Kryemadhi “zbutet” para protestës: Duhet shmangur dhuna

Bora Basholli

Në një takim me strukturat e LSI-së në njësinë bashkiake nr. 11 në Tiranë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi i ftoi ata dhe gjithë shqiptarët në protestën e nesërme të opozitës.

Por ndryshe nga herët e tjera, ku një gjë e tillë nuk është përmendur, Kryemadhi i ka ftuar protestuesit të shmangin aktet e dhunës.

Ajo i fton ata të bëhen pjesë e një proteste paqësore, pasi beteja e tyre, siç thotë, bëhet për të rrëzuar regjimin e kalbur.

Nesër t’i themi boll regjimit diktatorial. Është një nga protestat më të mëdha. Edhe pse është muaji i Ramazanit dhe shumë shqiptarët agjërojnë ua bëftë dritë dhe të na i falë mëkatet.

Do tregojmë çdo gjë që ka të bëjë me të ardhmen e fëmijëve tanë, do jemi në ballë të çdo proteste. Beteja jonë është e ardhmja e fëmijëve shqiptarë, që të hapim negociatat me BE.

Nesër mos ndaloni, i bëj thirrje gjithë Shqipërisë, protestat tona paqësore janë protestat që do sjellin ndryshimin. Ju bëj thirrje të distancoheni nga dhuna edhe pse njerëzve ju ka ardhur aty ku nuk mban më. Detyra jonë është të rrëzojmë sistemin, jo të sulmojmë godinat”,- tha Kryemadhi.

Ajo tha se nesër opozita do protestojë bashkë me policët. “Policët që kemi përballë t’i konsiderojmë si vëllezërit tanë”,- vijoi Kryemadhi.

 

b.b/dita

Share This Article
6 Comments
  • Vetem mos ben mekat kurverie se do ti falim. Ate po deshi presidenti te ta fale, ne mos do shkoje per lesheli, do vrase veten ose do jape doreheqje. E lumja ti moj Shqiperi çfare udheheqesish ke!

  • Ndryshimi drejt progresit do te vije, kur te qeroheni ju vampiret dhe vampirët e popullit shqiptar.
    Kur ke filluar ti te ndryshosh kursin? Deri dje flisje per sulme te institucioneve, per pushtimin e zyrave dhe nxjerrjen ne shesh te kanunit!
    Je dhe jeni te gjithe te pabesueshem, dallaverexhinj, qylaxhinj, parazitet me te ndyre te politikes, qe nuk mund t’i gjesh ne asnje vend te botes.

  • Iku koha e para 30 viteve kur protestonin: Policia asht me ne per te rrezuar sistemin dhe vendosur sistmin qe asht sot.Por kjo bihudja kerkon ta rresoj sistemin qe asht sot.A din kush cfare kerkojne keto udheheqesit e protestes.

  • Baxhella nuk u “zbut” por e zbuten si cecua andej nga
    ishte. Megjithate burgut nuk i shmanget as ajo as bash-
    keshorti i saj .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *