Kryemadhi: Qëndresa e opozitës, shpëtimi i vetëm

Edona Llukacaj

Kryesia e LSI është mbledhur, pas publikimit të 16 përgjimeve të reja nga gazeta gjermane Bild.

Në vijim, kryetarja e kësaj partie ka thënë se këto përgjime vërtetuan se pas blerjes së votave qëndron vetë Rama, duke theksuar se në këtë moment, shpëtimi i vetëm për vendin është qëndresa e opozitës.

Ajo u shpreh: “Situata politike është tepër e rëndë. Shkaku i vetëm i një krize të tillë të shumëanshme është Edi Rama dhe rilindja. U provua hapur se Rama eshte kryeministër ilegjitim. U provua totalisht se zgjedhjet janë ilegjitime. U provua 100% vjedhja dhe manipulimi i zgjedhjeve.

Edi Rama personalisht në krye të masakrës zgjedhore. Dorëheqja e menjëhershme e Ramës e pashmangshme. Përfshirja e krimineleve u faktua katërcipërisht.

Blerja e votave damka e pashlyeshme e rilindjes. Kërcënimet me vendin e punës për votat praktike e pisët e rilindjes. Edi Rama kurrë më nuk mund të administrojë zgjedhje. Rama është shkaku sepse dështoi hapja e negociatave për anëtarësim në BE.

Kriminalizimi zgjedhjeve,i qeverisjes dhe korrupsioni i cfrenuar bllokuan integrimin. Largimi i Ramës detyrim per të shpëtuar Shqipërinë nga kaosi. Përcarja dhe konflikti i egër është synimi i vetëm i Edi Ramës.

Opozita është më e vendosur se kurrë që të mos bëjë asnjë hap pas në luftën e saj për rikthimin  e votës së lirë dhe për të pastruar rrënjësisht vendin nga krimi i organizuar,trafikantët dhe korrupsioni pa fre.

Qëndresa e opozitës është shpëtimi i vetëm përballë qeverisë dhe parlamentit të kriminalizuar’.

e.ll./dita

Share This Article
11 Comments
  • BHNMAHNE : Ju flasim nga qelite moderne (per VIPA) te Recit :
    Jemi ne pritje te banoreve te pare , te perjetshem ketu !

  • Sido qe te thoni e te perpeliteni , ju jini te pa arritshem , per mashtrim , fallcifikim , blerje , vjedhje e kercenime , ne te gjithe jeten tuaj politike . Videoja e Ilir Floririt me bllok ne dore , eshte e pa krahasueshme . Ju jini kufoma te verteta politike ! YYYT !

    • Ne fakt blloku i Ilirit eshte i pakrahasueshem me koncesionet dhe PPPte e Ramutit. 1:1000 raporti.
      Ndaj ka plasur keq ori shqiptari i thjeshte fare, aq i thjeshte sa nuk e shikon gungen mbi kurriz te Edi Ramutit

  • Zonja fallxhore kisha nje shqetesim. Mua me fryet 5 here me dite dhe cfryhet 4 here … dmth nje here me ri I fryre, ate vi te ma sherosh apo do me shofesh filxhanin. Flm.

  • Sapo del ftyra jote moj Mona,mua Nexhmija me duket si nene Tereza,,dhe kur s`kam ndermend te votoj,i them vetes:-cohu Demo shko voto ne 30 Qershor,se kush e duron kete ne 1 korrik!

  • Muna! Shiko shendetin, korbëëë, se nga fotua qe publikon, dukesh e ftohur. Lere mendjen, se ajo te ka ikur per lesh, po shih shëndenë dhe shtjer ndonje fall, mbase del mire ne filxhan, hë të keqen likja e ngushellohuni tok… Per xhozin e parlamentit di gje? Ajo nuk merret me me ju, me duket. Ka shpetuar!

  • mirela akoma sqënke ngopur me mut ha ha se të bën mirrë për prapanicën tënde mirela

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *