Lëvizja Socialiste për Integrim tenton të jetë forcë e parë në zgjedhjet e 25 qershorit, por a do mundet ajo të luftojë dhe të fitojë kundër dy “dinosaurëve” të politikës shqiptare? Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, në “Top Story” ishte e ftuar zv/kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Duke folur për marrëveshjen Rama-Basha, Kryemadhi tha se kjo marrëveshje tregoi që “LSI-ja ka qenë koherente dhe e saktë në kërkesat e saj për qeverinë e besimit”.
“Sot jemi me qeveri besimi, por me 2 muaj vonesë. Kemi një vend më të qetë politikisht dhe me një fushatë elektorale që ka nisur. Zgjedhjet pa opozitën do të ishin një atentat për politikën shqiptare. LSI-ja nuk ka qenë me çadrën, por nxitëse e dialogut politik. Nëse do të kishim zgjedhje pa opozitën, do të thonte të shkatërronim bazën e demokracisë. Do të kishim ndërprerje të implementimit të reformës në drejtësi, të procesit të integrimit dhe situatë politike e ekonomike të agravuar. Kemi ushtruar presion, në kuptimin e mirë të fjalës, që palët të ulen e të bisedojnë”, tha Kryemadhi.
“Duhet të harrojmë arrogancën në politikë dhe të jemi më realistë. Kryeministri Rama nuk kishte pse të provokonte opozitën dhe në anën tjetër, PD-ja nuk kishte pse të kërcënonte me prishje të procesit zgjedhor”, shtoi Kryemadhi.
Në lidhje me vizitën e Ilir Metës te Sali Berisha pas arritjes së marrëveshjes, Kryemadhi tha se Meta, i cili sipas saj është një nga negociatorët kryesorë të marrëveshjes, shkoi te Berisha “për ta falenderuar që u arrit kjo marrëveshje”. “Jam e bindur se dhe doktori ka pasur ndikim në këtë marrëveshjeje”, tha zv/kryetarja e LSI-së.
Monika Kryemadhi theksoi se, “lë për të dëshiruar shumë qeverisja aktuale, ku jemi pjesë edhe ne”. Sipas saj, “duhet punuar fort dhe pa arrogancë”, sidomos për përmirësimin e klimës së biznesit.
“Biznesi dhe shteti duhen parë si partnerë dhe jo si armiq me njëri-tjetrin”, tha Kryemadhi.
Duke folur për marrëdhënien PS-LSI, Kryemadhi tha: “LSI-ja i ka qëndruar luajale marrëveshjes së Shkodrës, korrekte dhe e ka zbatuar me përpikmëri. Problemet e brendshme që mund të kenë në Partinë Socialiste, mundohen t’i kalojnë te të tjerët. Unë them që t’i përkushtohen elektoratit dhe premtimeve të vitit 2013”.
Përsa i përket llogarive për zgjedhjet e 25 qershorit, Kryemadhi i ka idetë e qarta: “Në vitin 2013 morëm 180 mijë vota. PS përfitoi 2 mandate nga LSI-ja atëherë. 180 mijë vota janë 18 mandate. Në vitin 2015 ishin 34 mandate. Mungesa e koalicioneve dëmton disa parti të tjera më të vogla, por LSI-ja do të ketë shumë mandate. Rritja progresive e votave të LSI-së është gjithmonë dyfish. Në 2015 kishim 34 mandate, në 2017 bëjini vetë llogaritë. Kam besim se do të jemi forcë e parë”.
“Ka ardhur koha që shqiptarët t’i japin shansin LSI-së për të qeverisur”, përfundoi Kryemadhi.

Meta u kap me ze e figure duke vjedhur. Ne qeveri me Berishen Leshistet zhveshen e shiten per skrap cdo ndermarrje shteterore. Kjo femer e pangopur me gjakun e shqiptareve te varfer kerkon ti japim nje shans. Ptuuuuuu.
KA ARDHURE KOHA QE LSI TA MBYLL PROGRAMIN E VET DHE TE SHPERBEHET.!
LSI qe ne fillim u nis si Levizje e Skraparllijve te Inatosure e cila e motivoi pastaj me siglen e Injtegrimit, tani ka ardhur koha qe ta mbylle siparin e saj si forc politike . Kjo per keto arsye.
1. Si forc politike e cila ne program kishte integrimin e vendit, duhet te themi se ne kete program nuk punoi vetem LSI pore te gjith forcat politike.
Keshtu qe me VETNGUN shqiperis ju hapen dyert per tu integruar ne Bashkimin Evropian. Pjesa e mbetur mbulohet nga te gjith forcat e tjera politike keshtu qe LI eshte teper e pa nevojshme te jet me si forc politike.
ShperberjA E SAJ ESHTE NJE DETYRE IMEDJATE e cila sado qe te vonohet vetem deme te medhe i ben vendit.
Keshtu sic u mblodh si hibrite sa majtes dhe sa djathtas tani po ne ket rruge edhe duhet te shperbehet, pasi misioni i saj ka mbaruar ndonse me perplasje shume te medha , perplasje keto qe me shum jane interesat personale se ato te integrimi te vendit.
2. LSI ne ter aktivitetin e vet eshte me teper nje parti hibrite se sa nje parti qe e thirri koha.
Jo LSI nuk e thirri koha pore LSI i ra ne qafe kohes dhe shqiperise duke u ber barre e panevohshme dhe me shume ka shkatrruar se sa sa ka ndertuar.
E$dhe sote shofim qe ne strategjin e saj tera problemet shfaqen si nje hipokrizi dhe aspak si nje nevoj e domosdoshme.
Pranda LSI duhet te shperbehet nje ore e me pare.!
3. Ne progamin e saj eshte hequr si forec e majte, pore ne realitet asnjehet nuk i eshte permbajtur atije programi. Intersat personale dhe karjerisete kan bere qe lavjerci i LSI te shkoi nga shkojn interesat karjeriste te kupoles se saje se sa interesat e vendit.
4. Aqe sa hiqet si unifikuese e problemeve ne mes forcave te tjera politike ne fakte eshte munduar te perfitoi nga perplasje dhe me shume ka thelluar kontraditat se sa i ka unifikuar ato.
Mbi keto baza une them qe LSI ashtu sice lindi jo si nevoi iperative per vendin pore thejshte per iteresa te ngushta karjeriste tanime duhet ta mbylle ket kapitur dhe te shperbehet ashtu sice edhe u ngrite.!
Euforia e kesaj zonje I tejkalon kufijte e arsyes se zakonshme . Vuan delirin e madheshtise . Pozicioni I N/kryetares se Partise , verteton se kjo zonje e ka marre besimin e votusve neper kembe . Kjo kap c’do pozicion politik , qe te deshiroi , pavaresisht kohes dhe rregullave . Te presi te rriten dhe pak femijte , per t’u dhene pozicione politike . Bisedat ne sudjo me Eren I njef bota si merita te revolucionit nepotik. Familje mbreterore e demokracise se cmendur . Turpin e kane ngrene me buke . Asnje pendim , per te kaluaren e perfolur . Durimi popullit ka nje kufi . Zgalem
Nuk i shofim dot me sy as Like Floririn, hajdutin me çizme e me bllok, e as këtë b…madhen e tij.
Shafran do mbjelle, po kush do ta mbledhe se? Nuk del keq edhe me fiq te thate, kurse lajthi dhe arra mbolli doktor Rrumpalla sa u mbyten tregjet boterore.
Shqiptaret kane per President nje Hajdut me fakte me ze dhe me ikone.Nuk na dalin hallet qe kemi po na mbytin dhe qelbesirat e LSI…Parti familjare apo SH.P.K private.