Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi priti në një takim në selinë e kësaj force politike drejtorin e ri për Europën Qëndrore e Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik.
Mësohet se gjatë takimit, Kryemadhi ka shprehur vlerësimin e saj për bashkëpunimin strategjik me SHBA dhe e ka falenderuar për mbështetjen ndër vite që SHBA ka dhënë për progresin demokratik të Shqipërisë, si dhe mbështetjen e veçantë për anëtarësimin e Shqipërisë në në NATO dhe rrugëtimin drejt Bashkimit Europian.
Raportohet se në lidhje me situatën në vend, Kryemadhi u shpreh: “Shqipëria ka nevojë kritike për hapjen e negociatave në tetor. Hapja e negociatave është e kushtëzuar vetëm me zgjedhje të lira e të ndershme. Për këtë arsye, zgjedhjet duhet të zhvillohen sa më parë dhe me standarte, pasi kjo është e vetmja rrugë për integrimin europian të Shqipërisë”.
e.ll./dita

Hapja negociatave Varet nga futja ne burg e likes mona. Kjo eshte bere si luzja portokallise.
per keto standarte burri jot kerkoi 200000 euro urgjent para zgjedhjeve zonja baxhelle????
Dorëzo gjënë e vjedhur,zonja baxhellë.
Koha jote mbaroi.Zgjedhjet janë për tjerët.
Erdhi fundi bacelle,numuro ditet ,sepse gjene e vjedhur nuk e numuron dot !
RROFTE DEMOKRACIA ,
POSHTE SHKERDHATOKRACIA !
Eshte turp qe ne vitin 2019 politika shqiptare te perfaqesohet me Monika Kryemadhi.
Nje brez i ri i shqiperise nuk meriton kete shtypje qe vazhdon ti behet duke mbajtur ne te gjitha format modele te shemtuara te te berit politik si Monika e politikan te tjere qe vazhdojne te tallen me kete vend