Ekskluzive / Seanca e XIII e gjyqit, datë 10.06.1949, vendimi i Trupit Gjykues për të pandehurit Koçi Xoxe, Pandi Kristo, Vango Mitrojorgji, Vaskë Koleci dhe Nuri Huta. Vlerësimi i Gjykatës për shkallën e implikimit të të pandehurve në skenarin e Titos për aneksimin e Shqipërisë në Federatën jugosllave
Frederik Nosi: Skenarin dhe direktivat Koçi i merrte nga Tito e Rankoviçi, ndërsa detajet në përputhje me situatat, ai dhe bashkëpunëtorët e tij i merrnin nga emisarët e Beogradit Svetozar Vukmanoviç, Velo Stojniç, Jorgjia Gjergja, Sava Zllatiç, Safet Filipoviç, etj.
(Vijon nga numri i kaluar)
Seanca e XIII e gjyqit, zhvilluar më datë 10.06.1949, që vazhdon me leximin e vendimit të Trupit Gjykues për dënimin e të akuzuarve Koçi Xoxe, Pandi Kristo, Vango Mitrojorgji, Vaskë Koleci dhe Nuri Huta… Vendimi vazhdon me vlerësimin e shkallës së fajësisë për implikimin e të pandehurve në skenarin e Titos për aneksimin e Shqipërisë në Federatën jugosllave, mënyrën e zhvillimit të kësaj veprimtarie armiqësore, personat e kontaktit në radhët e diplomatëve e zbuluesve të Beogradit, përvetësimin e pasurisë së popullit nga të pandehurit, etj…
Kryetari(Frederik Nosi): -Vazhdojmë leximin e vendimit të Trupit Gjykues për dënimin e të pandehurve Koçi Xoxe, Pandi Kristo, Vaskë Koleci, Vango Mitrojorgji e Nuri Huta…
U provua gjithashtu se të pandehurit Koçi Xoxe dhe Pandi Kristo kanë përvetësuar, i pari më tepër se 228.000 lekë nga arka e Komitetit Central dhe Drejtoria e Sigurimit të Shtetit dhe i dyti 138.856 lekë nga arka e Komitetit Central. Ky faj përbën shkeljen e nenit 5, nr. 6 të Ligjit mbi mbrojtjen e pasurisë së përbashkët të popullit dhe të asaj që ndodhet në administrimin e shtetit.
Veprimtaria kriminale e të pandehurve parashikohet nga Ligji për fajet kundër popullit dhe shtetit dhe në mënyrë të veçantë nga nenet 5 e 8 të këtij ligji. Në kryerjen e këtyre fajeve, të pandehurit kanë vepruar në formë grupi në kuptimin e nenit 27 të Kodit penal, i cili ka pasur një plan të paracaktuar dhe të sajuar prej iniciatorit dhe organizatorit të grupit, të pandehurit Koçi Xoxe mbi platformën dhe në bashkëpunim me klikën trockiste nacionaliste të Titos dhe emisarëve të saj në Jugosllavi, Svetozar Vukmanoviç, Velo Stojniç, Jorgjia Gjergja, Sava Zllatiç, Safet Filipoviç, etj, për të marrë me dhunë pushtetin shtetëror të Republikës Popullore të Shqipërisë dhe pët t’ia aneksuar pastaj Shqipërinë Jugosllavisë.
Në këtë mënyrë, Këshilli Gjyqësor Penal i Gjykatës së Lartë pranon se:
1)- Koçi Xoxe, si iniciator dhe organizator i grupit trockist në vendin tonë, është përgjegjës personalisht për veprimtarinë kriminale të grupit. Ai ka kryer një sërë veprash për të suprimuar moralisht dhe fizikisht Udhëheqës të Pushtetit dhe të Ushtrisë dhe për të marrë në dorë me dhunë pushtetin shtetëror.
Koçi Xoxe ka vënë në rrezik organizimin shtetëror, pasimet demokratike, sigurimin e jashtëm, indipendencën ekonomike dhe politike të Republikës Popullore të Shqipërisë, ka urdhëruar dhe ka kryer arrestime, vrasje dhe internime të paligjshme si dhe tortura kundër shtetasve, ka bërë propagandë dhe agjitacion në favor të klikës trockiste të Titos, ka ndihmuar dhe përkrahur ndërhyrjet e grupit trockist të Titos në punët e brendshme të vendit tonë… Koçi Xoxe ka urdhëruar që informata dhe dokumente sekrete të shtetit tonë t’i dorëzohen agjentëve jugosllavë.
Gjithashtu, Koçi Xoxe është përgjegjës penalisht se ka përvetësuar më tepër se 228.000 lekë nga arka e Partisë dhe e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe kështu ka konsumuar fajet e parashikuar prej neneve 2,3, nr. 1,2,9 e 10 dhe nenit 8 të Ligjit mbi fajet penale kundër popullit e shtetit, si dhe nenit 5, nr. 6 të Ligjit mbi mbrojtjen e pasurisë së përbashkët dhe të pasurisë që është nën administrimin e shtetit.
2)- Pandi Kristo, si anëtar aktiv i grupit dhe që ka mbështetur me koshiencë iniciatorin dhe organizatorin e grupit, të pandehurin Koçi Xoxe, është përgjegjës penalisht se ka bërë vepra përgatitore për të rrëzuar me dhunë pushtetin shtetëror, ka bërë vepra që dëmtojnë fuqinë ekonomike të shtetit, ka vënë në rrezik pavarësinë dhe integritetin tokësor të Republikës Popullore të Shqipërisë.
Pandi Kristo, ka bërë agjitacion e propagandë në favor të klikës trockiste të Titos, ka ndihmuar dhe ka përkrahur ndërhyrjen e grupit trockist të Titos në punët e brendshme të vendit tonë.
Gjithashtu, Pandi Kristo është përgjegjës penalisht se ka përvetësuar 138.856 lekë nga arka e Partisë dhe kështu, ka konsumuar fajet e parashikuara prej neneve 2 e 5, nr. 5, 2 e 9 dhe të nenit 8 të Ligjit mbi fajet penale kundër popullit e shtetit.
3)- Vaskë Koleci, si anëtar aktiv i grupit, është përgjegjës penalisht
se ka punuar me ndërgjegje për zbatimin e planit të grupit, ka përvetësuar të gjitha metodat trockiste dhe i ka futur këto në Sigurimin e Shtetit, ka ndihmuar në kryerjen e veprave përgatitore për të rrëzuar me dhunë organizimin shtetëror të Republikës Popullore të Shqipërisë.
Vaskë Koleci, ka urdhëruar dhe ka kryer arrestime të paligjshme, tortura dhe vrasje kundër shtetasve, ka bashkëpunuar për suprimimin moral dhe fizik të Udhëheqësve të Pushtetit dhe të Ushtrisë, ka dhënë informata të sekretit shtetëror agjentëve jugosllavë dhe kështu ka konsumuar fajet e parashikuar prej neneve 2 e 3 nr. 1, 2 e 10 të Ligjit mbi fajet penale kundër popullit e Shtetit.
4)- Nuri Huta, si anëtar aktiv i grupit dhe agjent direkt në shërbim të trockistëve jugosllavë, është përgjegjës penalisht se ka punuar për të vënë në rrezik organizimin shtetëror, parimet demokratike, sigurimin e jashtëm, indipendencën e Republikës Popullore të Shqipërisë.
Nuri Huta ka agjituar dhe propaganduar me koshiencë në shtyp dhe me fjalime për platformën e grupit nacionalist trockist të Titos dhe se në Komisionin e Agjit-Prop-it të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Shqipërisë, ka luftuar për futjen e kësaj platforme… Dhe kështu, ka konsumuar fajet e parashikuara nga nenet 2, 3 e 8 të Ligjit mbi fajet penale kundër popullit dhe shtetit.
5)- Vango Mitrojorgji, si anëtar i grupit dhe që ka zbatuar me ndërgjegje urdhrat dhe direktivat e të pandehurve Koçi Xoxe e Vaskë Koleci, direkt vetë ose me anë të inferiorëve të tij (vartësve), është përgjegjës penalisht dhe ka ndihmuar në kryerjen e veprave për rrëzimin me dhunë të organizimit shtetëror…
Vango Mitrojorgji ka urdhëruar dhe ka kryer arrestime të paligjshme, ka bërë tortura kundër shtetasve, ka bashkëpunuar për suprimimin moral dhe fizik të Udhëheqësve të Pushtetit dhe të Ushtrisë, ka dhënë informata të sekretit të shtetit agjentëve jugosllavë dhe kështu ka konsumuar fajet e parashikuara në nenet 2 e 3, nr. 1, 2 e 10 të Ligjit mbi fajet penale kundër popullit e shtetit.
(Vijon nesër)
Udhëheqës dhe ushtarakë shqiptar të dekoruar nga Jugosllavia më 26.06.1946
-Enver Hoxha (‘Hero Kombëtar’)
-Ministri i Ekonomisë, Nako Spiro
-Gjeneral-Major Bedri Spahiu
-Gjeneral-Major Myslim Peza
-Ministri i Drejtësisë, Manol Konomi
-Ministri Fuqiplotë në Beograd, Hysni Kapo
-Kolonel Manush Myftiu
-Kolonel Nesti Kerenxhi
-Nënkolonel Vasil Konomi
-Major Ferit Hado
-Sadik Bekteshin, shef i kabinetit të Kryeministrit
-Kapiten Shpend Dega
-Këshilltari Sofo Çomorra
-Sekretari i Legatës, Vasil Nathanaili
-Drejtorin e Protokollit Sterio Gjokoreci
-Toger Vangjel Rrëmbeci
-Nëntoger Halim Zaus
-Kolonel Gjin Marku,
-Kolonel Tahir Kadareja
-Kolonel Beqir Balluku
-Nënkolonel Pëllumb Dishnica
-Nënkolonel Rrahman Perllaku
-Nënkolonel Teki Kolaneci
-Nënkolonel Arif Hasko
-Nënkolonel Gafur Çuçi
-Nënkolonel Gjeli Argjiri
-Nënkolonel Panajot Plaku
-Nënkolonel Riza Kodheli
-Major Vango Mitrojorgji
-Major Vaskë Koleci
-Major Zoi Themeli
-Major Iljaz Ahmeti
-Major Sali Ormëni
-Major Teme Sejko
-Kapiten Myslym Keta
-Kolonel Shefqet Peçi,
-Kolonel Hito Çako
-Major Kadri Hazbiu etj…
NESËR DO TË LEXONI:
-Vazhdimin e vendimit për të pandehurit Koçi Xoxe, Pandi Kristo, Vaskë Koleci, Vango Mitrojorgji e Nuri Huta. Provat dhe vendimi i Gjykatës për dënimin e Koçi Xoxes me ‘Vdekje me pushkatim’.
-Provat dhe vendimi i Gjykatës për dënimin e të pandehurit Pandi Kristo me 20 vite heqje lirie dhe të pandehurin Vaskë Koleci me 15 vite heqje lirie.
-Provat dhe vendimi përfundimtar i Gjykatës për dënimin e të pandehurit Nuri Huta me 10 vjet privim lirie dhe të pandehurit Vango Mitrojorgji me 5 vite burg.

Po K. Xoxja nuk paska qene dekoruar nga Jugosllavet, ndersa Enverin a kishin shpallur Hero Kombetar. S’ka nevoje me per komente.
Koço Xoxin vet enver qeni e qonte me ba dallavere dhe ne greqi e qoi me krijue konfederaten jugosllave.
Ndersa sa per derektiva qe i paska marr Koçoja ne Milladin Popoviqi e Svetozar Markoviqi kofshin genjeshtra dhe na rroft prapanicen ky gazetar i pordhave.
Po Nexhmije Hoxha eshte gjall ende e poshterta,e cila me ta ka qen e lidhur ma shume se me Enver qenin.Enver qeni ne pushtet erdhi fale ketyre dy shkive.Lexoni letrat origjinale te Nexhmies dhe ketyre dy shkive se çka kan fole..I keni ne liberin “Mardhenjet jugosllavo shqiptare”.enver qeni eshte ai qe ka kundershtue kosoven dhe viset tjera.Salo Svetozarin e ka thirr me qellim qe masa mos ti marri vesh dallaveret e tyre Salon Nexhmija e ka pase shoke te jetes e dine shume mire kjo e veje.Jemi nje popull genjeshtar,shkerdhaq,tradhetar,i pa moralshem dhe punet qe dikush ua perfundon ,ne fund ja futni kungjin dhe thoni se ne i perfunduam e jo ju.Sali Berisha tani Sala i Nexhmijes (Mugosha) ne amerike paska nenshkrue qe edhe shqiperia ti bashkohet serbise.Pasha kungjin vertete nuk eshte per tju besue ma shqiptareve.Vete shqiptaret jan dallavergjinje e pastaj ja lan kinse serbia nuk po na jep liri bashk me evropen shtrige.Me thane na lypim shkerdhav nanat po dalin krymbat e keshtu perhere po ja dalin fitoreve.
U pa edhe lufta e fundit ne Kosove,Maqedoni e ne Lugine.E nisen luften per bashkim e na qiven nanen edhe te vdekurit.Kosoven e coptuan ma zi,Iliriden e shtini Aili qen ahmeti prape nen sllav .Edhe lugines Musli qeni ja rrasi dhe kush zanin nuk e qel mi thene na qive nanen e ta shkerdhefshim nanen me plume ne koke.Por Avni Rrustema ska pas as qe ka me pas.Sepse kurr tradhetaret nuk jan vrare.Esat pasha ne pariz e zogu ne shqiperi paska mujt me shit shqiperin ja rrofshit hordhet ju shpiuna.Keni sens qe tradhetirat e juaja tja mveshni atij qe nuk bene za.Dhe ma e keqja eshte se ai qe e tregon te verteten e tradhetareve e shpallin tradhetar keta servilat e shkaut.Serbija kurr nuk kishte ndejt ne viset shqiptare pa ndihmen e ketyre enveristave,e titistave qe shiten si te burgosur politike.
O Vasil Ziu!
Me dokrra nuk mbrohet Koci yt o mavri!
Po ai me dokrra u denua o shoku Dhori. Per miresjellje epitetet qe ju vesh te tjereve futi ne “xhep”.
Historikisht Shqiperia ka nje problem te madh identiteti,qe edhe ne kohen e sotme historianet ngulmojn te thon te verteten?
Keto probleme dikush i percon ne mendje,por kan frike te shpallen te hapur dhe pa doreza?
Korca,Pogradeci Kolonja,Permeti,e shum qyteza te tjera ne jug kan nje prejardhje Historike e Identiteti,qe veshtir te kuptohesh me shum e shum Shqiptare te nje kulture te ardhur nga nje vend tjeter,si Turqia perandoria Osmane dikur!
Ne toponimet e ngelura ne keto pjese jugore,kemi te bejme me Themele te ngelura nga Patriarkalia e Ohrid me Car Dushanin te viteve 1170 dhe me pjesen e Moraves se pjeses se lindjes se Serbise,ku dhe emertimet e vargmaleve te pjeses juglindore quhen te njejtin emer Morava!
Nje ide e Federates ose e Konfederates nuk ka qen ide e keqe,per shum arsey politike e ekonomike,qe fundja fundit Korcaret me Themistokli Germenjin kan aritur ta shpallin kete pjes Republike ne vitet 1916?
Dikush Serbet i ben Armiq,dikush tjeter abstonon,per dike tjeter jane miq,bile nga me te vjetrit ne kete rajon!
Fashti Negovan,ku lindi Koci Xoxe,por edhe patriote te kohes si Papa Kristo Negovani ka nje simbol ky toponim me kete emertim Sllav?
Kete Tito dhe Xoxe e kan ditur se me cfar identite Kulturor kan pasur te bejne,pavarsisht se nuk jan shprehur,per hir te komunizmit,ku flitet per barazi!
Jemi ne nje sistem Kapitalist dhe se kush kerkon te perfitoje nga ngacmimet nacionale,qe u perfshin ne levizjet demokratike,por natyrish pa prekur kornizen ne emrin Shqiperi?
o ti Beni emertimet nuk jane fakte dhe aq te forta per te percaktuar origjinen e nje populli.Ne Athine lagjet me te vjetra kane emra shqiptare si psh. Spata,Plaka,LLuca,Keneta etj por kjo nuk do te thote qe kufinjte e Shqiperise dikur kane qene deri ne Athine.
Se kush e paska ‘udhezuar’ shqiperine 60 vite , tani po shifet qarte : pazarxhi zarzavatesh e dylbera (enver hoxha), teneqexhi (xoxe), trima pelash (peza), bythaxhi (shehu) ….shkurt mut mbi mut!
Po, ore Vasil, koco xoxe e bani pazar shqiperine per republike te 7 te jugoslavise?edini pse?
Vasilo: se pate pyet stalini enverin, ashu kot..se cfar feje eshte ky xoxe!
Ja nje e vertete shkruar nga Bedri Spahiu:
” Në Nëntor të 1944, në Pleniumin e Beratit u propozua që Sejfulla Malëhova, Tuk Jakova dhe unë të hynim në Byronë Poltike. U bënë shumë debate, të gjithë ju kthyen Enver Hoxhës. Ai e pa veten keq dhe ngrihet e thotë:”Po, është e vërtetë, unë nuk jam i aftë për këtë detyrë.Jam dakort që Shqipëria të bëhet Republika e shtatë e dhe Titua sekretar i parë i saj”. Menjëherë Koçi Xoxe ngrihet me vrull dhe thotë:”Ç’na thua kështu? Partia jonë është e pavarur. Ç’do Titua këtu?!”
Dhe më poshtë, pas analizave të thella Bedri Spahiu vazhdon:
“Doktrina monolitike e Komunizmit të kohës së Stalinit u dekompozua. Sekretarët e parë te partive komuniste u bënë të gjithë doktrinarë. Seicili ndoqi rrugën e vet për ndërtimin e asaj që për të ishte Komunizmi. Emri i Komunizmit, si idealitet i njerzve të thjeshtë të botës, u përdhunua dhe për partitë u konservua si një oportunitet politik. Shumë komunistë , të deziluzionuar, braktisën rradhët e partive dhe u persekutuan si “armiq”. Unë bëj pjesë në grupin e atyre që nuk u deziluzionuan për atë që u çmua si katastrofë e Komunizmit. Nuk u deziluzionova falë burgut, i cili më mësoi të lexoj librin e Natyrës dhe të spjegoj ndodhitë historike dhe bashkëkohore me ligjet e përgjithëshme të Natyrës”