Kryemadhi letër Ambasadorëve Lu dhe Vlahutin: Po tentohet kapja e vettingut

Gazeta Dita

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi  u është drejtuar me një letër të hapur Ambasadorit të SHBA Donald Lu dhe Ambasadores së BE Romana Vlahutin, nëpërmjet të cilës  ka shprehur shqetësimin e saj për sa i përket mbarëvajtjes së procesit të vettingut.

Kryetarja e LSI, shprehet se vettingu është i rrezikur dhe se qeveria kërkon ta kap atë.

Sipas saj vendimet e marra në parlament nga ana e qeverisë kërcënojnë pavarsinë e procesit të vettingut, ndërsa ushtrohet presion nëpërmjet shkurtimit të financimit .

Gjithashtu në letër Kryemadhi ka theksuar se nëpërmjet VKM për administrimin po synohet kontrolli i vettingut nga ministria e Drejtësisë.

Kryetarja e LSI nënvizon se ky është një fillim negativë për reformën në drejtësi, teksa shton se po tronditet besimi i shqiptarëve.

 

Letra e plotë:

 

 

Nr. Prot.____                                                                 Tiranë, më___/____/____

 

 

 

 

Drejtuar:      Z. Donald Lu

                   Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në

                   Republikën e Shqipërisë 

 

                   Znj. Romana Vlahutin

                   Ambasadore e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë                                  

 Të nderuar,

 Duke vlerësuar rolin tepër aktiv dhe përcaktues tuajin për hartimin e reformës në drejtësi dhe interesimin tuaj të vazhdueshëm për implementimin sa më të suksesshëm të saj nëpërmjet kësaj letre do të doja të ndaja me ju disa shqetësime serioze.

Këto shqetësime lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me procesin shumë të rëndësishëm të ngritjes së strukturave të vettingut, si një pjesë thelbësore e reformës në drejtësi, reformë e cila ka një rëndësi madhore për rrugëtimin europian të Shqipërisë drejt BE-së.

Më konkretisht, duke u nisur nga zhvillimet shqetësuese në komisionin e ligjeve dhe vendimet e marra atje të imponuara nga ana e mazhorancës lidhur me  strukturën e kolegjeve përkatëse, desha t’ju sjell në vëmendje se :sipas pikes 4 të nenit C të aneksit të Kushtetutës “ Komisioni, Kolegji i Apelimit, dhe Komisionerët Publikë kanë buxhet, administratë dhe mjedise të mjaftueshme për të kryer funksionet e tyre si dhe për ushtrimin e funksioneve të vëzhguesve ndërkombëtarë sipas ligjit”.

Gjithashtu dua tju kujtoj se në nenin 4 pika 5 e ligjit 84/2016 parashikon që “ Komisioni dhe kolegji i Apelimit ushtrojnë funksionet e tyre si institucione të pavarura dhe të paanshme, mbi bazën e parimeve të barazisë përpara ligjit, të kushtetueshmërisë e ligjshmërisë, të proporcionalitetit dhe të parimeve të tjera që garantojnë të drejtën e subjekteve të rivlerësimit për një proces të rregullt ligjor”.

Në respekt të Kushtetutës dhe ligjit si dhe frymën e parimit të ndarjes dhe barazisë së pushteteve si dhe të parimit të pavarësisë funksionale të institucioneve kushtetuese,duhej trajtuar pra edhe miratimi nga Kuvendi i strukturës organizative dhe pagave të personelit të institucioneve të Vettingut. Në çdo rast, si ligjvënësi ashtu edhe ekzekutivi në vendimmarrjen e tyre duhet të garantojnë gjithçka për institucionet kushtetuese për ushtrimin e funksioneve të tyre, siç janë qartësisht edhe institucionet e vettingut. 

 Nëpërmjet vendimeve më të fundit të komisionit të ligjeve lidhur me institucionet e vettingut çdo gjë është vendosur në kundërshtim me kërkesat e këtyre institucioneve, duke cënuar dukshëm pavarësinë dhe paanshmërinë vendimmarrëse dhe funksionale të institucioneve kushtetuese të vettingut si percaktimet kushtetuese dhe ligjore të sipërcituara.

 Ndërhyrja dhe rrëzimi nga Kuvendi i propozimeve të paraqitura nga këto institucione, për strukturat dhe pagat e personelit, por edhe anëtarëve të këtyre institucioneve, kanë për qëllim dëmtimin cilësisht të procesit të Vettingut, pengimin dhe vonesën  e ngritjes së institucioneve të reja, veçanërisht SPAK.

Reduktimi i numrit të këshilltarëve në Institucionet e vettingut dhe veçanërisht të këshilltarëve ekonomik në këto institucione, ka për qëllim që t’a bëjë procesin e rivlerësimit, një proces të paracaktuar nga institucionet e ekzekutivit apo institucionet e pavarura të drejtuar nga përfaqësues të mazhorancës. Si mund të vlerësohet pasuria e 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve nga 9 këshilltarë ekonomik (gjithsej 3 institucione sëbashku), ndërkohë që IlDKPKI për këtë proces ka përfshirë të gjithë strukturën e saj?

Është tepër e qarte se një reduktim i tillë i qëllimshëm i numrit të ekspertëve në këto pozicione, do të sjellë një proces të pabesueshëm, fiktiv, jo cilësor dhe shumë të vonuar në kohë.

Mazhoranca synon që vendimin për komponentin e pasurisë dhe të figurës ta marrë jashtë këtyre  institucioneve si dhe të ushtrojë presion nëpërmjet mediave të manipuluara prej saj, që institucionet e Vettingut të çertifikojnë “vendimin” e marrë nga ekzekutivi dhe institucionet e kontrolluara prej tij dhe jo prej institucioneve të vettingut në ushtrim të pavarësisë së tyre dhe të respektit vetëm të kushtetutës dhe ligjit.

Konkretisht, vendimet e marra në Komisionin e ligjeve për të bashkuar shërbime duke reduktuar pozicione, me arsyetimin se shkurtojmë shpenzime, kanë për qëllim vendosjen  nën kontrollin e qeverisë së këtyre institucioneve nëpërmjet shkurtimit të burimeve financiare.

Një rast flagrant që dëshmon cënimin e pavarësisë funksionale të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, është vendimi i qeverisë që i jep në administrim Ministrisë së Drejtësisë zyrat dhe infrastrukturën e Kolegjit, përfshirë edhe aksesin në sistemin elektronik të menaxhimit të çështjeve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Për të gjitha këto arsye parimore dhe objektive që përmenda më sipër, ne kemi bindjen se Qeveria është në konflikt të qartë interesi për përmbushjen me sukses të këtij procesi, pasi anëtarë të saj, mund të jenë objekt i natyrshëm i verifikimit të parë të organeve të reja antikorrupsion që do të krijohen.

Kuvendi dhe Qeveria duhet detyrimisht të jenë shembull në demostrimin e vullnetit të tyre për të mbështetur pa kushte dhe pa asnjë ndikim këto institucione në kërkesat dhe nevojat e tyre për një funksionim sa më normal dhe efikas.

 Në këto kushte, procesi i Vettingut mund të minohet që në nisje, sepse qartazi nga ana e mazhorancës ka një tendencë të hapur për t’i kapur këto institucione kushtetuese sic e provojnë edhe vendimet e fundit të komisionit të ligjeve, kjo do të trondiste thellë besimin e qytetarëve te kjo reformë si dhe shpresën e tyre se në Shqipëri do të mund të ndërtohet më në fund një sistem drejtësie pa korrupsion, ku çdo qytetar është i barabartë përpara tij.

Unë besoj shumë në ndjeshmërinë tuaj të lartë si bashkëkontribues të reformës në drejtësi si një faktor kyç jo vetëm për stabilitetin e vendit por edhe për të ardhmen e procesit të integrimit europian.

Mbetem e hapur për çdo komunikim të mëtejshëm me ju.

  Duke ju falenderuar,

Monika Kryemadhi

Kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim

 

 

 

 

Share This Article
13 Comments
  • Pse akoma e diskuton ti moj “zogez” qe ky popull e ka besimin te tronditur nga don Likja e kompani? Prandaj ja besuan vetem Rames qe ta bej ashtu sic ai mendon.

  • Dihet se pse Kryemadhi alarmohet keshtu dhe trembet nga ndikime te tilla duke bere ne syte e nderkombetareve te pabesueshem vetingun. Uroj vetem qe ambasadoret te jene objective ne vleresimin e kesaj letre dhe punimeve ne parlament, pasi shqiperia ka nevoje per transparence dhe sinqeritet.

  • Lesbikja Mona, para se te ankohesh tek ambasadoret mire do besh qe me pare kete “problem” t’a percjellesh dhe te besh me dije Presidentin e Republikes, Novrus Meten.

  • Kush e vodhi Shqiperine?
    bythemadhja me like florine.

    Kujt tek bytha ka ardhur veza?
    Eshte Mona kryezeza?

    Kush thote Vetingu ska para!
    Mona qe harxhon miliarda per Kuplara.

    Pse kaqe e merakosur valle?
    per miliardat qe harxhon ne bordellon Jale.

    Kush duhet i pari ne giotione?
    Sala pas Mona me like florine.

  • Ore komentues tifozerie,se kushe eshte Monika te gjithe e njohim dhe e dime,e dime qe ka dhe nje tualet,pra WC me hidromasazh per macen,por kete here ajo ka shume te drejte,persa i perket numurit te paket te ekonomisteve qe do te meren me fitimet marramendese te 800 gjykatesve e prokuroreve,pa harruar te politikanve,avoketerve e notereve ,keto seksere te gjykatesve e prokuroreve te binjakezuar me boten e krimit e korrupsionit deri me sot.Mjaft me,me servilizma te shtira te lekeve te piset nendore.Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju tifozeria e edvinit,apo bijt e eterve te diktatures komuniste dhe mostrat e saje ne pozite apo opozite brenda llojit. O komentues ,o mjerane shpirterore e njerezor,drejtesine e kerkon SOVRANI,USA dhe BE-ja dhe nuke ka leke te piset e pushtet qe ta ndale.Drejtesine nuke ka edvin,bashe e berishist apo ilirist e kriemadh qe ta ndaloje.Besoni……

  • Seriozisht e ke ti me kete leter????Kjo eshte per te qeshur .Kush e beson nje gje te tille kur ju e penguat vetingun per vite me radhe !!

  • Ore po seriozisht e ka kjo me kete leter?? Apo i rregullove mire pasurite e paligjshme dhe tani kerkon qe vetingu te zbatohet sic do ti ?? Kjo tregon friken se mos dicka nuk shkon si duhet……..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *