Kryemadhi nis vitin e ri me një mesazh: Është koha të kontribuojmë për largimin e Ramës

DITA Online

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë një urim për Vitin e Ri që sapo ka hyrë.

Në shënimin e saj Kryemadhi uron që viti 2019 të jetë sa më i mbarë dhe i begatë për shqiptarët.

Është koha që të gjithë të përpiqemi dhe të kontribuojmë për largimin e Edi Ramës, përgjegjësit kryesor për situatën e paprecedentë në të cilën ndodhet Shqipëria. Qoftë 2019-a viti i ndërgjegjësimit dhe revoltës qytetare, për ti dhënë shpresë fëmijëve të shqiptarëve që Shqipëria do të bëhet një ditë vendi nga i cili jo të gjithë do të duan të largohen sa më parë”, shton Kryemadhi në urimin e saj.

 

POSTIMI I PLOTË

Çdo vit meriton një urim në zanafillën e tij.

Qoftë 2019 vit i mbarë dhe i begatë për shqiptarët!

Urimet e politikanëve zakonisht janë pjesë e protokolleve, që nuk lexohen asnjëherë nga fillimi në fund. Ndaj për këtë, sot si nënë, dua t’ju uroj të gjithë familjeve shqiptare; qofshi çdo ditë të vitit, që sapo ka hyrë, të paqtë e të gëzuar, iu realizofshin të gjitha dëshirat dhe ëndrrat fëmijëve tuaj. Si grua dëshiroj sa më shumë integritet e forcë për zonjat dhe vajzat shqiptare, që janë motorri dhe frymëzimi në familje dhe shoqëri. Dhe si politikane, uroj dhe shpresoj që ky vit të jetë i duhuri, për të sjellë më shumë siguri e jetë të mirë për qytetarët shaiptarë.

Shpirti i protestës shoqëroftë çdo ditë të gjithë ata që nuk mund ta durojnë më këtë qeverisje të papërgjegjshme.

Është koha që të gjithë të përpiqemi dhe të kontribuojmë për largimin e Edi Ramës, përgjegjësit kryesor për situatën e paprecedentë në të cilën ndodhet Shqipëria.

Qoftë 2019-a viti i ndërgjegjësimit dhe revoltës qytetare, për ti dhënë shpresë fëmijëve të shqiptarëve që Shqipëria do të bëhet një ditë vendi nga i cili jo të gjithë do të duan të largohen sa më parë.

Nga mot gëzuar e me Shqipërinë që meritojmë!

 

v.l/ Dita

Share This Article
2 Comments
  • Mos,mos moj ti!Mos e kerko ti largimin e Rames,se une sapo beja mbledhjen ne tavolinen e vitit te ri per te larguar Ramen,nderhyre ti.Nderhyre ti,une Ramen do te votoj.
    Po qe per ty dhe per Salijun,Rama sa te kete jete do te jete kryeminister.

  • 100% dakord me komentuesin më lart ! Kjo SUDJA e LSIsë duhet rri larg kèrkesave për rrëzimin e PINOKUT Edvin Rama ! ! ! Ky është Problemi me Edvin ‘KARAGJOZIN’ , që NUK e kupton që është ZGJEDHUR si e ” KEQJA më e VOGËL” , dhe JO se ka bërë ndonjë GJË për SHQIPÈRINË dhe SHQIPTARËT , përveç VJEDHJEVE dhe GRABITJEVE me TENDERA , KONÇENSIONE dhe PPP Krrimi !! Këta janë të gjithë ti fusèsh në VARR të gjallë !!!!! Janë KRYEHAJDUTË dhe KRYEKRIMINELË që vetëm i madhi dhe i Paharruari ENVER HOXHA ju binte Kokës dhe ju tregonte Vendin për 24 Orë , ashtu siç këta Bandit dhe PROSTITUTA Politikanë e Meritonin .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *