Kryemadhi mesazh Ramës: Pranvera s’ndalet me prishjen e një luleje

Ornela

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte sot në selinë e Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve për të uruar Sulltan Novruzin.

Në një kohë që vendi ndodhet në një krizë politike, zonja Kryemadhi përveç urimeve, zgjodhi të japë edhe mesazhe të qarta.

Sipas saj, opozita me djegien e mandateve tregoi dashurinë për kombin.

Ajo nuk nguroi t’i japë një tjetër mesazh kryeministrit Rama se opozita nuk do të ndalet kur tha se pranvera nuk mund të ndalet, nëse shkelet një lule.

Mesazhi im është shumë i thjeshtë, sot është 22 marsi dita e Sulltan Novruzit, është dita e demokracisë njerëzore. Abaz Aliu luftoi për demokracinë njerëzore, ashtu sikurse edhe në 22 mars u vendos pluralizmi politik dhe demokracia në Shqipëri. Në këtë ditë kaq të bukur pranvere, kur çelin lule pafundësisht, mund ta shkelësh dhe prishësh një lule, por nuk mund ta kthesh mbrapsht pranverën. Në këtë ditë ju uroj gëzuar gjithë shqiptarëve, në veçanti bektashinjtë”,- tha Zonja Kryemadhi.

o.j/dita

Share This Article
6 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *