Kryemadhi kujton momentet e vendimit për krijimin e LSI-së

Elton Tafaruci

Lëvizja e Gruas për Integrim në Gjirokastër zhvilloi Konventën e saj ku u zgjodh dhe Kryetarja e re, zonja Mirela Mamani.

 

Deputetja Monika Kryemadhi vlerësoi se LSI do t’i çojë më përpara vlerat sepse Shqipëria ka nevojë për një parti të vërtetë të majtë e cila përfshin dhe përfaqëson shtresat e mesme dhe atë shtresë që është shumica e popullit shqiptar.

“Politika ndonjëherë është shumë e egër, shumë e fortë, por ndonjëherë në momente të caktuara njeriu merr edhe vendime shumë të rëndësishme për jetën. Një nga ato vendime për mua ishte dhe krijimi i LSI-së, një parti e re me disa vlera që ne mendojmë dhe besojmë se LSI duke pasur si bashkëformuese Lëvizjen Rinore për Integrim dhe Lëvizjen e Gruas për Integrim do t’i çojë më tutje. Do t’i çojë më tutje sepse Shqipëria ka nevojë për një parti të vërtetë të majtë e cila përfshin dhe përfaqëson shtresat e mesme dhe atë shtresë që është shumica e popullit shqiptar. Ne kemi nevojë për një largim nga politika e konfliktit. Kemi nevojë për paqe shpirtërore me njëri-tjetrin sepse në fund të fundit, të gjithë provizor jemi në politikë, por e vetmja gjë që nuk është provizore është ky popull, këta njerëz , që e shikojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri dhe besojnë se ky vend do të bëhet”.

thumbnail_best

Deputeti i Qarkut të Gjirokastrës, Vangjel Tavo vlerësoi se roli i gruas është i rëndësishëm edhe në politikë, vendimmarrje dhe drejtim, për këtë arsye LGI është pjesë themeltare në misionin dhe aktivitetin politik të LSI.

“LSI e dëshmoi natyrën progresiste dhe frymën evropiane duke përfshirë kuotën prej 50% gra në listën e këshillave bashkiake në mbarë vendin si edhe përfaqësohet sot me dinjitet nga shumë zonja deputete në Kuvendin e Shqipërisë”.

Deputeti i LSI-së për zonën e Gjirokastrës tha se shumë gra e vajza punojnë sot në sektorët kyç të vendit, duke bërë një punë të shkëlqyer dhe duke kontribuar maksimalisht në zhvillimin e vendit, në shoqërinë dhe politikën tonë.

“Unë jam besimplotë që në sajë të kontributit tuaj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, LSI jo vetëm që do vazhdojë të jetë forcë e parë në rang qarku, por do e dyfishojë rezultatin e saj dhe do përfaqësohet me më shumë deputetë në Kuvendin e Shqipërisë. Ne besojmë tek njerëzit e thjeshtë. Pa diskriminim gjinor, krahinor apo social, ndaj edhe njerëzit e thjeshtë besojnë tek LSI-ja”, theksoi Tavo.

Share This Article
1 Comment
  • Sikur të mos kishit hapë këtë biznesin familjar që quhet Lesheli, sot do të ishit me mua duke kërku azil në Gjermani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *