Kryemadhi: Ulja në tryezë me Ramën do zvarriste krizën politike

Edona Llukacaj

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi deklaroi të hënën se opozita ka një plan pune për daljen nga kriza të vendit.

Duke iu referuar numërimit të shpejtë të votave në Kosovë, Kryemadhi shtoi se ajo çfarë opozita kërkon dhe çfarë i duhet shqiptarëve janë zgjedhje të reja.

Ajo shtoi, në Abc News, se “ulja në tryezë me kryeministrin Edi Rama do të zgjaste dhe do të zvarriste krizën politike në Shqipëri”, teksa theksoi se edhe socialistët vetë do të shkojnë të votojnë kundër Edi Ramës, po të jetë përballë tij Ditmir Bushati, Pandeli Majko apo Musa Ulqini.

Kryemadhi, ndër të tjera, tha: “Ne si opozitë kemi një material të nënshkruar 7 muaj përpara më 23 prill të 2019, ku janë më se të qarta kushtet e opozitës, sikurse edhe fronti opozitar, tryeza e partive aleate të frontit opozitar, mblidhet në mënyrë permanente dhe ka një draft, një plan punë, një ‘action plan’ mund të themi për daljen e vendit nga kriza që janë shumë të thjeshta.

Çdo diskutim dhe çdo monolog politik që mund t’i ofrojmë sot shqiptarëve është largimi i vëmendjes nga problemi. Ajo që opozita e ka bërë shumë të qartë është se vetëm zgjedhjet e reja janë ato që mund ta nxjerrin vendin nga kriza, zgjedhjet të tjera që t’ju garantojnë shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme, zgjidhje të cilat janë të distancuara dhe të ndara përfundimisht nga krimi dhe ndërhyrja politikë në procesin e administrimin e zgjedhjeve. Ju thatë pak më përpara që Kosova për 2 orë nxori rezultatin dhe çdo gjë ishte dhe çdo veprim i ndërhyrjes së segmenteve të drejtësisë ndaj çdo intimidimi apo ndaj çdo prekjeje apo krimi elektoral, ishte i menjëhershëm. Çka do të thotë që ajo çka kërkon opozita sot është e domosdoshme”.

Në vijim, Kryemadhi shtoi: “Ulja në tryezë për hir të së vërtetës do të zgjaste procesin e krizës dhe ulja në tryezë do të sillte po të themi një zvarritje të problematikave ashtu sikurse për hir të së vërtetës duam apo s’duam nga dialogu në politikë zgjidhet kjo krizë, në të cilën është përfshirë sot Shqipëria dhe shkaktari i kësaj krizë është pikërisht mazhoranca dhe Rama. Pastaj sesi i pëlqen z.Rama apo televizioneve të ndryshme për ta analizuar se kanë këndvështrime të ndryshme. Po të më pyesësh mua personalisht, po të jetë Edi Rama kryeministër, shqiptarët do të jenë të etur për të votuar kundër tij se u ka ardhur në majë të hundës, madje dhe socialistët vetë do të shkojnë të votojnë kundër Edi Ramës, po të jetë një socialist tjetër si Ditmir Bushati apo Pandeli Majko apo Musa Ulqini apo një socialist i vërtetë brenda PS-së normal që socialistët do të jenë më të prirur për të votuar PS-në sesa për të votuar kundër rilindjes së Edi Ramës”.

e.ll./dita

Share This Article
2 Comments
  • mona be breket gati ti se po te rruhet shum per popullin kokrra e injorantes zonja e par e shqiptarve nje pocaqi femer e degraduar

  • Shtrengoje fort ate aksionin tuaj politik me 7 pika,.Mos e lesho fare.Mos hyni ne zgjedhje fare ne 2021 me Ramen kryeminister.Rama mban pushtetin,ju shtrengoni fort,po fort fort noc rrokun me 7 pika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *