Kryemadhi: Rama po fal detin te Greqia për të ruajtur karrigen e tij

DITA Online

 

Deklarata e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Kotzias, i cili tha se është arritur dakordësi me Shqipërinë për sa i takon vijës së kufirit detar mes dy vendeve dhe thotë se Greqia do të përfitojë nga kjo 12 milje detare, ka futur në një tjetër betejë Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, ndërsa PD ka heshtur për këtë çështje.

Kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi kanë replikuar me tone të forta sot për këtë çështje.

Pas deklaratës së Ramës që kërkonte durim “sa të shkruhen gjërat e zeza mbi të bardhë në dokumentet e marrëveshjes së re me fqinjin”, ka reaguar sërish kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Monika Kryemadhi thotë se Rama për karrigen e tij shet gjithçka.

“A ka më qartë se kaq?! Ky njeri për karrigen e tij shet gjithçka. Nuk njeh as moral e as ndjesi për atdheun.

Ky njeri pasi shkatërroi marrëdhënien me Greqinë duke prishur Kishat si në kohën e komunizmit, tani fal detin për pak mëshirë nga Greqia. Ky njeri ka shqyer edhe portat e Shqipërisë për të larguar të rinjtë dhe për të sjellë gjithë plehrat e botës .

Dhe në fund e ka të qartë se shqiptarëve nuk u duhet më as deti, as mali, as fushat dhe asnjë pasuri tjetër, sepse kështu si e ka katandisur Shqipërinë dëshira e çdo të riu është të largohet nga vendi. Ky satrap nuk pyet më për asnjë vlerë njerëzore, qytetarie apo atdhedashurie.

Sepse për të ka vlerë vetëm karrigia e tij, për të cilën po paguajmë të gjithë çmimin më të shtrenjtë, atë të shitjes së territorit shqiptar.

Atë që nuk e bënë dot as diktaturat dhe pushtuesit, Edi Rama po e nënshkruan me gjakftohtësi të madhe”, shkruan Kryemadhi në “Facebook”./a.s/dita

Share This Article
14 Comments
  • Ti Mona”içkaiçka” detin nuk e fali RAMA, por “shoku” jot i ngushtë Lulzimja (ISH ministruc i jashtëm dhe Likja jot ish zavendskrejminister n’çat kohe.(pëjk)

  • Ketu prit pak!Deti eshte i shqiptareve dhe nuk i falim nje milimeter Greqise.Po ky bandilli per ate ankese ne Kushtetuese i ka marre votat e shqiptareve?
    Nuk na duhet Europa duke falur atdheun tek Greqia.Po qe se Greqia e perdor ligjin e luftes per te grabitur tokat dhe detin e shqiptareve,le ta mbaje dhe 70 vjet te tjera.

  • Baxhelle, baxhelle dhe vetem baxhelle.Vetem kjo fjale del vetiu kur degjon kete monster. Mjerre Shqiperia dhe politika ne cduar kane mbetur. LesheLi nje tumor qe duhet te shfarroset.

  • te kujtohet kush tha se keta jane sharlatane per gazetaret e analistet e kolonelin per detin e dhene greqise nga PD kur ishte ne partnerish me LSI (sikurse jeni prape tani)… kujtohu pak kujtohu para se te bertasesh per patriotizem

  • JO VETEM PATRIOTE….
    Edhe hajdute me cizme !

    PATRIOTE ME FJALE
    MBI DHE SKENDERBEU
    U PESHON KULETA
    ME SHUME SE ATDHEU !

  • Edi Rama ka kritukuar Sali Gazepin per kete qe e quajti tradheti kombetare e tani do te behet bashkefirmetar i Salistanit per kete tradheti kombetare?
    Rane maskat e atdhetarise dhe po dalin fytyrat e verteta?

  • Sali Berisha, Lulezimja dhe Ilir kokelopa i dhane Greqise mbi 300 km2 det me marreveshje qeveritare te firmosur nga te dy palet, ne nje ceremoni pompoze ne Tirane, firmosur nga ministrat e jashtem, Basha dhe Bakojanis, me pjesmarrjen ne ate ceremoni te kryeministrit grek Karamanlis dhe atij shqiptar berishovic. Sa larg eshte kjo nga ne deklarate e ministrit grek Kotzias dhene nje gazete vendase, qe sic dihet jane gjithmone per konsum publik. Aktualisht jemi perpara diskutimeve dhe duhet te presim me durim marreveshjen e pritshme, firmosur zyrtarisht midis paleve, qe do te rezultoje nga takimi Rama-Cipras. Deri atehere, kesaj i thone stuhi ne gote. Dhe per me teper kete “stuhi” e bejne “kokemedhenjte” e “mendjendriturit” e Levizjes per Sigurimin e Interesave te Skraparit (LSI e Ilir Metes) si baxhella Kryemadhi dhe vemja e tyre Vasili, qe tashme jane te diskredituar perfundimisht ne cdo pikpamje. Kane dale para popullit lakuriq dhe i ka zene tmerri, por s’kemi c’tu bejme. Le te presin me qetesi dhe pa dashuri drejtesine.

  • Detin e fali ai burri jot kur ishte bashke me Saliun apo e harrove moj matherfacher Ky e coi je kushtetuese dhe tani po mundohet te rregulloje cfar ai beri corap

  • IK O MONIKA DHE BEJ SHURREN SE NUK TE BESON ME NJERI ME RETORIKEN E SHPIFUR ENVERISTE TOTALISHT IDIOTE

    Po 1 milion shqyptare qe jetojne dhe punojne ne Greqi?

  • Ik moj baxhelle. Ku kupton gje ti cbehet me detin. Gjithe shqiptaret jane sy e vesh ne keto negociata. Nuk lejojme ti falin Greqise asnje centimeter det por ty nuk te begenis askush kur flet.

  • Shikoji mire qelbesirat se si perdorin cdo perpjekje te qeverise ta kthejne ne te kunderten…kujtojne se shqioraret besojne keto plehra…gjerat qe bene vete kur fatkeqesisht kishin pushtet ia mveshin qeverise se tanishme duke genjyer e shpifue si derrat…kjo qeveri eshte e oara qeveri e pergjegjeshme qe nga viti 1990 dhe po i kthen dinjitetin Shqiperise…ndersa kazani vszhdon avazin e tij..i bie fyellit po ne nje vrime…genje e shpif se dicka do te mbetet…dolen te gjithe me rradhe me nadkaraun Lubonja te parin dhe po bekne si patriote te medhenj …kush…keta plahra qe e degjeneryan Shqipwrine dhe e gene placke oer interesat e tyre.
    Qeverise shqiptaret i urojne pune te mbare dhe mbeshtetje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *