Kryemadhi takon Fleckenstein: LSI mbështet një reformë të vërtetë zgjedhore, jo një farsë

Gazeta Dita

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është takuar pasditen e sotme me Raportuesin e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Knut Flecenstein.

Në përfundim të takimit, Kryemadhi duke folur për mediat u shpreh se forca politike që ajo drejton do të mbështesë një reformë të vërtetë zgjedhore dhe jo një farsë.

Duke u ndalur tek zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, kryetarja e LSI tha se ato janë “një histori e vërtetë e deformimit të votës”.

Më tej ajo shtoi se “misioni i LSI-së është dekriminalizimi i votës së shqiptarëve”, duke u shprehur se “pa dekriminalizimin e votës së shqiptarëve, integrimi në BE është i vështirë”.

Kujtojmë se Raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë, Knut Flecenstein, është takuar gjatë ditës së sotme edhe me Presidentin Ilir Meta, kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi dhe kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

Share This Article
3 Comments
  • E more vesht ti europiana… dekriminalizimi i votews si ne Lezhe ku Lika koke Qipi bashke me Depuetin Tushe blinte vota LIVE ne Tv me zarf dhe nuk i bente syrri terrt, hajdut i rregjur.
    Nuk e kuptojme se Knut me gjasme zotni burre takon e bisedon me nje baxhelle, ish mesimoren e PS, Mona Nexhmije Kryemadhi.
    Knut nuk le kriminel pa takuar edhe Lulushin, po Sali Kar-axhicin kur do e takosh qe ti te kthehesh i qete ne zyre dhe pune “mbaruar”

  • Ku je moj Lenka Cuko e demokracise. Ik moj goje madhe e hajdute. Epeshtirosur deri ne fund do mbetesh. E pa turp je shume shpejt do plasesh si nje flluske sapunt. Vettingu do ua nxjerri ne shesh gjithe pershesin ne vite qe keni bere pthu…… fare e keqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *