Kryeministrat e Greqisë, bashkëpunëtorë të gjermanëve

redaktor

Shqiptarët e Çamërisë ishin të vetmit që u masakruan, u përdhunuan, ju rrëmbye pasuria, u përzunë nga shtëpitë e tyre nën akuzën se ishin bashkëpunëtorë të gjermanëve. Kjo akuzë kolektive për herë të parë në historinë e re të botës i ndodh një populli që të përbuzet kaq rëndë vetëm e vetëm se disa individë që i përkisnin etnisë së saj ishin spiunë apo bashkëpunëtorë të pushtuesit paqësor të Greqisë. Gjermanët u pritën me paqe dhe nderime nga politikanët, kisha greke dhe populli i saj. Pra, gjermanët mund të quhen me të drejtë pushtues paqësor të Greqisë. Me gjermanët bashkëpunuan mijëra grekë, vllehë, sllavo-maqedonas, bullgarë, romë, etj., shtetas të Greqisë, por familjet e këtyre bashkëpunëtorëve nuk u dënuan asnjëherë, nuk ju sekuestrua pasuria, por nga familjet e bashkëpunëtorëve të gjermanëve dolën kryeministra, ministra, deputetë, figura të shquara të jetës shoqërore të Greqisë pa u persekutuar asnjëherë.

Më poshtë do sjellim fakte që bashkëpunëtorët e gjermanëve u bënë deputetë, ministra, kryeministra dhe kryetar shteti të Greqisë të pas viteve 1945. Lista e politikanëve grekë që rrjedhin nga familje që kanë qenë bashkëpunëtor të italianëve dhe gjermanëve gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore mund të jetë edhe më e madhe, por ne po sjellim emrat e disave që janë botuar në gazetat, revistat dhe librat e autorëve grek.

Bashkëpunim me gjermanët ka patur Jorgo Merkuri, kryetari i partisë Nacional Socialiste Greke, i cili është gjyshi i ish-ministres dhe deputetes së ndjerë Melina Merkuri.

Jorgo Simitis është babai i ish-kryeministrit të Greqisë Kosta Jorgo Simitis, 1996-2004, ministër 1985-1990. Jorgo Simitis gjatë kohës së pushtimit gjerman u emërua Sekretar i Përgjithshëm i Bankave të Greqisë, një post i lartë shtetëror. Por në vitin 1944, Jorgo Simitis duke nuhatur se gjermanët po e humbnin luftën ju bashkua në male grupeve të rezistencës. Ai u akuzua për zhdukjen e 8.000 paund që kishin dërguar aleatët si ndihmë.

Konstandin G. Karamanlis (1907-1998), ishte një nga politikanët e njohur të Greqisë. Sipas disa dokumentet e fundit të botuar del se ai ka qenë bashkëpunëtor i gjermanëve në Selanik gjatë periudhës 1941-1945. Në dokumentin e CIA-as, 16 shtator 1962, thuhet se emri i Konstandin Karmanlis është i përfshirë në listat e bashkëpunëtorëve të gjermanëve të Merten për përzënien e hebrenjve.

Pas pak kohësh pritet të dalë në qarkullim libri i Mitch Fatouros, një greko-amerikan i cili do sjellë të dhëna nga dokumentet e CIA-as, fotografi për bashkëpunimin e Konstandin Karamanlisit me pseudonimin “Kryepeshkopi”.

Gjatë periudhës së pushtimit gjerman Konstandin Kramanlis shoqërohej me një femër e quajtur Lili Mak me origjinë ruse, e cila ishte agjende e Gestapos gjermane. Në vitin 1942 italianët e arrestojnë Lili Mak dhe gjyqi e dënon me burg, por me ndërhyrjen e gjermanëve ajo u lirua. Në vitin 1946 Lili Mak bashkë me nënën e saj Elenin dolën përpara gjykatës greke në Athinë me akuzën si bashkëpunëtore të gjermanëve. Ato u mbrojtën në gjyq nga avokati dhe deputeti Konstandin Karamanlis, i cili e fitoj gjyqin dhe ato nuk u dënuan.

Konstandin G. Karamanlisi që nga viti 1946 ka qenë deputet, ministër dhe katër herë kryeministër i Greqisë nga viti 1955-1963, 1974-1980. Në vitin 1980-1985, ishte Kryetar i Republikës Demokratike të Greqisë, gjithashtu edhe më 1990-1995 ishte Kryetar i Greqisë.

Konstandin Karamanlisi është xhaxhai i ish-kryetarit të Partisë Demokracia e Re, Kosta Aleksandër Karamanlis, i cili ishte kryeministër më 2004-2009. Nga viti 1989 e deri më sot është deputet i Demokracisë së Re në Kuvendin e Greqisë.

Jorgo Joanis Rallis (1918-2006), është djali i kryeministrit të Greqisë 1943-1944, Joani Rallis i cili ishte bashkëpunëtor i gjermanëve dhe vdiq në burg. Jorgo Rallis në vitin 1950 u zgjodh deputet në Kuvendin e Greqisë. Ka qenë ministër i disa ministrive nga vitet 1950-1958, 1961-1963, 1967, 1974-1980. Në vitin 1980-1981, ishte kryetar i Partisë Demokracia e Re dhe kryeministër i Greqisë. Dha dorëheqje si deputet dhe u tërhoq nga jeta politike në vitin 1993.

Konstandinos Micotaqis (1918-), është njeri nga politikanët e fortë të Greqisë. Micotaqi është nipi i ish-kryeministrit Elefteros Venizellos. Konstandin Micotaqi u zgjodh për herë të parë deputet në vitin 1946, më 2004 dha dorëheqjen si deputet dhe nga politika. Ka qenë ministër i disa ministrive më 1965-1966, 1978-1981. Në vitin 1984 u zgjodh kryetar i Partisë Demokracia e Re, dhe më 1990-1993, ishte kryeministër i Greqisë. Është babai i dy deputetëve Dora Bakojani dhe Qiriako Micotaqis.

Gazeta greke AVRIANI e qershorit të vitit 1985, botoi një fotografi ku shihet Konstandin Micotaqi në mes të dy ushtarëve gjermanë. Në vitin 1989 pas rënies së Murit të Berlinit, dy ish-agjentët e STAZIT të Gjermanisë Lindore deklaruan në një emision televiziv se kishin marrë porosi që të gjenin materiale ku të vërtetohej bashkëpunimi i Micotaqit me nazistët gjermanë. Ata kishin gjetur fotografinë në fjalë dhe ua dhanë porositësve. Pas disa vitesh gazeta AVRIANI, botoi një shkrim ku deklaronte se fotografinë ku shihet Micotaqi me dy ushtarë gjermanë ua kishte dhënë drejtuesi i lartë i PASOK-ut, Kosta Lalioti.

Sido që të jetë e vërteta ka bashkëpunuar apo jo me gjermanët ish-kryeministri Micotaqi, as gazeta AVRIANI, as Lalioti që u përfol se e ka siguruar këtë foto dhe asnjë individë që e botoi ndër vite, familja Micotaqi nuk ngriti padi penale për shpifje ndaj tyre. Kjo lë të nënkuptosh se fotografia kishte qenë origjinale.

Kosta A. Karamanlis (1956- ), është djali i vëllait të Konstandin G. Karamanlisit i cili është akuzuar kohëve të fundit si bashkëpunëtor i gjermanëve dhe ka patur të dashur në periudhën e pushtimit gjerman një agjende të Gestapos Lili Mak. Kosta Karamanlis, u zgjodh për herë të parë deputet më 1989 me Partinë Demokracia e Re. Në vitin 1997 u zgjodh kryetar i partisë së djathtë Demokracia e Re dhe nga viti 2004-2009 ishte kryeministër i Greqisë. Vazhdon të jetë deputet i partisë Demokracia e Re. Pra, Kosta Karamanlisi u përket atyre familjeve që kanë bashkëpunuar me gjermanët gjatë viteve 1941-1944.

Evangjelios Meimaraqis (1953-), kryetar i Partisë Demokracia e Re, ish-ministër 2006-2009, ish-kryetar i Kuvendit të Greqisë 2012-2015, deputet që nga viti 1989 rrjedh nga një familje që është akuzuar se ka përkrahur dhe bashkëpunuar me gjermanët në ishullin e Kretës. Familja Meimaraqis për herë të pari nxori deputet në vitin 1915, Vasilis Meimaraqis, i cili dënoi sulmet e kretasve kundër ushtrisë gjermane dhe përkrahu qeverinë e Jorgo Çolakoglu. Gjyshi i tij me të njëjtin emër avokati Evangjelos Meimaraqis përkrahu ushtrinë gjermane dhe dënonte sulmet e guerrilasve kundër tyre. Gazeta AKROPOLI, 4 qershor, 1941 shkruan për vizitën e Vasilis Meimaraqit në kampin e trajtimit të oficerëve të qeverisë Çolakoglu dhe dënoi krimet e kretasve kundër gjermanëve.

Më 27 prill 1944, britanikët dhe forcat e rezistencës në Kretë rrëmbyen gjeneralin gjerman Heinrich Kraipe. Emri i avokat Evangjelos Meimaraqis figuron në peticionin e intelektualëve të Kretës që dënonin sulmin dhe rrëmbimin e gjeneralit gjerman Kraipe.

5
Dokument i CIA i vitit 1962 që tregon bashkëpunimin me gjermanët të ish Kryetarit dhe ish kryeministrit të Greqisë, Konstandin Karamanlis
6
Gazeta greke AVRIANI e qershorit të vitit 1985, botoj një fotografi ku shihet Konstandin Micotaqi në mes të dy ushtarëve gjermanë
7
Gazeta greke AKROPOLI e 20 shtatorit 2015 ku shkruhet se familja Meimarakis kanë qenë bashkëpunëtor të gjermanëve në Kretë
Share This Article
17 Comments
  • bravo gazetari, po sjell fakte dhe jo llafe pazari dhe politika shqiptare duhet te reagoje per te drejtat historike te kombit, boll na tororisen b(g)reket e ballkanit.

    • Cpate mo Claus, u dolen lakrat dhe po permend Eqeremin? Eqeremi iku sepse e dinte cdo ta gjente si bashkjepuntor, ndersa keta tuajet ndoqen te pafajshmit dhe vete jane akoma ne politiken e dhjere te Greqise. Le nam duke u munduar te besh te zgjuarin edhe aty ku te japin fakte vete greket e tu. Po flasim per greket he camet ketu ne kete teme, ndaj nuk kuptoj c’hyn Eqeremi edhe sikur te ishte!

      • Dihet per E.Vloren,por ai nuk u bë asnjeherë deputet apo politikan i askujt.Prolemi është që në shumë vende këta vijuan të qetë.Vetëm në Selanik jane vrarë 1200 deri 1400 hebrej nē mbarim të luftës.

    • Dihet per E.Vloren,por ai nuk u bë asnjeherë deputet apo politikan i askujt.Prolemi është që në shumë vende këta vijuan të qetë.Vetëm në Selanik jane vrarë 1200 deri 1400 hebrej nē mbarim të luftës.

  • ZAKONISHT POLITIKANET JANE SHUME EGOISTE.

    Ka politikane qe egoja e tyre shume e madhe,i nxit qe te jene si nje pirat mban ne anijen e tij shume flamure,nxjer ate qe ka anija qe shfaqet ne det.
    Jane si karboni me disa valenca.

  • Llalla nuk behesh kurr i besuar tek lexuesit shqiptare, nese nuk shkruan gjithe te verteten kur perpiqesh qe kriminelin ta barazosh me politikanin ose me nje tradhetar. Cemerit nuk u debuan se bashkepunuan vetem me gjermanin por nga krimet e tmershme qe kane bere ndaj popullsise came helene orthodhokse te Igumenices, Prevezes dhe Paramithjase. Se po te qendronte kjo qe ti rrefen se vetem se ishin bashkepunetore te gjermaneve nuk do ti zbonte njeri. Fsheh i dashur Llalla te verteten dhe kjo nuk ndyshon opinionin shqiptar qe njeh shume mire cfare kane bere camet kriminela (jo te gjithe), ne Cameri. Keto jane te vertetura dhe te dokumentuara me fakte dhe sado balte te hidhet mbi ceshtjen came e verteta dihet edhe ne Evrope edhe ne USA. Nuk genjehet as Gjykata e Hages me mashtrimet e keqberesve mbi popullsine came helene te Epirit. Baballaret kriminela qe dolen nga familjet e cemerve myslimane njollosen historin e te gjithe cameve. Kjo eshte e gjitha. Dhe ne vend qe bijte e ketyre kriminilave te tregojne seriozitet dhe te kerkojne falje per krimet e prinderve te tyre marrin ne qafe dhe te ardhmen e cameve te pafajshem. Ky vazhdim te veprimeve qe bejne keta indivinde marrin ne qafe dhe fqinjesine e mire me Greqine. Habitem cduan keta individe? Tu falin tokat e krimineleve? Para per krimet qe kane bere? te drejte kane vetem ata came qe nuk kane bere krime dhe te paraqiten tek gjykatat greke se nuk kane vrare e prere baballaret e tyre dhe te marrin token apo demshperblim. Po edhe keta nese do te marrin toka e ara ne Greqi duhet te mos pervetesojne asnje cope toke ne Shqiperi. Se u takon vetem shqiptareve. Se as trashegimi skishin as blene ndonje toke ne Shqiperi. Kete qe kane iua dha Shteti shqiptar nga pjesa qe u takon vetem vendalive. Morren token nga ne qe s’jemi came por trahegimtare te ketij vendi qe quhet Albani.
    Prandaj i dashur Llalla mos u lodh me fotografite e grekeve qe nuk kane asnje kuptim po merru me prova te verteta dhe shkruaj gjithe te vertteten qe te ehesh i besuar. Po eshte turp qe equn veten dhe gazetar.
    Turpi i botes!

    • Nuk na the asnjigje. E para ata came qe kane vrare kane qene sa gishtat e dores. Ku shumica E KA BERE PER VETMBROJTJE te jetes , prones etj. Dihen tashme krimet gjate luftes ne Greqi ndermjet paleve luftuese.
      Pika tjeter nese u takon pronesi atyre qe baballaret e tyre te kene vrare, mund te them se shumica e njerzve i kane pasur baballaret 2 deri ne 12 vjec KUPTON!?
      Pika e trete, ka vendime gjykimi qe perdoren paralelisht per per raste te tilla ku pjestar te familjes mund te kete kryer krime ne syte e shtetit. Por mos te harrojme qe Greqia ka bere GENOCID. Ne raste ku 1 person i familjes eshte i denuar nga gjykatan evendit perkates nuk e privon familjen e tij mbi te drejten pronesore. Keto jane vendime te Gjykates se Strasburgut per raste paralele, si per shembull krimet e Grekerve ne Qipro te denuar nga gjykata Turke.Vendimet e Gjykates se Strasburgut jane URDHERUESE mbi Greqine pasi eshte antare e saj.

    • Po ata Came qe kane bashkpunura me Zerven, si per shembull familja jote e Paramithjase, a duhen denuar per krime ndaj Njerzimit dhe Genocid sebashku me ushtrine Greke qe vrane me dhjetra mijra gra e femije te pafajshem pa gjygj ? Kesaj pyetje pergjigjy ti njehere se sa per te drejten Ndrekombetare ti as nuk ja ke haberin. Vazhdo e rri ke vrima celsit dhe thurr intriga dhe genjshtra, por 1 dite do te bien te gjitha kokes pa diskutim…….

    • Uh c’na the more Pirdhos. Greqia pati Lufte Civile ku u vrane me shume grek me njeri-tjetrin, sec vrane gjermanet greket gjate Luftes se Dyte Boterore e prape s’u pastrua territori nga gjysma e grekerve. Ku perfillen krimet e 1 ose 2 cameve, te cilet dhe vepruan ne mbrotje ndaj vjedhjes qe po i behej prones dhe shkaterrimet ne familjet e tyre, me ate qe ju be komplet atij komuniteti. Keto teorite e cameve bene kete e ate, jane thjeshte kodra pas bregut. Jane teorite tipike te vendeve qe bejne genocide e justifikojne krimet e tyre me genjeshtra. Njesoj sic turqit ndaj armenve nxoren teorine qe keta te fundit kryen krime e ndaj meritonin te vdisnin. Keto jane mentalitete perverse. Camet si gjasme ” kolaborator” te Gjermaneve u pastruan etnikish nga trojet e tyre nderkohe qe Greqia me vet Gjermanine sot jane vende ne BE mdaje mbahet me paret e Gjermanve. Camet jane komplet ne te drejten e Zotit per pastrimin etnik dhe genocidin e bere ndaj tyre ndaj s’ka gje ne bote qe do i ndaloj.

  • Llalla,je bere baroni Mynhauzen shqiptar.Ne cdo vend te Evropes se pushtuar ka patur bashkepunetore te pushtuesve.Greqia dhe vendet e tjera I kane vene keto ceshtje ne vendin e duhur,aty eshte shkruar historia.Vetem Shqiperia nuk ka te qarte as historine e luftes se dyte boterore,le pastaj me heret.Vetem ne Shqiperi I thuhet derrit daje.Gjermanet thone se ne vendet e tjera spiunet I gjeten duke I blere me para,kurse ne Shqiperi I gjeten falas.Shkruaj per bashkepunetoret e nazisteve tek shqiptaret e Greqise e te Shqiperise,per krimet e tyre,per aratisjet e tyre bashke me fashistet.Te bejme nje here historine e vendit tone qe nuk e dime akoma,duke filluar nga kjo me e aferta.Shkruaj per problemet e Shqiperise qe jane te panumerta,mos shiko kaloresit e vendeve te tjera qe u varen kembet.Je nje grua e keqe llafazane qe merr vetem neper goje dhe asgje tjeter.

  • Inderuar Pirros, je i lutur te na informosh, brenda dijeve te tua, se cfar krimesh kane bere camet myslimane ne Greqi, sepse literaturat e dritashme shkruajne se camet kane bere krime vrasje , djegje shtepish etj. por komkretisht nuk jemi njohur me shifta, vende dhe emra. Sa i perket tokave qe kane marre ne shqiperi, nuk mendoj se duhet diskutuar se edhe camet myslimane dhe ata te krishtere jane epirote, ilir, pellazge dhe jo greke, te pakten keshtu e kam lexuar une neper librat e strabonit, artisyotelit etj. Se fundi keto jane tema qe duhet te flasin , ashtu sic e shprehni edhe ju historianet e vertete dhe jo ndonji nga jashte planetit. tung Udhetari i drejte.

    • Faleminderit per mundesin qe me jep te te inforoj ti dhe gjithe Shqipot Qorra dhe Naiv.

      Kliko ne Internet logon “Paramithia wikipedia” ai shkrim eshte ne Anglisht plot me referenca nda ditare dhe biografi te oficereve Gjerman dhe Britanik, Europian, qe flasin per ato ngjarje me Shifra dhe Emra.

      Lexo per martirin Paramithjot Dionis Filozofin Arhiepishkop ne shkrimet e “Zerit te Camerise”, gazeta “Dita”….se cfare masakrimi ka pesuar nga bashk vendasit e Tije, nga Camet Musulman.

      Ka shume fakte ne Internet nga artikuj te ndryshme te Huaja, ato jane te besueshme vetem kur shoqerohen nga Referenca.

      • Oh qyqari! Tallesh ti mo qe na jep “wikipedia” qe njihet ndryshe si “greekipedia” si reference burimore? Po deri dje ne Wikipedia thoshte qe Shqiperia kishte pushtuar Greqine. Hahaha Po ja te jap dhe une shih raportin e kapiteni Harlow qe beri permbledhje se mbi 18 mije cam jane debuar dhe mbi 800 jane vrare ne vend nga forcat Zerviste. Ky quhet pastrim etnik ose genocid ne terminologjine bashkehore. Kurse nese camet kane bere krime, quhet eventualitet lufte. Dhe sidoqofte s’jane asnje gje ndaj krimeve qe greket bene ndaj njeri-tjetrit per te marr pushtetin gjate luftes civile. Ngelet viktima ju greqrit e evropit, njesoj si turqit jeni se dhe ata qahen gjithe kohes qe i bien me qafe. Po te pakten ata s’vjedhin leket e taskapaguesve europiane duke shitur perralla e duke u qurravitur.

  • Planet afatgjata te miqve tane amerikaneve jane shume te qarta e te vendosura: do behet drejtesi per shqiptaret!
    Turqia dhe Gerrqia do tkurren ose do te zhbehen si shtete!
    Federata Shqiptare dhe Serbia do luajne balancen ne Ballkan.
    Lum kush te rroje, Shqiperine ta shohe Zonje! 🙂

  • Njih vetveten me mire e Ben, e pastaj shiko perqark. Do ishte me e dobishme te kishe bere nje studim per kryeministrat shqiptar, agjente te serbit qe nga Esat Pasha e deri tek Sali Berisha. Besoj se do ma plotesosh edhe kete deshire.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *