikur të kishte qene shoqërues i Koçi Xoxes edhe mund ta pranojmë nostalgjinë tende. E ku e di ti z. Vasil se si janë zhvilluar ngjarjet në vitin 1948, apo kërkon të justifikosh ndërhyrjen jugosllave dhe qëllimin e tyre për të pushtuar Shqipërinë. A nuk të mjaftojn masakrat e Millosheviçit në Kosovë për të qene më i qarte. Lere gazetarin rehat se ai me ate pune ushqehet.
Une i kam lexuar me vemendje te gjithe artikujt per gjyqin e K. Xoxes dhe arrita ne perfundim se gjyqi i tij qe formal. Nuk u provua le te themi se K. Xoxja firmosi nje dokument qe aprovonte dislokimin a trupave jugosllave ne Korce apo prova te tjera te tilla. Nuk mund te quhet serioz nje gjyq ku mbrojtes nuk i lejohet te paraqese deshmimtaret e vet. Mund te me thuash ti ose Perparimi ne se ky gjyq nuk ishte formal apo jo, ne vend qe te kualifikoni aftesite e mia intelektuale, e cila pa dashur t’u fyej eshte pune njerzish me paaftesi intelektuale per te gjykuar problemin. C’lidhje ka Milloshevici me Xoxen, nuk arrij ta kuptoj? Une nuk e pengoj gazetarin, une i pelqej keto shkrime.
Koci Xoxe, nje puntor i thjeshte me origjine nga Llerin(Follorine) e Maqedonise se Egjeut,me kombesi arumune(vlleh), ne Korce ka punuar puntor i thjeshte . Ka kontribute gjate luftes,per te cilat u vleresua me detyra te larta. Nuk vepronte pa dijenine e Enverit. Enveri ka qene me pro Titist se te gjithe te tjeret, por kur erdhi momenti i perzgjedhjes midis Titos dhe Stalinit, zgjodhi kete te fundit ,duke ja faturuar gjithe fajet Kocit, pra me nje fjale ky ishte “koke turku”.
Me kete platforme pune kane punuar komunistet gjithe jeten qe nga qendra deri tek baza.
Jo nga thua ti,por nga Negovani e nuk ka te beje me Vllenjte por puro Kaurr llagap qe na i futi Turku!I krishtere Ortodoks ne Negovan nuk ka pasur ndonjehere Vllenj!
Kujt i plas bytha per Xoxen! C’flisni kot edhe ju?! Lufte per pushtet ishte: ne mos njeri-tjeteri do fitonte dhe po te paste fituar Xoxe jo sot do thonit te njejtat gjera per Enverin. Nese do kritikonit atehere njihni programet e secilit dhe beni llogariane se kush do ishte me pak i keqi. Nje dileme nuk qendron ne zgjedhjen midis te mires dhe te keqes; drejtes ose te gabuares, apo te moralshmes dhe te jo-moralshmes. Keto jane thjeshte zgjdhje. Dilema eshte kur ndeshesh perpara te keqes dhe katastrofikes, dhe kete rast, Enveri, per ate kohe, ishte zgjidhja me e pershtatshme, meqenese ishte o ai o Xoxe. Ne hale te gomareve vafte Xoxja dhe gjithe ata si ai!
Edhe nje gje tjeter. Njerezit perhere jane vrare dhe jane perhere vecse nje komoditet i thjeshte per “qellimet” e medha, pavaresisht si si perkufizohen keto “qellime.” Qofte komunizmi, qofte nacionalizmi, qoftshin ideologji apo praktika politike nuk kane monopol mbi vrasje, abuzime, ap cdo lloj gjeje tjter te keqe. Qellimi i PKSh dhe i Enverit nuk ishte thjesht te “vrasim njerzez” sepse keshtu na teket ne te bejme. E keni vrare mendjen ndonjehere, se c’fare funksioni i vune vetes njerezit e PKSh-se dhe pse e ndoqen kete rruge? Gjeni njehere “pse-ne,” e keshtu me rradhe dhe pastaj formoni opinione. Ata njerez, mire a keq, te moralshem apo te pa-moralshem, gjapires apo reformatore (pak rendesi ka) ishin produkte te nje kohe historike qe duhet pare si e tille. Cilat ishin kohet ne te cilen ata vepronin? Pse zgjodhen rrugen e ketij veprimi? Pse pikerisht keta njerez, studente dhe te rinj te tjtere, ju futen telasheve ne nje kohe qe komunizmi ne Shqiprei jo vetem s’njihesh por dhe njeri s’e cante bythen per te? Cfare shpresonin keta te arrinin duke ju kundervene sistemit politik ekizstues dhe fuqive te tjera (Balli, Legaliteti, Italia, Gjermania dhe mbas clirimit Yugoslavia) qe ne fund te fundit, po te ishte thjesht nga ana e forces, mund ti shtypnin si mushkonje! Kush do ti futet belase dhe pse?