(Vijon nga numri i kaluar)
Dëshmitë e vetë të pandehurve Koçi Xoxe e Pandi Kristo lidhur me skenarin jugosllav të Titos për marrjen e pushtetit nga Koçi Xoxe e bashkëpunëtorët e tij nëpërmjet eliminimit të Enver Hoxhës e mbështetësve, janë ndër provat kryesore të vendimit që Kryetari i Gjykatës Frederik Nosi lexon në seancën e XIII të gjyqit, (datë 10.06.1949). “Koçi Xoxe urdhëroi dhe përdori tortura çnjerëzore ndaj të dënuarve me vdekje (para ekzekutimit) për dëshmi kundër Enver Hoxhës. Vetë i pandehuri Xoxe ka shkuar nëpër burgje për të nxjerrë materiale kompromentuese për udhëheqësit, nga armiqtë e popullit si Salim Kokolari, Anthim Konomi. Këto dëshmi futeshin në dosje e përdoreshin për eleminimin e Enverit e bashkëpunëtorëve…” – thuhet mes të tjerave në vendimin që lexon Prokurori Frederik Nosi në këtë seancë…
Kryetari(Frederik Nosi): -Vazhdojmë seancën e XIII të gjyqit kundër të pandehurve Koçi Xoxe, Pandi Kristo, Vango Mitrojorgji, Vaskë Koleci dhe Nuri Huta. Po vazhdoj leximin e vendimit…
Koçi Xoxe e të pandehurit e tjerë, kishin hapur dosje, survejonin e kontrollonin për presion e eliminim, udhëheqësit e vendit… Këto informata, sipas deponimeve e provave që kemi, i shkonin Koçi Xoxes. “Të gjitha informatat që vinin për udhëheqësit nga Sigurimi, i shkonin të gjitha Koçi Xoxes”, ka thënë i pandehuri Vaskë Koleci. (Faqe 56 e procesit gjyqësor). Dhe një dëshmitar tjetër ka deponuar: “Për personalitetet udhëheqëse, pa urdhër të Ministrit(Koçi Xoxes) nuk mund të hapeshin dosje dhe gjithë materiali informativ që vinte për personalitete, duhej t’i njoftohej patjetër Ministrit. Për këtë, i pandehuri Koçi Xoxe insistonte!” (F. 66 e procesit gjyqësor)
Para gjyqit deponuan një sërë shpjegimtarësh armiq të popullit dhe shumë dëshmitarë të liruar nga burgu, se si ata me tortura të vazhdueshme kanë qenë shtrënguar nga njerëzit e dërguar apostafat prej Koçi Xoxes për të bërë deponime kompromentuese për Udhëheqësit, fakte të cilat i kanë vërtetuar edhe dëshmitarët e dërguar nga Koçi Xoxe për të marrë këto deponime. Vetë i pandehuri Koçi Xoxe ka shkuar nëpër burgje për të nxjerrë materiale kompromentuese për udhëheqësit, nga armiqtë e popullit si Salim Kokolari, Anthim Konomi, etj… Për Salim Kokalarin në Durrës, i pandehuri Koçi Xoxe u ka thënë inferiorëve (vartësve) se ky “duhet të dijë për të mëdhejtë”.
Në njërën nga provat me shkresë që u paraqitën në gjyq është shkruar me dorën e vetë të pandehurit Koçi Xoxe, ”Grupi politik që nuk ka aprovuar të paktën politikën tonë” dhe rreshton një sërë emrash Udhëheqësish shtetërorë, për të cilët mbaheshin edhe dosje survejimi në Drejtorinë e Sigurimit.
Censurimi dhe kontrolli i korrespondencës së Udhëheqësve vërtetohet me deponimet e dëshmitarëve Dr. Omer nishani, Dr. Ymer Dishnica, Foni Qirko, Shpend Dega, me një shkresë të seksionit të Sigurimit të qytetit të Shkodrës, me deklaratën e të pandehurit Vaskë Koleci, si dhe me ndodhjen e një pjese të kësaj korrespondence ndër dosjet përkatëse të Udhëheqësve të survejuar.
Në këtë sistem të survejimit policor, i pandehuri Koçi Xoxe ve nën kontrollin e Sigurimit të Shtetit dhe të gjithë Partinë(Qarkoret nr. 05-53 datë 11.VIII. 1947, nr. 05-2093 datë 14.IV-1948).
Me determinimin në vetëvrasjen e Nako Spiros, me goditjen dhe uljen e prestigjit të Kryetarit të Këshillit të Ministrave(Enver Hoxhës), me spostimin në drejtimin e Pushtetit dhe në Ushtri, me mënjanimin e Udhëheqësve me rëndësi dhe funksionarëve e oficerëve të lartë, me avancimin(ngritjen në detyrë) të personave që ai kujtonte se do i shërbenin ose do të aprovonin vijën e tij dhe në fund me Plenumin e VIII, grupi trockist realizoi pjesërisht qëllimin e tij për suprimimin e Udhëheqjes shtetërore.
Grupi trockist është përgjegjës penalisht për fushën e gjerë të arbitrariteteve, shkeljen flagrante të ligjeve të kryera në vendin tonë me anë të vrasjeve, internimeve, burgimeve të paligjshme si dhe torturimin e shtetasve. Platforma e grupit e ekspozuar nga i pandehuri Koçi Xoxe dhe e zbatuar nga anëtarët e tjerë të grupit mbi ligjshmërinë, ka qenë një platformë antikushtetuese. Nën parullën “Ligji më i madh është mbrojtja e Republikës”, shkelej Statuti Themeltar dhe ligjet me rëndësi të shtetit.
Me urdhër direkt të Koçi Xoxes janë përdorur tortura në hetuesi, janë bërë internime, arrestime dhe vrasje të paligjshme. Ai ka tentuar të ndërhyjë arbitrarisht në punën e gjykatave ushtarake. Kjo u provua nga shumë dokumente zyrtare dhe deponime dëshmitarësh dhe të pandehurish. Në seancën e datës 18.5.1949, major Bexhet Mama, ish-Kryetar i Gjykatës së Korçës ka deponuar: “Na është rekomanduar që X.X.-in ta dënonim me vdekje, kurse ne nuk kishim material për dënimin me vdekje. Por ata të Sigurimit na shoshin se Koçi Xoxe insiston për dënimin me vdekje. Megjithatë ne nuk e dënuam”. (Procesi gjyqësor, fq 83). Ndërsa i pandehuri Vaskë Koleci ka thënë: “Ligjshmërinë as që e përfillte fare Koçi Xoxe. Ka qenë parulla e tij ‘Ligji më i madh është mbrojtja e Republikës’. Dhe kjo vërtetohet se janë marrë masa për reprezalje”. (Procesi gjyqësor, fq 118)
I pandehuri Vaskë Koleci dhe më tutje, në këtë seancë gjyqësore (procesi gjyqësor, faq 129) flet rreth operacioneve të spastrimit në Shkodër, Peshkopi, etj dhe torturat që bëheshin me urdhër të Koçi Xoxes. Për arrestimet dhe vrasjet e paligjshme, i pandehuri Vango Mitrojorgji ka thënë para gjyqit: “Në veri janë bërë arrestime dhe ka qenë Vaska atje. Në Peshkopi janë vrarë 10 vetë pa gjyq…” Dhe duke vazhduar më tej për arrestimet e shumta në Veri që u kryen me urdhër të Koçi Xoxes dhe Vaskë Kolecit, edhe pas Rezolucionit të Inform-Byrosë, ai thotë: “Këto arrestime kanë shkaktuar panik dhe kanë përgatitur terrenin e agjentëve jugosllavë duke shkaktuar arratisje në masë”. (Procesi gjyqësor, fq 151).
Në përgjigje të ndërhyrjeve të shumta të Prokurorisë së Përgjithshme për t’i dhënë fund shkeljeve të ligjeve, i pandehuri Koçi Xoxe i ka thënë Vaskë Kolecit: “Të rrinë urtë ata të Prokurorisë se di t’i përplas në ndonjë qoshe që të mos ngrenë kokën kurrë”. Edhe rezistenca që bëhet nga vetë organet e Sigurimit poshtë për shkeljen e ligjeve, mbetet pa përgjigje nga i pandehuri Koçi Xoxe. (Shih shkresën e Seksionit të Sigurimit në Elbasan, nr. 215, datë 1.10.1946, të Peshkopisë me nr. 127, datë 20 nëntor 1946).
Grupi i lartpërmendur ka mbuluar sabotimet e trockistëve jugosllavë në dëm të ekonomisë së vendit tonë dhe i ka fshehur nga udhëheqja e pushtetit shtetëror. Gjithashtu, ata kanë luftuar rezistencën e gjithanshme të njerëzve tanë kundër aktiviteteve sabotuese të emisarëve të Titos, duke përdorur edhe kërcënime kundër atyre që kërkonin të mbronin pasurinë e popullit tonë. Organet e Komisionit të Kontrollit të Shtetit, gjatë punës së tyre, lanë zbuluar sabotimet e ndryshme të disa teknikëve trockistë e reaksionarë jugosllavë dhe kanë vënë në dijeni të pandehurin Pandi Kristo. I pandehuri Pandi Kristo asnjëherë nuk ka urdhëruar marrjen e masave kundër fajtorëve, por raportet e tilla, ose i ka refuzuar ose i ka mbajtur vetë. Ndërsa inferiorët e tij(vartësit) i ka orientuar që t’i mbulojnë këto sabotime duke u thënë ‘mos i shikoni gjërat me sy shovinizmi’.
Për të mposhtur rezistencën e njerëzve të Kontrollit, Pandi Kristo u thoshte këtyre: “Kush mendon se Shqipëria mund të rrojë pa Jugosllavinë, ai është i destinuar të përfundojë në tradhti”. Gjithashtu, edhe të pandehurit Korçi Xoxe, Vaskë Koleci dhe Vango Mitrojorgji, të cilët për shkak të pozicionit të tyre në Ministrinë e Brendshme, kishin aksese në të gjitha raportet e organeve të Sigurimit të Shtetit që vinin nga poshtë për sabotimet e teknikëve trockistë jugosllavë në qendrat e ndryshme të punës, jo vetëm nuk morën ndonjë masë, por as e ngritën zërin për t’u prerë hovin këtyre sabotimeve.
Gjatë zhvillimit të gjyqit u provua se grupi trockist ka vënë në rrezik sigurimin dhe indipendencën e shtetit, duke i hapur derën e Ministrisë së Punëve të Brendshme agjentëve të OZNA-s (më vonë UDB) dhe ka vënë organet e Sigurimit të Republikës Popullore të Shqipërisë në dispozicion të Rankoviçit(Ministër i Brendshëm i Titos) në Beograd dhe të Safet Filipoviçit në Tiranë.
Agjenti i UDB-së Safet Filipoviç, me urdhër të Koçi Xoxes dispononte materialet sekrete të Drejtorisë së Sigurimit. “Informatat -thotë Vango Mitrojorgji para gjyqit – ja çonim Ndihmës-Ministrit dhe aty nga muaj maj a qershor i vitit 1947 na u tha që këto informata të bëheshin në dy kopje, shqip e jugosllavisht dhe të përkthyera t’i jepeshin Safetit.
Agjentët në Beograd kontrollonin letrat e Komandantit (Enver Hoxhës). Koçi Xoxe lajmërohet për këtë, por i pandehuri e toleron pasi këtë kontrollim e bënte edhe vetë sistematik në Tiranë. “Më 1946 kam marrë nja 4 letra nga Sigurimi i Jugosllavisë. Kur hapa zarfin, pashë se brenda kishte letra të Komandantit(Enver Hoxhës), të cilat ishin të çelura” – ka deklaruar Shpend Dega para gjyqit. “Unë pyeta menjëherë me radiogram Drejtorinë e Sigurimit në Tiranë se përse këto letra të Komandantit(Enver Hoxhës) ishin të hapura dhe kam kërkuar sa herë shpjegime për këtë gjë, por asnjë herë nuk më është dhënë përgjigje. Heshtja do të thoshte se kjo gjë tolerohej”. (Shpend Dega, dosja gjyqësore, faqe 64).
Antisovjetizmi i grupit trockist është manifestuar edhe duke mos lejuar të depërtojë eksperienca sovjetike në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Komisionin e Kontrollit të Shtetit. Koçi Xoxe dëgjonte dhe aprovonte thëniet anti sovjetike të jugosllavëve se: “Bashkimi Sovjetik i ndjen provokacionet monarko-fashiste në jug, aq sa i ndjejmë ne ato të tyret në kufirin korean” .
Ndërsa i pandehuri Pandi Kristo u thoshte inferiorëve të tij “nuk kemi çfarë marrim nga Bashkimi Sovjetik, sepse jugosllavët kanë njerëz të përgatitur dhe ata, eksperiencën sovjetike e marrin dhe e punojnë duke ja përshtatur konditave specifike të vendeve tona dhe pastaj ne duhet të marrim eksperiencë nga jugosllavët”. (Procesi gjyqësor, faqe 111). Ndërsa i pandehuri Nuri Huta shkruan në shtypin tonë se: “Rruga për në Moskë, kalon nga Beogradi”.
NESËR DO TË LEXONI:
-Vazhdimin e vendimit për të pandehurit Koçi Xoxe, Pandi Kristo, Vaskë Koleci, Vango Mitrojorgji e Nuri Huta. Provat e grabitjes së Xoxes e Kristos për vjedhjen e parave në arkën e Partisë e Ministrisë së Brendshme.
-Provat e fajësisë së të pandehurve lidhur me bashkëpunimin e tyre.
Me emisarët e Titos, Svetozar Vukmanoviç, Velo Stojniç, Jorgjia Gjergja, Sava Zllatiç, Safet Filipoviç etj, për të marrë me dhunë pushtetin e për t’ia aneksuar Shqipërinë Jugosllavisë.
-Provat, të akuzuarit e grupit armiqësor trockist, pjesë e listës së të dekoruarve shqiptarë nga Tito.
Po kte te Rruges per ne Moske kalon nga Beogradi e ka then vertet me vend!
Serbet jan besniket me te mir te Moskes,jo me kot Moska edhe tash i mbron me te madhe!
Po se pate mir me Serbet, nuk mundet ta kesh mir me Mosken!
Ne kohen e tashme,keto lloi gjyqesh te duken krejt qesharake,per arsye se mendimi i lire per kedo,per cdo shtet apo lloi politike nuk duhet te ndeshkohen ne menyren brutale te marjes se jetes,apo pushkatimit,duke mar parasysh se ne Ruanda u varosen njerzit me traktor nga politika luftnxitse e ish presidentit Klinton,dhe ky i fundit nuk paraqitej edhe ne gjykaten e hages si i akuzuar per nxitje te ekstremit te luftes civile edhe ne bosnje!
Armiq,armiq,armiq,qe nga Anastas Lulo e Sadik Premte e…..e…..e..Sejfulla Maleshova,Koci,Pandi,Tuku,Bedriu,Liria……e deri te Mehmet Shehu e Kadriu Azbiu! Gjepurra!
Demin me te madh Partise ia beri antikomunisti Enver Hoxha!
Demokracia e Saliut eshte si socializmi i Enverit i kthyer kokposhte…!
Faleminderit eshte nje botim me shume flere e ne kohen e duhur per publikun, por me duket se eshte shume e ngjashme situata e tanishme nga qeveria e “familjes” pasi disa metoda dhe qellimi “familjes” eshte i njejte me xoxen ti sherbehet serbve ndonse aneksimi sot ka
vdekur si mundesi, sepse Shqiperia nuk eshte me e 1945-1948. Poshte tradhtaret e kombit tone, denojeni me vote kete “qeverisje anti shqiptare te “familjes”
Këtu, në këtë botë ka vend edhe për të marrët edhe për budallejt, por edhe për klyshët e sërbit.