Kryetarja e Lëvizjes Socialiste Për Integrim Monika Kryemadhi ka qenë këtë të mërkurë në Leshnicë të Pogradecit.
Në një postimi në rrjetin social, Kryemadhi ka përcjellë një mesazh teksa shkruar se: “nuk ka pasur asnjë interesim nga qeveria për t’i kthyer në vlerë materiale mundin dhe djersën e njerëzve punëtorë dhe atdhedashës së Leshnicës. Kryeministri i përshëndet me pamje nga Monako, ndërsa banorët e këtij fshati duan që prodhimet e tyre të mos kalben dhe t’i hedhin në kanale”.
“LSI i ka prioritet fermerët shqiptarë. Ata japin 22% të prodhimit bruto të vendit dhe sot nuk marrin pas as 0.7% të buxhetit të shtetit. Qeveria e Rilindjes prioritet ka PPP dhe oligarkët.
Me shumë paguhen ata për punë të pa kryer, se sa ka subvencionime për njerëzit e punës dhe sakrificës.”, ka shkruar Kryemadhi.
Postimi i plotë
Nga Leshnica e Pogradecit, nga shtëpia e Nazime Çukës ju uroj një ditë të mbarë.
Lulet kanë çelur, por mollët janë të pa-shitura.
Edhe dhomat e shtëpisë janë kthyer në magazina, se ato janë të tejmbushura. Asnjë interesim nga qeveria për t’i kthyer në vlerë materiale mundin dhe djersën e njerëzve punëtorë dhe atdhedashës së Leshnicës.
Kryeministri i përshëndet me pamje nga Monako, ndërsa banorët e këtij fshati duan që prodhimet e tyre të mos kalben dhe t’i hedhin në kanale.
LSI i ka prioritet fermerët shqiptarë.
Ata japin 22% të prodhimit bruto të vendit dhe sot nuk marrin pas as 0.7% të buxhetit të shtetit.
Qeveria e Rilindjes prioritet ka PPP dhe oligarkët.
Me shumë paguhen ata për punë të pa kryer, se sa ka subvencionime për njerëzit e punës dhe sakrificës.

b.b/dita

Monika para se te flasesh me keqardhje per popullin e varfer trego si vetem me dy rroga shteterore mban femijet jashte te shkollohen dhe pasurie qe ke vene shtepi para je nje ekeqe e madhe per shqiperine si familje gjakpirese e shqiptareve
Po per 11 vc te qe ka ne Vilen e Lalazit dhe nje wc per macen, e dini, kesaj i dhemb shpirti per popullin, hajde Nafije fallxhorja hajde,
Po per 11 vc te qe ka ne Vilen e Lalazit dhe nje wc per macen, e dini, kesaj i dhemb shpirti per popullin, hajde Nafije fallxhorja hajde,
Oh kjo ma keput shpirtin sa mendon per fermeret, si eshte bere per lemoshe