Quhem Veibe Caslli, banoj prej 50 vjetësh në një shtëpi me pronar. Qeveria me të drejtë ua kaloi shtëpitë pronarëve të ligjshëm dhe tha se ne duhet të largohemi. Na u tha se janë marrë masat dhe do të na japësh nga Bankat Kredi me interes zero ose do të strehoheshim në shtëpitë sociale që ndërton Bashkia.
Kam mbetur krejtësisht vetëm dhe nuk kam asnjë të ardhur tjetër veç pensionit. Për marrje kredie, banka më dha përgjigje se nuk mund të më jepet për arsye se nuk kam asnjë garanci për marrjen e saj, si dhe s’ke garanci shlyerje (vetëm pension dhe moshë të madhe).
Tani kam mbushur 80 vjeç, jam e sëmurë me raporte mjekësore dhe çdo vit shtrohem në spital për kurime. Për strehim në godinat sociale as nuk bëhet fjalë. Në këto kushte i kam bërë dy letra zotit Lulzim Basha, njërën më datën 13 tetor 2012 dhe të dytën më 22 dhjetor 2012, të cilat i kam hedhur në kutinë postare të bashkisë, ku i kam kërkuar për të më dhënë një garsonierë nga ato socialet me qira që ndërton bashkia. Deri tani asnjë përgjigje.
Përmbarimi më thotë largohu vetë ose do të vijë policia dhe do të të nxjerrë me forcë. Nuk kam ku të shkoj. Këto pak vite jetë që më kanë mbetur, nuk mund t’i kaloj në mes të vuajtjeve nëpër rrugë e lulishte. Ju lutem, shikojeni këtë problem dhe më ndihmoni! Në qoftë se nuk keni mundësi të më strehoni, atëherë jepni urdhër të më vrasin, se edhe kjo është ndihmesë për të mos vuajtur më shumë.
Me respekt, Veibe Caslli Adresa: Rruga e Kavajës, pallati 123, kati 3 Tel: 2241270
Ahhh, moj zonje. Nuk duhet te mendosh vetem per strehimin sa je akoma gjalle, por do te te duhet te prenotosh qysh tani vendin per ne banesen e fundit, se vende nuk ka. Hall me rrojt e hall me vdek.