Kryemadhi: Beteja jonë është me krimin e organizuar

Bora Basholli

Kryetarja e LSI-së, Monika kryemadhi po zhvillon sot një takim me strukturat e LSI-së, një ditë para protestës së organizuar nga opozita e bashkuar. Kryemadhi ndërsa ftoi qytetarët në protestë tha se pushteti i kryeministrit Rama është në grahmat e fundit.

“Është protestë e qytetarëve të Tiranës dhe të gjithë të qytetarëve të Shqipërisë që janë të gatshëm për të ardhur për të protestuar në Tiranë.

Qytetarët e Tiranës kanë ndërmend të gjejnë të ardhmen e fëmijëve të tyre, të garantojnë shëndetësi të denjë për jetën e tyre, një ekonomi të fortë. Protesta e ditës së nesërme është një protestë e rëndësishme, sepse pjesëmarrja sa më e madhe dhe njoftimi derë më derë i komshinjve të ne se vetëm një pjesëmarrje masive do shkuli atë realitet të kryeministrit.

Beteja jonë nesër nuk është as me uniformën e policisë. Mos harro që godinat dhe dhuna që ushtrohet ndaj tyre paguhet nga xhepat e taksapaguesve.

Edi Rama nuk është viktima, viktima janë shqiptarët. Bejeta jonë nuk është me PS as me institucionet e shtetit shqiptar. Beteja jonë është me krimin e organizuar. Largimi i Edi Ramës do të sjellë largimin e tranzicionin shqiptar.

Më shumë se kurrë jemi të bindur se jemi në rrugë të mbarë. Petrit Vasili denoncoi krimin e organizuar me paratë e të cilëve bliheshin votat e shqiptarëve. Sot jemi përballë një rrënojë e cila është në grahmat e fundit dhe kërkon sadopak oksigjen. Nuk ka kompromis me një njeri që jo vetëm ka punuar për grupin e tij të klientëve prej 5 vetash, por edhe po varfëron shqiptarët. Ai rriti taksat, koston e jetesës dhe rrogat i la aty ku ishte.

Duke i krijuar shqiptarëve një siguri ekonomike. Më lejoni t’i bëj thirrje të gjithë vajzave shqiptare që të jemi nesër në protestë. Kushdo nga ne që bën kompromis me të ardhmen e shqiptarëve nuk është vetëm tradhtar. -tha Kryemadhi.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *