Kryemadhi i bashkohet protestës tek ‘Astiri’: Të dëmshpërblehen banorët

Ornela

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka marrë pjesë ditën e sotme në protestën e banorëve të zonës së “Astirit”.

Në fjalën e saj para banorëve, Kryemadhi i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit që të dëmshpërblejë prishjen e shtëpive të banorëve të zonës.

“Të dëmshpërblehen se kanë 22 vjet që paguajnë çdo lloj takse. Edi Rama kërkon të vjedhë pronën dhe paratë e shqiptarëve. Është i papërgjegjshëm dhe kriminal. Nuk spostohet rruga nga pallatet por nga hallexhinjtë. Ne nuk do e tolerojmë këtë gjë”, tha Monika Kryemadhi.

Më tej, Kryemadhi ka sqaruar edhe mungesën e saj në protestat e mëparshme të banorëve.

“Kemi qëndruar në distancë por gjithmonë për t’ju përkrahur. Më kërkuat sot dhe erdha. Nuk kam asnjë dyshim që janë me të drejtën e zotit. I bëjmë thirrje që të mos guxojnë të afrohen pranë shtëpive të qytetarëve”, vijoi Kryemadhi.

Banorët e Astirit kanë hyrë sot në ditën e 17-të të protestës së tyre pasi kërkojnë dëmshpërblim në vlerën e tregut për banesat e tyre. Më datë 15 nëntor, ata protestuan përpara Bashkisë së Tiranës, duke hedhur molotov, tymuese dhe duke tentuar të futen me forcë brenda bashkisë.

Për projektin e “Unazës së Madhe” parashikohet që të prishen 317 objekte, 163 prej të cilëve janë në proces legalizimi dhe do të skualifikohen dhe 123 janë me vërtetime pronësie. Mes banesave që janë prekur nga plani dhe pritet që të prishen është edhe ajo e Nexhmije Hoxhës, bashkëshortes së ish-udhëheqësit komunist, Enver Hoxha.

Ditën e djeshme, Autoriteti Rrugor Shqiptar i bëri thirrje të gjithë banorëve që preken nga ndërtimi i Unazës së Re dhe nuk kanë marrë ende kontakt me ARRSH-në, të paraqiten pranë institucionit me të gjitha dokumentet përkatëse.

 

o.j/dita

Share This Article
6 Comments
  • E mbeshtes zonjen Sihanuk!Edi Rama duhet te sekuestroje pronat e vjedhura e te paligjeshme te familjes Sihanuk dhe tua shperndaje ketyre banoreve urgjentisht!

  • Bravo zonja Kryemadhi.Te demshperblehen nga pasuria e jashtezakonshme e juaja.Bejeni kte te mire Monika e cdo kush ne Shqiperi e ne bote do ju falenderoj .Ne asnje mendyre te demshperblehen me leket e popullit se do jete krim.Te demshperblehen sipas ligjit.Kujt I takon do shperblehet.kujt si takon te demshperblehet te mos shperblehet

  • Monika ! Ai Pallati juaji qe eshte ngritur ne token e atij bariut nga Zallbastari qe kishte vite qe banonte aty , por babai jot me ndihmen tende dhe te Ilirit qe ishte deputet ,e debuan dhe i”grabiten ” token dhe shtepine dhe aty ju ndertuat pallatin shumkatesh.Ja perse dilni sot aty ,per te mbrojtur pallatin tend te paligjshem!

  • Je lodhur duke vjedhur bashke me bashibozukun tend like kokemadhe floririn. Do te ishte ne nderin tuaj qe edhe populli mos tju kujtoj vecse per hajduteri tju jepni dhurata ketyre te varferve dhe jo te shkosh atje per rremuje qe te shpetosh koken tende nga burgu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *