Kryetarja e Lëvizijes Socilaiste për Integrim (LSI), Monika Kryemadhi ka deklaruar se platforma e përpiluar nga forcat politike të opozitës së bashkuar joparlamentare, i jep fund krizës politike që ka ngërthyer vendin prej kohësh.
Në një dalje për mediat, Kryemadhi është shprehur se kryeministri Edi Rama duhet të plotësojë 5 pikat e platformës së PD-së, në përgjigje të ftesës së kreut të ekzekutivit, i cili ka thënë se është i gatshëm të shkojë deri në selinë blu për uljen në dialog me opozitën.
“Është një strukturë që thotë që palë nga mazhoranca, një palë nga opozita dhe një nga të huajt. E gjithë kjo strukturë, pra të gjitha ato 9 kushte janë kushte të domosdoshme që nxjerr vendin nga kriza. Zoti Basha nuk përfaqëson vetëm PD-në, përfaqëson vetëm opozitën. Ne vazhdojmë axhendën tonë. Rama kërkon të ruajë vetëm kokën e tij. 9 kushtet e Gjermanisë do të pasohen nga kushtet e vendeve të tjera. Le të vijë ai te PD-ja, ne i kemi çuar 5 kushtet, le të vijë të takohet me ne se ai është edhe humorist, se këto kohë kemi ngelur edhe pa humoristë”, tha për mediat Kryemadhi.
Më herët ditën e sotme, kreu i PD-së mblodhi aleatët në seli, ku u shpalosën edhe 5 pikat për zgjidhjen e krizës në vend, të cilat i janë dorëzuar dhe kryeministrit Rama.
j.l./ dita

Aman se na hape barkun Mona me 5 pikat qe te rafshin ne koke, ty, Lulit,Metes, Rames, Mediut, Dukes, Dashit, Vangjelit, ndokes. Kur vendi eshte ne doret tende te kesh dy nje ta çash e nje ta mbash. U shofte fara e politikaneve te soit tuaj qe e vodhet kete popull, zoti ju pafte e neper hunde ua nxjerrte.
More po keto te ish opozites si e kujtojne vehten??? A thua do ti pjedhi me kush??? Apo do te aktivizohen ne politike???
Jo keta tallin bythen ashtu sic e tall Rama me shoke e shoqe shume. Populli qesh nga zori…
Fallxhorja e opozites, se basku me skuadren e indianit Guru te mazhorances, shume shpejt krijojne nje force te re politike me te cilet do bashkohet gjith shqiperia
Gjynah iken per lesh keta tranguj e opozites.I rre mendja se i ha palla rames per tu takuar apo lutur atyre.Ju vajtet ne hale dhe skeni me asnje shprese per te kapur as paramentin e jo me qeverine.Mjerane mos degjoni se cthone Zhei,Lubonja,Fefziu,Buzdala,Bejtja,Shullaku apo
Bushati qe gjoja Rama ka blere mediat.Keta jane te shiturit per mua qe ja u kane futur sa krahu me mendimet e dhjera per revolucione,per djegie mandatesh,,per babale,per denoncime idiote.Shikojeni kete mendimin tim dhe behuni te qute ore kunguj pa fare
Po ti nuk ke burre PD,ke burre presidentin.Shko konsultohu njehere me te,se pastaj behesh pishman dhe thua nuk do ma fale lilua gjithe jeten djegjen e mandateve.
Keshtu sic je katandisur rrugeve nuk e mbron dot nga shkarkimi bashkeshortin president.