Kryemadhi: LSI do të ketë mbështetje prioritare bujqësinë

Ornela

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi zhvilloi takime në disa ferma bujqësore në zonën e Lushnjes në njësinë administrative Golem për të parë nga afër problematikat e fermerëve të zonës, ku ulja drastike me afërsisht 6 herë e subvencioneve për bujqësinë nga qeveria dhe mungesa e tregut për të shitur produktet e tyre kanë dëmtuar rëndë të gjithë fermerët e vendit.

Kryemadhi u ndal te sera  e një çifti të ri, të cilët pas studimeve universitare kishin vendosur kthimin në fshat për të investuar në bujqësi, por mungesa e mbështetjes nga shteti i kishte çuar shpesh në humbje.

Kryetarja e LSI-së u shpreh se kjo situatë e shkaktuar nga mungesa e vizionit dhe dëshirës së institucioneve për të ecur përpara do të ndryshojë.

Ajo theksoi se LSI do të ketë mbështetje prioritare për bujqësinë si një sektor që krijon punësim dhe të ardhura direkte në familjet shqiptare, ku një fokus të veçantë do kenë skemat e mbështetjes financiare nga ana e qeverisë për të rinjtë që do duan të investojnë në këtë sektor.

“Ne duhet t’i ofrojmë shumë të rinjve dhe të rejave që të kenë mundësinë për të zhvilluar bujqësinë shqiptare, për të zhvilluar blegtorinë shqiptare, sepse nëpërmjet saj ne mund të zhvillojmë vendin dhe mund të zhvillojmë shumë oportunitete të reja për vende të reja pune, për ekonomi më të fortë dhe për ta zhvilluar më tej Shqipërinë ashtu siç e meritojmë”, tha Kryemadhi.

o.j/dita

Share This Article
4 Comments
  • SIC E MBESHTETET PER 8 VJET NE PUSHTET !

    Kur me genjen per here te pare eshte fajo jot!
    Kur me genjen per here te Dyte e mbrapa eshte faji im !
    Kurre me !

  • Gjeja me e mire qe duhej te bente LSI-ja , bile urgjent , eshte qe te shkrihet si kripa ne uje dhe te kthehet ne origjine , si perkatesi e elektoratit te majte !
    Vetem renditja ne aleance me Berishen qe ju po beni prej vitesh , e ben kete popull qe te ndjeje neveri e percmim , me teper per ju , se sa per bajraktarin serb te Vicidolit . Te tjerat jane llogje bajate qe s`i ha kush .

  • Nafija me me fund do zgjidhe dhe hallet e bujqesise , lum ky popull per doktoreshen fallxhore horoskopike

  • D.m.th.nukdo te merreni me me trafik nderkombetar droge,vjedhje te thesarit dhe vjelje korrupsioni???Tani doni te merreni me bujqesi???Jo jo jo e keni mbushur kupen.Ju do te shkoni ne burg,kurse fshati do te merret me bujqesi.Eshte me normale keshtu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *