Kryemadhi në Fier: Qeveria u tall me naftëtarët, bashkohuni në protestë

DITA Online

Protesta e 27 janarit ka bërë që krerët e opozitës të dalin në terren për të mobilizuar mbështetësit e tyre

për një tubim sa më të madh.

Në kuadër të këtyre takimeve, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u ndal sot në Fier, ku e përqendroi vëmendjen tek naftëtarët dhe taksa e biznesit të vogël.

Kryemadhi e cilësoi uljen e pragut të TVSH-së, që prek tashmë biznesin e vogël, si një ‘gjobë’ të re të qeverisë për këtë grup të shoqërisë.

“Disa muaj pas vendosjes së TVSH-së për biznesin e vogël do të lindë problemi i mbledhjes së kësaj takse. Tatimet nuk do të mund të e mbledhin dot dhe këtu do hyjë në lojë plani i vërtetë i Ramës. Do të japë me koncesion mbledhjen e TVSH-së. Kjo është një skemë përfitimi e pastër e familjarëve të Edi Ramës”, tha Kryemadhi.

Në fjalën e saj para të pranishmëve, kryetarja e LSI tha se qytetarët shqiptarë duhet të protestojnë kundër jetesës së vështirë me të cilët përballen sot.

“Protesta e janarit ka rëndësi pasi ka për qëllim të vetëm angazhimin e çdo qytetari për të protestuar, dhe për të ngritur flamurin e shpresës ndaj këtij realiteti të hidhur ku jetojmë sot. Kjo nuk do të jetë një protestë për flamujt partiakë”, deklaroi ajo.

Kryetarja e LSI u ndal tek naftëtarët e Fierit dhe Ballshit, duke thënë se ata kanë arsyen më të fortë për t’iu bashkuar protestës, pasi “mënyra si qeveria është tallur me ta ka qenë abuzuese dhe diskriminuese”.

“Më shumë se naftëtarët e Fierit për të protestuar më datë 2 7 janar, nuk ka, duke patur parasysh mashtrimi që i është bërë prej një viti duke i thënë se do merrni pagat e prapambetura. Por jo vetëm pagat, por as sigurimet nuk i janë paguar”, u shpreh Kryemadhi.

Share This Article
7 Comments
  • Bashkohu o popull me hajdutet dhe vrasesit ,qe te shpetojne gjene e vjedhur dhe te shpetojne nga burgu keta vrases. Ju dogj barku ju per popullin ,u bete gjysem njeriu. Me aq pare sa ke bere operacione ti moj e pa fytyre do mjaftonin per te paguar rrogat e naftetareve. U bete telef poshte e perpjete per te paguar njerzit bashke me motren tate Lulushen qe te mblidhen me 27 Janar ,po me duket se leshte currit do mblidhen,,,,,,,,,nuk ka me qorra qe tju vine nga mbrapa. Kriminelat do kthehen ne vendin e krimit me d.t. 27 Janar,,,,,ju jeni bashkepuntore ne vrasjen e kater qytetarve te ndershem dhe te pafajshem me d.t.. 21 janar 2011,se blloku I Like Floririt qe shkaku qe Sali Serbi vrau keta.qytetare,,,,,,,

  • Naftetar, nje emer i nderuar,
    Krenar me ty do isha!
    Me ato duar te lyera,
    Edhe sikur dy jete te kisha.

    Sot te shikoj qe vuan,
    Edhe rrogen s’te japin.
    Kjo qenka demokracia,
    Ku te shkosh,ku te lesh vrapin?

    Sa e embel do te ishte vdekja
    Te ai sheshi t’me vinin kurore,
    Aty ne ate vend ku ish- shteti qe therret
    Shoket vrau e s’iu dridh ajo dore,

    Eshte ajo dore ,qe sot therret,
    Dilni te sheshi dilni ,lirine te “Shkrini”
    Une qe ate shesh gjakosa,
    Isha minister ,tani kryeminister t’me vini.

    Dilni,dilni ,therret Monika,
    Ne shesh te protestoni.
    Neser mua bashkeshorten e “Bllokut”
    Kryeministre t’me shikoni.

    Gjaku i vellezerve skuqi gjakun,
    Po keshtu qenkerka kjo jete.
    Eja ,eja prostetoni te sheshi
    Une kryeministre ,im shoq,mbret.

    Dilni ne sheshe dilni,
    Me 27 janar aty e kerkoni therrime.
    Ju perleshuni me vellezerit police,
    Une do te mbroj vilen time.

    Therrisni e sheshi te tundet,
    Nuk duame nga vendi largime.
    Une do t’u mbeshtes me “shpirt”
    Te nesermen jam ne Hollane ,te shtepia ime.

  • Naftetar, nje emer i nderuar,
    Krenar me ty do isha!
    Me ato duar te lyera,
    Edhe sikur dy jete te kisha.

    Sot te shikoj qe vuan,
    Edhe rrogen s’te japin.
    Kjo qenka demokracia,
    Ku te shkosh,ku te lesh vrapin?

    Sa e embel do te ishte vdekja
    Te ai sheshi t’me vinin kurore,
    Aty ne ate vend ku ish- shteti qe therret
    Shoket vrau e s’iu dridh ajo dore,

    Eshte ajo dore ,qe sot therret,
    Dilni te sheshi dilni ,lirine te “Shkrini”
    Une qe ate shesh gjakosa,
    Isha minister ,tani kryeminister t’me vini.

    Dilni,dilni ,therret Monika,
    Ne shesh te protestoni.
    Neser mua bashkeshorten e “Bllokut”
    Kryeministre t’me shikoni.

    Gjaku i vellezerve skuqi sheshin,
    Po keshtu qenkerka kjo jete.
    Eja ,eja prostetoni te sheshi
    Une kryeministre ,im shoq,mbret.

    Dilni ne sheshe dilni,
    Me 27 janar aty e kerkoni therrime.
    Ju perleshuni me vellezerit police,
    Une do te mbroj vilen time.

    Therrisni e sheshi te tundet,
    Nuk duame nga vendi largime.
    Une do t’u mbeshtes me “shpirt”
    Te nesermen jam ne Hollane ,te shtepia ime.

  • Po na flet baxhella Mona Cizmja per “kokepalaret” e 21 Janarit qe i pushkatoj Sali-Lulushi ne bashkepunim me Like Floririn hajdutin me bllok ne dore, te pagjykuar nga Padrejtesia, por vete pppulli duhet te vendose drejtesi.

  • Burri I kesaj qe I la amanet LSI ja dorzoi te gjitha, por vetem nje gje nuk di ZONJA ME CIZMEqe populli nuk eshte budalla sa ti hidhni ju hi syve, ta qorroni ! Jo ! Egjithe bota e di pse e kane inat Luli iliri Berisha Basha ect sepse Edi Rama ka rene dakort me Ameriken dhe Europen, ka rene dakort me POPULLIN qe Vetingu te behet Reforma ne Drejtesi te behet !
    Sa e paturpshme kjo zonje ! Edhe te vjedh edhe te vret edhe nuk te thote me fal ! Edhe kerkon te luaj me varferine e atyre qe I vodhi I vrau ne Bulevard !
    Po pse cfare e dini popullin shqiptar ju ? Ju HaxhiQAMILET e shekullit te 21 !
    Te pa cipe !

  • si nuk ka turp kjo femer….eshte perpjekja e fundit perpara se te dali para drejtesise…kerkon destabilizim te shqiperise…del ne krah te varfeise qe trasheguam nga qeveria e saliut ku LSI bashkeqeverisi ,e me vone bashkeqeverisi dhe me PS ,pra nje protagoniste e politikes se gabuar nqs do ta quanim keshtu…..dhe tani kerkon fajtoret dhe bie vete Brenda…kjo duhet te largohet menjehere nga Politika dhe ti dorezohet drejtesise bashe me liken presidentin lolo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *