E ftuar në studion e emisionit “Open” të gazetares Eni Vasili, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, deklaroi se “krimi e shikon politikën si mjet për të kontrolluar sistemin”, ndërsa “politika tashmë është bërë argate e krimit”.
“Kriminelët duhet të shkojnë në burg, jo të hiqen nga politika dhe të fitojnë tendera. Krimi e shikon politikën si mjet për të kontrolluar sistemin. Dëgjojmë që kriminelët që janë në kërkim bëjnë sherre nëpër klube dhe nuk del asnjë njoftim. Ndërsa politika tashmë është bërë argate e krimit. Ka prezencë kriminelësh në zyrat e shtetit. Jo krimineli vetë në zyrë, por e dashura, motra ose bashkëshortja e tij”, deklaroi Kryemadhi.
Më tej, kreu i LSI-së tha se në karrierën e saj në politikë vetëm kryeministri Edi Rama është parë me kriminelë.
“Nuk kam parë kurrë kryeministër që ulet në tavolinë me kriminelë si Edi Rama”, tha Kryemadhi.
V.L/ Dita

Ha ha ha ha !Sa kom qesh!E ka fjalen kur Edi ulet me Lulken per bisedimeose kur takon toto Liken e kur i thote kryekriit shqipetar “plak”!A thua se Moika Sihanuku te mos shkoje mire me toto Likenqe kur eshte lidhur me Lulken!Se besoj!Ec perpara drane se na ke prane deri ne fitoren perfundimtare per te hequr qafe te gjithe ata qe kerkojne te bejne ne shtet!