Kryemadhi shuan zërat: Nuk ka bashkëpunim me Edi Ramën

Leda Hysa

 

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, është shprehur se kryeministrit Edi Rama nuk i duhet dhënë më shansi për të drejtuar këtë vend.

Kryemadhi deklaroi në studion e emisionit ‘Opinion’, se Rama është një nga politikanët më jetëgjatë në politikë dhe një mundësi tjetër nuk mund t’i jepet.

Ajo tha se nuk ekziston asnjë flirt mes LSI-së dhe PS-së, pasi nuk mund të ketë bashkëpunim me një forcë politike që përfaqëson interesat e grupeve kriminale dhe të trafikut të drogës.

Më tej, kreu i LSI-së, foli edhe për aktin e saj rebelues ndaj kryeministrit në Kuvendin e Shqipërisë, hedhja e çizmes drejt Ramës.

Kryemadhi të enjten në darkë, deklaroi se hedhja e çizmes nuk ka të bëjë fare për sa i përket raporteve personale me Ramën, por ka të bëjë me simbolikën e hedhjes së çizmes ndaj asaj diktature që po instalon Edi Rama, për të krijuar bindjen se është i paprekshëm dhe do të bëhet pikërisht ashtu siç thotë ai.

Ajo theksoi se kjo kala rëre e ngritur nga ai, do të shembet, pasi e ka ndërtuar me themele shumë të dobëta për shkak të asaj dhe pikërisht për shkak të asaj perandorie droge që ka ngritur.

l.h/ dita

Share This Article
13 Comments
  • Kjo trimëreshë është zonjusha Monika Kryemadhi. Sapo ka ardhur në katundin e politikës sonë. E kemi të pastër si kristali. Mendoj se duhet t’i japim një shans se këta të tjerët kanë shumë kohë në politikë e pak gjëra kanë bërë. Ka ardhur koha të mbështesim vajzat e reja si zonjushë Monika. Duhet t’a ndihmojmë se Nano e la pa brekë dhe Rama pa cizme. Vini dorën në zemër për një politikane kaq të sinqertë 🙂

  • Ku ma ke Suden,qe ndihet rob zoti dhe ish qytetare,para sudes,se metes,te dy katundare koke dhe tru palare,zbritur thelle nga malet.

  • Si mendoni keshtu,po a ka mundesi qe Monika te beje koalicion me ps-st kur ajo i hodhi çizmen Edi Rames? A ka sy e surrat ajo ti dal Rames edhe para socialisteve me ofendimin qe beri? LSI ka mbaruar,nuk fiton se e ka humbur reputacionin dhe besimin te shqipetaret.

  • Moj Kryevogla po te ikin te gjithe dhe do mbetesh vetem
    me Vasillaqin…..,moj korbe …!
    C’e do bashkepunimin me Ty,Edi Rama apo te filloje te
    ndaje “tepsicken” me Ju ,sidomos me ate qerozin,ish-
    Ministrin tuaj te Drejtesise qe kur flet duket si Zeusi ne maje te Olimpit,sikur Shqiperia te ishte nje 200 milion.
    Pika qeveritareve shqiptare qe e matin veten me hijen e
    mengjezit. Nje vend i vogel, me pushtetare me pordhe te
    medha. O tempora,o mores !!!

    • Kudo qe ta varesh Ramen i takojne kembet ne toke.Eshte i qete se ka popullin shtroje dhe Saliun mburoje.

  • Katarakti @ …E paske henger dhe ti corben e thartuar .Sa shpejt haroni o te mjere ,nuk u cua populli ne 21 janar ,per vidion e Likes me ze e figure? ,A i ktheu magjen Rama ,4 te reneve me duar ne xhepa ?,E harrove 1 Prillin qe hengri Rama ngjalen ne vilen tek Gjiri i LaLzit ,pamvaresisht ndertuar ne toke te vjedhur ..A nuk e beri Rama .liken ,pa deshiren e popullit President ? Si te duket ty? Sinqerisht, kjo qe beri Rama eshte gjeja me e ndyre ,ne te gjithe historine e politikes shqiptare , qe nga lindja e saj e deri me sot .Prandaj ,mos te genjeje mendja, e mos jep deklarata ,per keta rufjane te socem .Mesoje nga une ,keta qe te gjithe mbare ,nuk e kane mendjen sot , as per pune, e as per te vjedhur, e as per kualicione ,por e kane friken prej Vettingut ,ne qofte se nuk e kupton , mesoje nga une.Eshte shume ofenduese ,jo vetem ju ,por edhe shume komentues te zjarte te mesiperm .qe se kane kuptuar ,qe keta jane mish e thua bashke dhe kurre nuk kane qene kundershtare politike me njeri tjetrin ,me fal se harrova po te fuse edhe PD ,ne kete llum gjerizi.. .Gjithe te mirat Katarakti .

  • O Mona,
    E qellove Ramen me nje Çizme
    Dhe te iku gjysma e Leshelisë
    Qëlloje dhe me Çizmen tjetër,
    qe iki e tërë Leshelija…, tek PS-ja…!

  • nuk bej marreveshje me Ramen, po bej marreveshje me Veliajn! A nuk thot erion veliaj po te me rikandidoj Rama?
    As kontradiktate e veta nuk i sheh kjo!

  • Pse vertete e besoni Moniken? Duhet te jeni naive te besoni ate. Ajo ben krushqi dhe me derrat per interes, po ashtu kthehet nga qente pastaj e perfundon tek Petrit Vasili. Ajo eshte lladro qe s’vlen as per gje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *