Kryemadhi merr drejtimin e LSI-së

Gazeta Dita

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zyrtarisht kryetarin e ri të saj.

Votimi i saj u bë me kartona të hapur nga delegatët në Konventën Kombëtare Zgjedhore që u mbaj në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.

Kryemadhi: “Sot ju më dhatë votën për t’iu drejtuar në opozitë, kjo është një detyrë pa kushte për mua.Ju jap fjalën e nderit, jo të një gruaje, as të një burri, por ju jap fjalën e nderit të një nëne që nuk do ndalem as një minutë, as një sekondë jo vetëm për të denoncuar por për të luftuar deri në fund që ky vend të mos jetë vatra e krimit, drogës dhe oligarkëve, qoftë kjo edhe me çmimin e jetës sime”.

Konventa do të zgjedhë edhe nënkryetarin e ri, post i cili mbetet bosh me emërimin e zonjës Kryemadhi kryetare.

Petrit Vasili u zgjodh të drejtojë LSI-në më 3 maj të këtij viti, por dha dorëheqjen, pasi siç theksoi ai, partisë i duhet ristrukturim dhe energji të reja me marrjen e rolit të opozitës pas 25 qershorit.

Pas marrjes së drejtimit të LSI, Monika Kryemadhi në llogarinë saj në “Facebook” e ka falenderuar Vasilin, duke e cilësuar si bashkëluftëtar në rrugëtimin e partisë.

Drejtuesja e re e LSI u shpreh se partia e saj do të bëjë opozitë të pa kompromisë me mafian.

“Jam ende e emocionuar nga konventa e sotme e LSI, nga mbështetja dhe energjia që më dhatë të gjithë ju në sallë dhe qindra e mijëra të tjerë që na ndoqët nga ekrani apo rrjetet sociale.

Unë do të doja t’ju shtrëngoja duart të gjjthëve, t’ju shprehja edhe njëherë mirënjohjen për besimin dhe energjinë që na jepni çdo ditë. Por në veçanti dua të falenderoj mikun dhe bashkëluftëtarin tim të hershëm dhe shumë të dashur, Petrit Vasilin, këshillat dhe mbështetja e të cilit kanë qenë dhe do të mbeten shumë të rëndësishme për mua si politikane dhe si drejtuese e LSI.

Ndihem krenare që do të jemi në krah të njëri-tjetrit në betejën tonë të madhe opozitare. LSI do të jetë opozita pa kompromis, kundër tiranisë së një qeverie të inkriminuar, të korruptuar dhe të marrë peng nga oligarkët. Të gjithë së bashku do të jemi zëri dhe forca kundër mafias në pushtet.”- shprehet Kryemadhi.

Share This Article
22 Comments
    • Mafia eshte vete LSI. Si mund te mos jete ne kompromis LSI!? Nuk eshte pare e degjuar qe nje parti te kontrollohet nga burri dhe pastaj ti trashegohet gruas. Pastaj ku eshte kjo mafia xhanem? Pse nuk e coni ne gjygj? Ju ishit ne qeveri, perse nuk e luftuat mafien? Familja jote ka vjedhur me bllok ne dore, madje edhe flori. Ke quan mafie ti zonje?

  • Ne fjalorin e Monikes se Norodom Sihanukut, pervec “dashurise shume te sinqerte ndaj Petrit Vasilit” (te cilin Familja e Norodom Sihanukut e vuri Kryetar dhe e hoqi brenda muajit), mund te vihen re fjalet: beteje, tirani, inkriminim, korruptuar, marre peng, oligarket, mafia. Norodomi permendi gjak para zgjedhjeve, Familja Meta nuk jane oligarke, as te korruptuar, as nuk e kane marre peng politiken shqiptare prej 10-15 vjetesh, nuk ka lidhje fare me mafien, packa se ka bere nje takim te fshehte ne Pekin me te deleguarit e Putinit. Ec e merre vesh Cifligun Presidence + LESHEI.

  • Lufte pa kompromis mafias ? Ve bast qe eshte kaq driteshkurter sa nuk di c’eshte Mafia. Ka plot mafioze qe sjellja e vet u duket normale. Vrasin sepse dikush u prish pune ne biznes. A eshte mafie kjo ? Vjedhin, sepse nuk mund te lene te vjedhin te tjeret perpara tyre. A ka mafia ketu ? Perlajne pasurite kombetare, rrembejne vendet e punes ne administrate per te marre me pas perqindjet nga rrogat, perpara se ta bejne kete te tjeret. A ka mafie ketu? Vidhen tendera nepermjet ministrave te partise perpara se ti vjedhin te tjere. A eshte mafia kjo? Rrembehen toka ne gjirin e lalesit per te bere vila, ndertohen rruge sepse helbete nuk mund te udhetojne neper gropa, ndertohen depo uji dhe centrale elektrike per ti sherbyer vilave te tyre. Eshte mafie kjo ? Une them qe eshte shkathtesi. Ve bast qe kete mendim ka edhe mona. Dhe si nder me te “shkathtit” qe jane keta te gjithe bashke si familje, duan te luftojne Mafian.

  • Kush po flet per mafje dhe oligarki.? Kjo familje qe e basardoi te majten shqiptare.!
    Mafja flet per Mafjen. Ja ketu do jemi dhe te shofim se kushe eshte mafja, pore kam bnesim te pa tundur se Mafja e LSI-se dhe Koka e saje eshte familja LIKA.!
    Shume shpejte do te dorzoheni para popullit per grabitjewn qe keni bere atije.!

  • Po ti moj Kokemadhe je vete pjese e Qeverise se korruptuar dhe te inkriminuar, perse permend vetem gjysmen e gjelit dhe gjysmen tjeter te Gjelit Flori qe eshte LSI nuk na thua asnje fjale.
    Apo jo moj, ti e Like Floririt.

  • MONIKË !…paske dëshirë të dërgosh qeverinë e Ramës për skrap , me këto mendë që ke do përfundosh vetë për skrap , misionin e lartë të intergimit e paskeni harruar fare pa morë detyrën e kryetares LSI-së me qetësi dhe dashuri .Pas kësajë deklarate KËRCËNIMI kove tjetrën e ke gati plot me mmmmmmm.t

  • Kryemafja do te luftoje mafjen…hahahaaaa
    U qame nga Nishani I Sali Qenit,rame ne bresherin e kryemafiozit ,kryeopozitarit dhe presidentit NORODOM SIHANUK-FLORIRIT.

  • uau dhe ne hyjmë në rrugën e emancipimit femror!!
    për mua është një rrevolucion!!në shqipëri zgjidhet një grua në krye të një partie me unanimitet,me votë të hapur dhe me një përqindje marramëndëse prej 130%!!
    kjo është një e papritur e pamenduar ndonjëherë që një grua ish e shëmtuar(vetë ka thënë)dhe e zbukuruar pas operacioneve plastike të marrë drejtimin e një partie që më parë drejtohej ngaaa!?!?!
    burri i saj!!
    rroftë familia asad me kuskus sirie,rroftë familia e kimrave me vezë a me oriz e koresë së lartëme,rroftë trashëgimia e fronit,partiak dhe ndoshta shtetëror më pas!!
    shpresoj që likja ti lërë trashëgim dhe karriken e presidentit,gruas së tij të zbukuruar dhe ajo së bijës në parti e këshu me rradhë!!
    rrofshin dinastitë,rroftë trashëgimi i pushtetit!!

  • ke të drejtë!!këta nuk kanë për të dalë pastër nga vetingu i PS-PDsë!!të dy do tu nxjerrin tërë atë para që ju xhvati LSIja!!kështu ndodh në botën e krimit!!këndohet gjithnjë kënga “në ato maja rripa rripa,një herë ma hipe njëherë ta hipa”!!
    rroftë dhe vetingu i krimit shqiptar!!
    përpara popull shqiptar nga fitorja në fitore se në bythë e ke ngado të vërtitesh!!

    • o ju gazekarucët e ditës!!
      kjo që keni publikuar ju në emër të “leonard”është një replikë timja me “Leonard” dhe jo një shkrim i tij!!
      ja dhe kopja që ju kam nisur:Lennard
      ke të drejtë!!këta nuk kanë për të dalë pastër nga vetingu i PS-PDsë!!të dy do tu nxjerrin tërë atë para që ju xhvati LSIja!!kështu ndodh në botën e krimit!!këndohet gjithnjë kënga “në ato maja rripa rripa,një herë ma hipe njëherë ta hipa”!!
      rroftë dhe vetingu i krimit shqiptar!!
      përpara popull shqiptar nga fitorja në fitore se në bythë e ke ngado të vërtitesh!!
      dhe është për komnetin e tij:” Lennard

      Te shikojme se si do te dalin nga Vetingu keta Zuzaret e LSI.Po e hengren atehere do te behet Shqiperia Realisht.
      Reply to this comment”
      eh çna mbyti budallallëku

  • Gabimi i Enverit ishte , se nuk emroi Nexhmien Sekretare te pare te KQ,po rekomandoi Ramizin. Eshte turp te thuash qe Moniku u zgjodh. Monika u emrua si trashgimtare e LSI-se. Konventa aprovoi e jo zgjodhi….. Besoj se nuk jemi budallenj,si na kujtojne politikanet. Ja dhe Koreja e Veriut ka se c’shembull na jep. Sigurisht edhe shembulli i kubes ,kur Fideli ia la postin te vellait….. Dhe Iliri ia dha Gruas . Bukur fort ! Ku eshte problemi ketu ? Shembull mori.

  • Situate qesharake, i shoqi president kjo kryetare e opozites.A thu nuk ben dot Shqiperia pa keta te dy, tani mire njeri por te dy dhe ne dy funksione qe nuk mund te jene.E pamundur dicka duhet bere, nuk funksionon institucionalisht.Mos e merni me shaka do shkaktoje probleme te medha ose Iliri ka vendos mos jete President ose ose Monika nuk e respekton si bashkeshort, me nje fjale nuk ja pjerdh fare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *