Kryemadhi mesazh të prerë deputetëve: Opozitë e fortë me keqqeverisjen

Ornela

Kryetarja e LSI ka mbledhur sot grupin e ri parlamentar për caktimin e prioriteteve dhe detyrave, ndërkohë që ndajnë vetëm pak ditë nga nisja e seancës së parë plenare të Kuvendit të ri.

“Grupi parlamentar do të ketë një angazhim të jashtëzakonshëm pasi qeveria është e vogël, por do të synojë një korrupsion shumë të madh. Grupi do të votojë cdo iniciativë që ka të bëjë me integrimin, pa asnjë mëdyshje, se është jo vetëm objektiv i LSI, por edhe i cdo shqiptari”- tha ajo.

Ajo ka theksuar se grupi i LSI do të mbështesë cdo iniciativë që ka të bëjë me zhvillimin ekonomik, social kulturor dhe do të jetë në opozitë me keqqeverisjen.

“Do të kemi qëndrim të jashtëzakonshëm për pasurimin e jetës parlamentare, do të kemi risi në jetën parlamentare me shumë iniciativa, dhe do jemi shumë vigjilentë për ato që flenë në sirtarët e kuvendit. Nuk do të ketë asnjë tolerim për mungesa të deputetëve. Pozicionimi ynë si parti opozitare është shumë i qartë, i ka munguar vendit prej shumë kohësh”- tha ajo.

Share This Article
5 Comments
  • Dhe kush flet per mireqeverisje?!
    Nje llapazane njohur e as gje tjeter.
    Nga nje ane per veten e vet “mire” eka, por eshte e keqja e ketij vendi, qe vazhdon varferine, bashke me te shoqin.
    Le te vuajme, vete e kemi fajin ne si popull.

  • “Qeveria eshte e vogel,por do te synoje nje korrupsion shume te madh”.Po prit moj Nasevice se nuk ka filluar akoma.Hienat e korrupsionit te LSI,spastruesit e te gjitha qeverive nuk jane me ne qeveri.Veshtire e keni se jeni mesuar me pushtet.

  • Jju vetem te keqia do thoni per kete qeveri. Po ne qofte se do te beje gjera shume te mira per te cilat do te lavderohet edhe nga nderkombetaret, ju persri do te thoni se ka punuar keq? Nuk e kuptoni se beheni karagjoza ne sy te popullit. Populli nuk eshte budalla, ai kepton me mire se ju., keshtu qe ju dilni kragjoze, dhe ne zgjedhjet e ardheshme nuk do merrni me shume se 5 deputet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *