Duke theksuar vullnetin e LSI për mbështetjen dhe përshpejtimin e procesit të Integrimit Europian, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka ndare me Ambasadorin e ri të Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, shqetësimin për bllokimin e reformës ne drejtësi nga ana e maxhorancës.
Gjatë takimit Kryemadhi nënvizoi vullnetin e Lëvizjes Socialiste për Integrim për mbështetjen dhe përshpejtimin e procesit të Integrimit Europian.
Në lidhje me Reformën në Drejtësi Kryemadhi theksoi se kjo reformë është bllokuar nga mazhoranca me qëllimin e vetëm kapjen e saj, duke minuar konsensusin e 21-22 Korrikut 2016 dhe qëllimin për të cilin kjo reformë u ndërmor.
Bllokimi i ngritjes së institucioneve të reja të drejtësisë është bërë me qëllim nga mazhoranca për t’u ruajtur nga ndëshkimi lidhur me gjithë aferat korruptive dhe kriminal, ku ajo është përfshirë.
“Kthimi në frymën, parimet i 21-22 korrikut 2016, të një Reforme që në atë kohë mori dhe mbështetjen e Komisionit të Venecias është rruga e vetme për implementimin e një reforme të drejtë, të paanshme e të barabartë për të gjithë qytetarët shqiptarë”, tha Kryetarja e LSI-së.
Përsa i përket Reformës Zgjedhore Kryemadhi nënvizoi se reforma është bllokuar nga mazhoranca në mënyrë të qëllimshme për ta kapur atë, dhe për të deformuar thelbin e saj.
“Pa i dhënë përgjigje, problemit më madhor që shkatërron zgjedhjet në Shqipëri, shitblerjes së votës, Reforma Zgjedhore thjesht do të riciklonte problemet e së shkuarës pa ndryshuar asgjë, nga objektivi për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri”, theksoi Kryetarja e LSI.
Ajo nënvizoi se konfirmimi nga Këshilli i Europës, se mbi 20 përqind e votave janë shitur dhe janë blerë si dhe konfirmimi nga raporti i OSBE/ODIHR se kriminelët janë përfshirë në fushatë si pjesë e shtabeve elektorale apo si kandidatë, kërkon përgjigje të fortë dhe të menjëhershme në reformën e re zgjedhore, pasi në të kundërt demokracia në Shqipëri do të rrënohet dhe Shqipëria do të vazhdojë të jetë turpi i Evropës për nivelin e zgjedhjeve që ajo zhvillon.
o.j/dita

Si mund të flitet kaq hapur, kundra interesave të popullit qe përfaqëson!!!!!!
NUK KA ME KUSARI VRAStARI AS KORRUPSION ME AS PA KONSENSUS !
Akoma nuk u ngopet ore kucedra te pangime me gjak e pasuri te vjefhura shqiptareve me konsensus te plote gangsteresh e banditesh!
Eshte koha e prangave per ju dhe i kthimit te hakes tek i Zoti !
Ky eshte konsensusi i mbare shqiptareve.!
Doli prape kjo breshka prehistorike me koke dinosauri!
Te lumte goja moj burrneshe. Pse jo te behesh edhe mbreteresh. Pare ke me thes.
Si do zhbllokohet reforma zgjedhore, duke bere bojkot ne te gjitha drejtimet , mazhoranca ben bejkot ne parlament?!
Kjo Munika duket si transvestit kolumbian.